Shtabi i Emergjencës, Balla: Fatmirësisht nuk raportohet asnjë qytetar i qarkut Elbasan i lënduar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Shtabin e Emergjencës të Qarkut Elbasan pas tërmetit që goditi vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se deri më tani fatmirësisht në Qarkun e Elbasanit nuk raportohet asnjë qytetar i dëmtuar.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mblodhëm Shtabin e Emergjencës të Qarkut Elbasan. Deri më tani fatmirësisht🙏 nuk raportohet asnjë qytetar i qarkut Elbasan i lënduar.

Sipas Ballës deri në orën 20.00 raportohen 20 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht në bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Peqin.

Ndërkohë që deri në orën 20.00 raportohen 20 shtëpi banimi të dëmtuara pjesërisht në bashkitë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Belsh dhe Peqin. 

Po ashtu është dëmtuar një urë e tipit pasarelë dhe një kabinë elektrike, tek e cila repartet e OSHEE po punojnë për riparimin. Nesër në mëngjes do të verifikohen edhe të gjitha kopshtet dhe shkollat në të gjithë Qarkun.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *