Zidan shfaqet i sigurt: Nuk ndjehem në pikëpyetje, nuk më shqetëson emri i Murinjos

Rezultatet e këtij fillimsezoni kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Zinedin Zidan në krye të Real Madrid.

Tekniku francez u rikthye në fundin e sezonit të kaluar, ndërsa ëndërronte të përsëriste sukseset e së kaluarës.

Megjithatë, Zidan tashmë rrezikon stolin dhe emrat e pretendentëve nuk mungojnë por 47-vjeçari në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Sevijës është shprehur se nuk ndjen presion nga klubi.

“ Nuk ndjehem në pikëpyetje, përkundrazi. Deri në momentin e fundit forca kalon nëpërmjet njerëzve të cilët janë këtu brenda. Nëse nuk është kështu, më mirë të ikin.

Emri i Murinjos nuk më shqetëson. Këto situata kështu janë, kë është realiteti. Duhet të përqendrohemi te ndeshje nesër dhe të marrim maksimumin.

E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të punojmë dhe të përmirësohemi. Tifozët duan gjithnjë të fitojnë po ashtu edhe ne”, u shpreh Zidan.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *