Egoizmi si e vetmja (anti)vlerë e fshatit të madh shqiptar

Nga Ilir Yzeiri

Shqiptarët janë mëkuar dhe ende këndellen me narrativa romantike e pseudoromantike për vitalitetin e racës së tyre dhe për madhështinë e historisë. Fjala vjen, zgjedhja e Kokalarit –një  shqiptare nga Sudeia në një post të lartë të Bashkimit Europian ngazëllen shpirtrat e drobitur dhe e shpall si shenjë të krenarisë shqiptare dhe si sukses madje të Shqipërisë.

Nuk po merrem këtu me teori konspirative e pseudoshkencore që na paraqesin ne shqiptarëve si themelin e Europës dhe të familjes europiane. Nuk kam ndërmend as të parakaloj këtu mënyrën se si jemi shfaqur para vetes dhe botës qysh se ndërtuam shtetin e parë shqiptar. Po ndaloj në këtë pjesën e fundit të jetës sonë si komb dhe të shpërndarë në dy shtete si entitet më vete.

Nëse i vëren veprimet tona dhe atë që ne realizojmë si një e tërë, pra si shqiptarë, do të vëresh se ka shumë pak veprime që na paraqisin si një të tërë, pra si shqiptarë dhe ka shumë të tjera që na paraqitin si ajo shprehja që thotë « punë shqiptarësh », në kuptimin që janë veprime që tregojnë më shumë jo tërësinë e shqetësimeve që kemi si shtet, si vend, si bashkësi, si entitet, por shqetësim që ka secili i marrë veças, secili si padron i Shqipërisë apo si çifligar i një çifliku. Siç dihet teoria frojdiane mbi egoizmin e shenjon atë me « Uni-in » që është dashuria për veten ose vetja në qëndër  dhe në opozicion me të « Mbi uni » ose dashuria për të tjerët ose vetëdija që nuk je vetëm ti në këtë botë, por janë dhe të tjerë dhe me ta duhet ndarë hapësira dhe koha. Kjo pjesë shenjohet nga kulturat e ndryshme dhe nga ideologjitë. Ne, shqiptarët, jemi shumë kontadiktorë. Në raport me botën pra me jo sjqiptarët kemi një kulturë të admirueshme, vëmë në punë « Mbi-unin » dhe kemi përpunuar një kod të tërë që të huajin e respekton.

Ndërsa sa i takon shqiptarëve mes vedi, ata në çdo rast udhëhiqen nga « uni » dhe kjo pastaj manifestohet në kulturën e dhunës dhe të mospërputhjes që ne e kemi si vlerë në marrëdhënie mes nesh. Kjo është një temë e gjerë, por po mjaftohem të përmend këtu se Kushtetuta që do të duhej të ishte një manifestim i mirëkuptimit dhe si duhej kuptuar si një marrëveshje sublime, te ne është ndërtuar dhe shpallur vetëm si kontratë e një pale politike. Në diktaturë, kushtetuta ishte jo marrëveshje po traktat detyrues. Në këto vite tranzicion ne dy herë që tentuam të miratojmë një kushtetutë, e bëmë atë vetëm duke e miratur nga njëra pale politike. Berisha bëri referndum dhe dështoi, pastaj e PS dhe aleatët e saj bënë një tekst tjetër që nuk u miratua nga PD-ja. Në një farë kuptimi ky është manifestimi i EGO-s politike që drejton jetën e vendit. Ndja këtu te ne, cilido person që merr në dorë fatin e vendit apo edhe institucione më modeste synon në fillim të realizojë Unin e tij dhe jo Mbi-unin.

Po e nis nga arti. Gjatë verës, disa miq të huaj që do të vizitonin Tiranën më kishin kërkuar që t’i shoqëroja edhe në Galerinë e Arteve dhe të vizitonin sidomos pavijonin e realizmit socialist. Unë ju pata bërë një panormanë më të gjerë dhe kisha parasysh galerinë e disa viteve më parë.

Vjen dita dhe shkojmë ta vizitojmë. Futemi brenda. Në katin e parë ishte ekspozita restrospektivë e Kolë Idromenos.

E mrekullueshme ! Pastaj dalim dhe unë kërkoj të futemi në pavijonin në të majtë, po na katin e parë, aty ku mbaja mend se ishin të ekspozuara sipas rendit historik dhe sipas shkollave e metodave pikturat tona. Kisha parasysh « Malësorin » apo një tjetër pikturë të Sadik Kacelit me të cilat fillon realizmi në pikturën tonë, por një vajzë e re më thotë se nuk ekziston ky pavijon. Kini vetëm në kat të dytë e të tretë pavijonin e artit të realizmit socialist.

 Ngjitemi dhe në dy kate e sipërme gjeta të ekspozuara apo të hedhura sipas tekave të atij që nuk merret vesh se cili është, piktura të bërë në socializëm ku mund të vëreje, ato pllakatesket dhe deri ato me nota impresioniste apo ekspresioniste e pak kubiste. Çfarë është kjo pyes ? Vajza që na shihte prej larg ngriti supet ?  Tani merreni mend se çfarë jemi ne ?

Vjen një drejtor Galerie dhe nuk pyet askënd, e bën Galerinë Kombëtare të Artit si një dhomë në shtëpinë e tij dhe ekspozon çfarë t’i teket. Asnjë kriter, duke fshirë periudha dhe artistë të tërë, ky drejtor nuk punon aty që të na përfaqësojë të gjithëve, por që të na tregojë në të tjerëve egon e tij, unin e tij të sëmurë e të deformuar. Më kujtohet se dikur ruhej kriteri historik dhe kishte një renditje më logjike. Mbaj mend që pavijoni i artit të realizmit socialist mbyllej me kompozimin brilant të piktorit që mendohet me penelin në dorë, një metaforë që e mbyllte shumë bukur atë periudhë. Nëse lexon faqen në Ëikipedia të Galerisë Kombëtare mëson se :

Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme.

Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative. Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 – 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII – XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Por në qoftë se ti hyn sot aty do të gjesh vetëm dy pavijone me piktura të realizuara gjatë socializmit ku përsihen stile të ndryshme dhe vetëm kaq. Kur ishim ne gjendej edhe një ekspozitë e një piktori holandez. Kjo logjikë të kujton egoizmin primitive dhe megalomaninë prej injoranteje të Mirela Kombaros e cila sapo erdhi e u bë ministre, i eleminoi të gjitha çmimet për studimet apo kritikën dhe la vetëm çmimin për përkthimin me që hiqet nga soji i përkthyesve dhe ajo.

Logjika e egoizmit dhe shfaqjes me dhunë të injorancës oreintale për ta paraqitur fuqinë që të jep një përfaqësim publik si parzmore dhe si shtizë për t’ia ngulur në tru opinionit të squllur shqiptar, është një konstante e përhershme te ne.

Të gjithë ankohen se po na mbyt turbofolku dhe se kënga shqiptare po kthehet në klithma reperësh që artikulojnë psherëtima dhe “ahe” e “ohe” që shenjojnë ekstazën ku arrin shqiptari që zdërhallet në makina luksoze e në mejhane të quajtura disko, ku sfida më e madhe është t’ia ngulësh tjetrit dhe t’u tregosh të gjithëve makinat, pistoletën dhe femrat. Kjo nuk është thjesht vetëm një shfaqje ekstreme e egoizmit primitive dhe triumfit të konsumizmit banal, më shumë se kaq, ajo është shkatërrim  edhe i atyre pak vlerave që mbështeten mbi melosin dhe poezinë e bukur  që ne kemi pasur si traditë. Askush nga këta që përmenda nuk e sheh veten si pjesë e një komuniteti që edhe vuan edhe ka sheqtësime të tjera dhe të ndryshme nga ankthet e luksit dhe të konsumizmit.

Dhe në fund fare shihni ligjërimin politik. Opozita shqiptare, në asnjë rast, me ligjërimin e saj nuk artikulon shqetësime që të na prekin të gjithëve. Duke denoncuar  pa fund natën dhe ditën, e duke sharë pa mbarim majtas e djathtas, ajo nuk e kupton se po bëhet ë pabesueshme dhe se kështu po shfaq vetëm egoizmin e saj banal që kërkon ta bëjë veten si kampione e urtësisë, dijes, dhe vlerave, gjë që edhe Krishti, Muhameti e Buda nuk e kanë bërë deri në fund. Edhe ata ishin më të përkorë. Opozita jonë ka asgjësuar marrëveshjen, kompromisin dhe ka zgjedhur si alternativë vetëm përplasjen më Edi Ramën. Kështu ata harrojnë se marrëveshja dhe kompromisi është vdekje për egoizmin banal dhe oriental dhe një shteg që të çon te Mbi-uni, të respekti dhe te dashuroa edhe për të tjerët që janë të ndryshëm nga ti.

Dhe për ta përmbyllur, doja të përmendja një fakt. Si ka mundësi që po kalon më shumë se një shekull dhe ne, shqiptarët, nuk zgjidhim dot asnjë punë të brendshme pa ardhur të huajt, pra pa na diktuar ata. Serbëve u bëhet presion të zgjidhin jo punët që kanë brenda, pra si të votjnë e si të ruajnë votën, por punët me të tjerët, me ata që janë jashtë tyre. Vetëm, shqiptarët, nuk i hapin rrugë shqiptarit tjetër derisa ose të asgjësojnë ai ose ta vrasin. Dhe këtë e quajmë krenari dhe forcë.

E patë se si pothuajse gjithë bota doli para dy ditësh në protesta për të ndalur ndotjen e globit, frymëzuar nga 16-vjeçarja suedeze Greta. U quajt manifestimi më i madh i të gjitha kohërave. Dolën të rinj edhe në Greqi, Itali e kudo. Vetëm në Shqipëri nuk doli asnjë i ri. Pse? Ka shumë arsye.

Por, unë mendoj se më kryesorja është mungesa e vetëdijes së gjerë dhe e kuptimit të jetës si pjesë e një të tëre dhe jo si pushtim i një hapësire për të eleminuar të tjerët. Fyrna e egoizmit banal dhe e përjashtimit të tjetrit në emër të kënaqësisë që të jep sfida se ti je i vetmi dhe më i miri, se ti nuk pyet për askënd as për ata që kanë jetuar para teje në këtë vend dhe as pë rata që jetojnë me ty, po na bën një vend me një shoqëri primitive që jo vetëm nuk di të përzgjedhë vlerat e saj, por që i lufton ato vlera në emër të  pasionit të njeriut që e sheh natyrën, shoqërinë dhe gjithçka tjetër si mundësi për t’i grabitur dhe për të kënaqur oreksin  abdominal.

Ndërsa mungesa e vetëidjes për t’u përfshirë edhe në problem që shqetësojnë globin, tregon se egoizmi si vetëdije nuk të lë që ta projektosh veten si pjesë e botës.

Egoizmi të jep të drjtën që tit a mendosh veten thjesht si i pari i fshatit, ose si pjesë e një fshati që duhet ose ta sfidosh ose të nënshtrohesh.

 

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Egoizmi si e vetmja (anti)vlerë e fshatit të madh shqiptar”

  1. Ben says:

    Ke ngaterryar shume tema of Ilit! Ne fund edhe ti per dore fjalen “Une”. Nuk e di po me duket se ngatrron individualizmin me egoizimin. Individualizmi eshte baza e shoqerise kapitaliste. Egoizmi nuk eshte edhe aq keq nese nuk pengoni te tjeret te ecin perpara. SHQIPTARET nuk Jane as individualiste as egoist. Jane qenis qe shohin interesin privat ne formen me te ngushte. Te jem.mire une ne shtepi por jashte te behetc Nami. Nuk.mendojne.qe shoqeria do rruge, spitale, poilici korrekte, gjyqtarë te drejte,.politikane te pakorruptuar. Kjo nuk.nuk .eshte faji I individualizmit apo Egoizmit por e.mungeses se theksuar te deshiresh per te krijuar shtet demokratik per tee gjithe. Kjo eshte pasoje mbase e historise Shqiptare qe nuk krijuan kurre nje sistem puro kapitalist se ky sistem I tanishmi nuk mund te quhet kapitalist.po ashtu si thua ti sistem “Cifligar” Politikanet Shqiptare akoma e quajmë Shqiperine si ciflig te tyre. Prandaj keta palo politikane nuk ikin se e quajne te qenis politikane si prone te tyre. Me e keqja eshte se ndergjegja2 Shqiptare po shkon mbrapa dhe jo perpara. Edhe ne Mexike behen zgjedhje dhe gjoja eshte sistem demokratik por eshte shtet I korruptuar dhe bandat sundojne. Kam frike qe Shqiperia po nder to shtet si Mexike dhe jo sher si SHBA dhe Kanada.

    1. tarasi says:

      Iliri shqetesohet se nje piktor paska kthyer permbys Galerine e Arteve.
      Por “harron” iliri se kryepiktori e ka kthyer te gjithe Shqiperine ne Galeri Karikaturash !

  2. drini says:

    E drejte Ilir, ke prekur thelbin e karakterit te shqiptarit. Egoizmi yne si shqiptare eshte i pashoq.Eshte e keqja me e madhe. Ne uk pranojme te na udheheq ose omandoje nje shqiptare tjeter.

  3. Je futur nje fushe ku mund te them se 1% e shqiptareve e kuptojne ose ju intereson.
    Sa per unin,ne dime vetem te bejme shqiponjen me duar dhe te tjerat vazhdojne me patriotizma te rreme.
    Dime te te themi oh sa mire me kene skipetar e vidh e prit e shkatrro e maskro…..

  4. xhemal says:

    ke te drejte po shume e.veshtire per te ruajtur veprat ,vlerat virtytet ne nje nje sistem qe nuk di ku ka koken e ku ka kembet se ashtu filloi u udhehoq nga njerez te mbyllur inatcore,bajraktare karieriste .fashiste ne kuptimin e plote te fjales e kjo polli 94,96,97,98,2008,2019 e sot per kedo qe do mundohet ecen ne nje terren shterp ,te djegur ne nje lemsh qe si gjendet filli prandaj sakrifica do jene sublime per pjese me te madhe te shqipetareve edhe per artin ne pergjithesi eshte periudha si ne mesjete pastaj eshte pasqyre e realitetin shqipetar

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Nje Konstatim i sakte dhe i drejte

  6. Al says:

    Shume sakte….perendimoret duan te shohin ate qe nuk kane….ndryshe nuk vijne…meqe ra llafi kush eshte drejtori rradhes se Galerise…ndonje kungull Sorrosi besoj

  7. popull says:

    E verteta eshte se edhe ti ben pjese ne grupin e Anila Omarit )´( antishqiptares qe perpiqet te shkombetarizoje gjuhen shqipe ) me botimet prosllave e proserbe te Kolec Topallit, Eqerem Cabejit, qe e nxjerr shqipen si 60 % serbe, sllave, latine e sidomos turke. Vertete shqipja eshte pellazgjishtja e sotme, dhe gjuha shqipe eshte pararendesja e gjuheve “greke”, ” latine” e madje sanskrishte. Lexo Petro Zhejin, Mathie Aref, Robert D´Angely.
    Shqiptaret i kane dhene botes perandore, e personalitete vertete te medhaja. Ne se ne jemi ne kete gjendje kjo ndodh se urzupatoret e trojeve, historise sone serbet dhe jevgjit e anadollit, gjeten plehra si puna jote dhe e elitave qe kane “qeverisur” kete vend per 100 vjet.
    Prandaj kur i akuzon shqiptaret per megalomani e egoizem, une mendoj se aspak. Shqiptaret meritojne shume me teper se kane kerkuar.

    1. Bureto says:

      Nuk ka dhe nuk mund të ketë sot gjuhë të pastërta (homogjene). As shqipja, që mund të jetë nga më të varfërat. Sipas fjalorit enciklopedik të Oksfordit, gjuha angleze përmban afro 38.5% fjalë me origjinë latine. Po shqipja, e cila dihet që është unike në llojin e saj, e rrethuar nga gjuhë të tjera po aq të vjetra, por edhe të mëdha si latinishtja,
      greqishtja, sllavishtja dhe orientalet, si mund të jetë imune ndaj përfshirjes se tyre në korpusin e saj, si në atë të folmen ashtu dhe në të shkruarën? Në kushtet e globalizmit, zhvillimit të paparë kulturor e shkencor të shekullit të fundit, kjo do të ishte e pamundur.
      Desha thjesht të jepja një mendim, kurrsesi në rol tjetër, sepse nuk jam i kësaj fushe. Ndaj le ta thonë dhe e kanë thënë, mendimin e tyre kopetentët. Të vësh në pikpyetje gjuhëtarin e shquar Eqrem Çabej, është një kuturisje e madhe. Por ja që ai në studimet e tij shumëvjeçare shkencore, ka konkluduar se në gjuhën shqipe ka rreth 300 fjalë të pastërta me origjinë ilire. Atëhere po këto mbi 40.000 fjalët e sotme të përfshira në fjalorin Shqip, nga kanë dalë? Sigurisht pjesa më e madhe janë produkt i vetë zhvillimit të gjuhës me fjalë të reja autentike, por pashmangërsisht ka edhe huazime. Sa psh, gjuhëtari tjetër i shquar Xhevat Lloshi, diku ka shprehur se në fondin e leksikut të sotëm të gjuhës shqipe ka rreth 4200 fjalë me origjinë turko-arabe-perse. Po latine, greke, sllave etj? Kjo nuk ka pse të na kompleksojë. Gjuha shqipe në tërësinë dhe strukturën e saj, ka qenë dhe është unike në botë. Detyra e shoqërisë dhe shtetit tonë është ta mbrojë atë nga parazitizmat e panevojshme. Këto po, që për shkak të një snobizëm të tepëruar nga ata që në ligjërimin publik, e shpërdorojnë përditë lirinë e shprehjes, janë bërë vërtet shqetësuese.

  8. ‘’BRAVO ILIR ‘’ JE IMADHE says:

    KETIJ ILIR YZEURIT SI DUKET JA KA FUT KARIN NE BYTH MERO GELBAZA KELLIRA DHE E KA LENDUAR NGA TRURI SE SKA MUNDESI ME KEN KAQ KAR DHE BYTH ME QIME, KY KARI KETU USHQIMET E MER NGA BYTHA E SALI BERISHES DHE YLLI MANJANIT,KUR TE BEJN MUTIN ATA KY E HA ,PASTAJ IK TE CARLO BOLINO DHE JA FUT LLAPEN CARLOS

  9. Njutoni says:

    Tamam si bythqirat!
    Mjafton qe te kenaqin bythen e tyre me hajdar,pa le t behet nami pasandaj.
    Le t turpnohet familja fisi njerzija,le t infektohet robi edhe me AIDS,le t degjeneroj morali tradicjonal historik biologjik biblik njerzor,le t dhunohen edhe ligjet darwiniane te qeniejeve te gjalla,ligji i lenies se pasardhsit me ane te riprodhimit seksual,le t vuajn t tjeret vetem per “my hoby” ,vetem shqiptari t triumfoj kunder shqiptarit,
    se,kur perballen me t hujt behen ur,perulen,her duke ndryshu fen sa n myslim dhe back ne kristjan persri,ose duke u sjell “mikrpitsa” me t hujt dhe njekohsisht harbut me bashkshqiptart,
    Shqiptart u bon me serbt,rus kinezt e turlilloj t huj por kunder shqiptar..
    Bythqimi shet bythen ke tjetri..
    Shqiptari hap sumen si bythqi
    Dhe fryhen si “t fort” mes veti
    Gjejn edhe perndimin te but dhe bejn emer si t “fort” atje.
    Po t jen t fort shqiptart le t bejn emer n Rusi,n Kin.n Kub,..apo gjetk ku duhet t kesh bole e jo byth.
    Shqiptart kan byth per n amerik e perndim ku bythqimi behet edhe president a kryeminister se ministrat jan t gjith bythpambuka.
    Por,po t shkojn n Lindje ku duhet ti kesh bolet sa nji shlaqi myzeqeje dhe hajdarin sa nji trongull rrogozhine,atje,shqiptart s shkojn.
    Pse.
    Sepse e dijn qe hajn kar .dhe s ja ma bytha.
    Hajt t ma gzofshi ate Koken E Koles o shqiptarqiqa!

    1. Kapedani says:

      O Njuton bolja ne lindje nuk bën hajër askush përveç vëndalinjëve ,s’ka të bëj fare me shqiptarët ,psenë duhet ta kuptosh po të kesh pak tru .

  10. Lexues says:

    Po mire mor zoti Ilir, per nje kunj qe paske me Mirela Kumbaron ofendon 6 milione shqiptare te gjalle e kushedi sa te vdekur. Mos valle e ke Unin mbipeshe?

    1. mondi says:

      he mo se pjesa me e madhe e shqiptareve ashtu sic thote ky jane bere,Sa vjen dhe me te keqinj behen.Po ti pyesesh,ose pa i pyetur fare fillojne e lavderohen duke ngritur veten dhe familjaret ne qiell dhe kur merr vesh jane ca copa injorantesh,batakcinjsh ,thashethemexhinjsh,imoralsh ,dembelash madje dhe vrases.Nuk duan ta shikojne tjetrin kurre me mire se vetja.U mbaron pune dhe jo vetem nuk jane mirenjohes por krekosen sikur e kane bere vete.Ka dhe me por mjafton.

      1. Lexues says:

        Shumica e shqiptareve qe njoh ankohen per shqiptaret e tjere. Ekziston nje deshire e madhe per te permiresuar te tjeret, por shume rralle takon njerez qe duan te permiresojne veten.

    2. Ashburn USA says:

      Shume je shperdare o Ilir. Shkrimi juaj si gazetar nuk I perbahet asnje linje llogjike per problemin objekt te shkrimit tuaj. Beje nje pyetje vehtes te lutem cfar do te arrish me kete shkrim: te ofendosh nje komb apo te rregullosh nje problem qe ju si gazetar e evidenuat si te pa drejte? Une jam large nga atdheu I’m dhe kur e lexova shkrimin tuaj me ngjalli nje neveri. Une gjithmon I kam pelqyer shkrimet tuaja the mezi pres te tjera ti lexoj.
      Me respekt

  11. Sokrati says:

    Ilir.nje shkrim pa fillim,pa fund,pa mesazh.Mbledhur bisa ide te sterthena dhe kaq.

  12. ‘’ ANALIZE KORRECTE ILIR-MERO says:

    KY ILIR YZEIRI ESHTE EDHE BYTHLEPIRES DHE BYTHQIR ,BYTHLEPIRES ESHTE KUR JA LEPI BYTHEN SALI BERISHES YLLI MANJANIT CIM PEKES ARMAND SHKULLAKUT ANDI BUSHATIT BLENDI FEVZIUT BASIR ÇOLLAKU KURSE BYTHQIR ESHTE KUR IA FUSIN KARIN NE BYTH MERO GELBAZA KELLIRA SOKOL BALLA CARLO BOLINO SKENDER KURVA MINXHOZI ARTUR AJAZI FRED PEZA MUC NANO LORENC VANGJELI EDI RAMA LAL DHJERI ELVIS ROSHI VALDRIN PJETRI TOM DOSHI,,,etj etj

  13. MERO GELBAZA BYTHLEPIRES DHE BYTYQIR says:

    NJE PYETJE KAM PER MERO GELBAZA KELLIRA KAM ,QFAR DALLIMI KAN NGA BYTHA SALI BERISHA DHE EDI RAMA SE JE I VETMI SE I KE LEPIR NE BYTH QE TE 2 , CILI TE KA BERE MUTIN NE GOJE E CILI NE SURRAT? MEROS SE PARTISE JU KA QELBUR KARI SE PO E FUT SHPESH NE BYTH TE TAULANT BALLES DHE TOM DOSHIT E ELVIS ROSHIT DHE KETA BYTHQIR PO E MBAJNE BYTHEN ME MUT DHE ME QIME SE MERO PO E KA MERAK KESHTU

  14. EMANUEL says:

    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *