Ulsi Manja dedikim për të bijën: Nga sot do të duhet t’i dalësh për zot vetes, sytë e tu do mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligjtë e kësaj bote të egër

Deputeti socialist Ulsi Manja ka zbuluar ditën e sotme personin që i rrëmbyer zemrën.

Bëhet fjalë për vajzën e tij Sonora e cila ka mbushur 18-vjeçe.

Përmes një detikimi prekës, Manja është treguar shumë poetik duke i uruar ditëlindjen vajzës dhe duke e inkurajuar se ka besim tek ajo se do t’ia dalë mbanë në jetë.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Sonora ime e shtrenjtë , 18 vjeçarja ime e “vogël” !

Nga sot do të duhet ti dalësh për zot vetes tënde në çdo hap të jetës por dije se nuk do të jesh kurrë vetëm, do kesh Zotin dhe Babin.

Ty Babi nuk ta kam merkaun se ta di forcën e arsyes dhe fuqinë e mendjes për tu përballur me sfidat e vështira të jetës por Babi nuk do të të braktis kurrë, do jem gjithmonë me Ty dhe rrotul Teje sa herë që sytë e tu do të mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligtë e kësaj bote të egër.

Bija ime, për emër të zgjodha një Tingull dhe në këtë kapërcyell drejt moshës madhore për dy gjëra mos harro ti lutesh zotit përditë sapo të hapësh sytë : për shëndetin dhe emrin tënd, kujdesu për veten dhe përpiqu ta lartësosh emrin tënd me punë të ndershme.

Babi jam shumë krenar për ty dhe sot po të them një sekret “ ti je i vetmi person që ma kthen mendjen dhe kur Ti i bie telefonit tim unë jam në çdo kohë i disponueshëm dhe për Ty i tillë do jem gjithmonë” .

Ti gëzosh 18 pranvera Bija ime dhe qofsh përherë kjo që je , mos ndrysho kurrë edhe pse kohërat ndryshojnë”(TemA)

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Ulsi Manja dedikim për të bijën: Nga sot do të duhet t’i dalësh për zot vetes, sytë e tu do mbushen me lot nga padrejtësitë dhe të ligjtë e kësaj bote të egër”

  1. Al says:

    Punen e ka te siguruar sa te jetebabi….

  2. Te drejte ke te percjellesh kete mesazh qe vlen per gjithe prindrit e shqiperise, por, e gjithe kasta juaj majtas e djathtas plepista dhe joplepista qeveritare, deputete e ministra jeni pergjegjes dhe fajtore per gjendjen e tmershme te drejtesise dhe baltovines qe keni krijuar prej vitit 1990 e ne vazhdim, çdo qeveri e ardhur pas viti 1990 ka hequr edhe tullen e fundit te kesaj ndertese te qelbur qe e keni rrenuar me grykesine dhe babezine tuaj te papermbajtur. Jeni pasuruar aq shume sa vajza juaj dhe dhe femijet e cdo politikani nuk kan nevoje te punoje, Me kete babazi nuk keni per te mbetur ne kujtesen e popullit te thjeshte, vetem urejtje keni mbjelle. Lexojini keto rreshta te nje qytetari te thjeshte, dhe arsyetorni veprimet qe keni bere dhe a ndjeheni pergjegjes ?.

  3. realisti says:

    Jam dakort per ato qe shkruan por nuk jam dakort ku e shkruan. Duke e bere publike i heq intimitetin qe ke dashur te trasmetosh. Duke pasur per autor nje njeri publik si z. Manja dedikimi humbet vleren e intimitetit baba bije. Po te ishte i panjohur do ishte me e bukur. Nje baba cilido per bijen e tije .

  4. Kinkel says:

    Bravo per dedikimin. Respekt nga nje demokrat. Por vetem nje gje, perpiqu qe edhe ti mos te jesh nje nga te ligjte e kesaj bote, per te kursyer lotet e femijve te tjere!

  5. FLUTURA says:

    Zoti ta ruaj nga miqte, se nga te ligjte ruhet vet…
    Lotet te rrjedhin nga syte vetem kur zhgenjehesh nga miqte…armiqte te bejne me te forte.
    Urime!

  6. florence says:

    hahahahaah, hajduti akuzon hajdutin.

  7. Klea says:

    Sidomos nga padrejtesite qe beje ti o ulsi kur ishe prokuror rrethi ne shkoder. E kujton besoj. Nuk ke moral te besh moral.

  8. jani says:

    Ka boll lwk babi per Sonoren dhe per ndonje sonore tjeter qe mund ta ketw bere me dashnoren. Na hapet barkunme keto k.rlliqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *