FOTOT e rralla: Kur Enveri me Spiro Kolekën dhe Byronë Politike debatonin me tone të larta para maketit të qëndrës së Tiranës

22 Shtator 2019, 09:00Dossier TEMA
FOTOT e rralla: Kur Enveri me Spiro Kolekën dhe Byronë Politike

Memorie.al publikon katër foto të rralla të mesit të viteve ’70-të ku Enver Hoxha me anëtarët e Byrosë Politike janë duke diskutuar me tone të larta para maketit të Qëndrës së Tiranës, pas vendimit që  ishte marrë për prishjen e godinës së Komitetit Ekzekutiv (ish-Bashkia e kohës së Monarkisë) dhe për ndërtimin aty të godinës së Muzeut Historik Kombëtar…

Nga Dashnor Kaloçi

Qëndra e kryeqytetit shqiptar, Tiranës (dhe në veçanëti sheshi “Skënderbej”) e cila pas viteve ’90-të e deri më sot është bërë një “mollë sherri” midis dy forcave kryesore që kanë dominuar skenën politike shqiptare, duket se ka qenë një problem tejet i rëndësishëm, madje madhor do të thoshim edhe para viteve ’90-të, ne periudhën e regjimit komunist. Ku për ndërtimet, prishjet apo rregullimet e ndryshme që ia janë bërë atij sheshi (që u projektua dhe u ndërtua që në mesin e viteve ’30-të nga arkitektët e famshëm italianë Florestano de Fausto  e  Gherardo Bosio), jepte mendimin, apo më saktë vendoste vetë kreu i shtetit komunist, Enver Hoxha.

Veç të tjerash kjo gjë duket qartë dhe në këto foto që Memorie.al, po i publikon për lexuesit e saj, ku shihet qartë Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe e Byrosë Politike duke diskutuar para maketit të qëndrës së kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Kështu përveç Enver Hoxhës dhe kryeministrit Mehmet Shehu, aty dallohen qartë dhe pothuaj të gjithë anëtarët e kandidatët e Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Haki Toska, Rita Marko, Kadri Hazbiu, Adil Çarçani, Pilo Peristeri, Vangjel Çerava, etj.

Përveç tyre aty duket dhe Ndue Marashi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, i cili pak kohë më vonë, (në nëntorin e vitit 1977) do të gjendej i vdekur në rrethana misterioze në shtëpinë e tij (afër Shkollës së Kuqe), ku versioni zyrtar ishte; “vetëvrasje”, duke u akuzuar apo implikuar për ngjarjen e “Lopëve të Baldushkut”.

Fotot në fjalë i përkasin periudhës së fundit të vitit 1975 apo fillimit të vitit 1976, pasi aty mungojnë dy zv/kryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, (si dhe ministri i Tregtisë, Kiço Ngjela, që sapo ishin arrestuar dhe do të dënohej me 25 vjet) dhe do të ekzekutoheshin me pushkatim pak kohë më vonë, ashtu si dhe Beqir Balluku me Petrit Dumen, të cilët ishin goditur dhe ekzekutuar pak muaj më parë.

Prania e Enver Hoxhës dhe krerëve kryesorë të udhëheqjes së lartë të PPSH-së që shikohen duke diskutuar para maketit të qëndrës së Tiranës, duket se ka të bëjë me vendimin që ishte marrë për prishjen e godinës së Komitetit Ekzekutiv dhe një pjese të qëndrës së Tiranës, e konkretisht banesave që gjendeshin në pjesën veri-lindore të sheshit “Skënderbej”, ku do të ndërtohej më pas Muzeu Historik Kombëtar.

Por nuk ishte kjo ndërhyrja e parë që i bëhej qëndrës së Tiranës dhe sheshit “Skënderbej” pasi siç dihet ajo gjë kishte filluar që në fundin e viteve ’50-të, kur aty u prishën dhe u rrafshuan shumë banesa të pazarit karakteristik të Tiranës e Katedrales Orthodokse, për t’u ndërtuar pallati i Madh i Kulturës (model dhe projekt sovjetik), ku gurin e parë pati “fatin” ta vinte vetë kreu i Kremlinit, Nikita Hrushovi.

Siç shihet dhe nga fotot në fjalë, diktatori komunist Enver Hoxha duket që ka pasur shumë vërejtje për projektin që është paraqitur aty, pasi ai është i shpërfytyruar në fytyrë e me sy të zgurdulluar duke folur me tone të larta, gjë e cila është një pamje e jashtëzakonëshme që nuk ndeshet në asnjë nga mijra e mijra fotot që ndodhen në arkivin e tij personal.

Ndërsa Enveri është në kulmin e zëmërimit (gjë e cila duket dhe në foton ku është me duar në xhepa, tjetër xhest i tij që thonë se e bënte kur ishte i acaruar), pjesa tjetër e “shokëve të udhëheqjes”, rrinë e dëgjojnë atë me duart e lidhura pas kurrizit, kurse tre katër të tjerë, mbajnë shënime në blloqet apo letra të bardha duke shkruar në këmbë, ashtu siç ndodhte rëndom asokohe në hierarkinë partiake e shtetërore.

Duke se vendimi përfundimtar për prishjen dhe riorganizimin e ndërtimeve dhe banesave ekzistuese të atij sheshi dhe në përgjithësi të qëndrës së Tiranës në atë kohë, Enver Hoxha e ka marrë me Spiro Kolekën, (me profesion inxhinier ndërtimi), i cili për vite me rradhë, përveçse anëtar i Byrosë Politike, kishte pasur detyra të larta shtetërore si: zv/kryeministër, Ministër i Ndërtimit, etj.

Përveç Kolekës që duket më afër “shokut Enver” dhe “një hap para” pjesës tjetër të Byrosë Politike, aty dallohen edhe Ndue Marashi, Rrahman Hanku, Pilo Peristeri dhe kryearkitiketi i Tiranës, Sokrat Mosko, (dallohet në mes Rrahman Hankut dhe Ndue Marashit, duke mbajtur shënime), të cilat gjithashtu duket se janë pjesë e “vendimarrjes” për qëndrën e Tiranës, që rrafshoi nga themelet godinën e ish-Bashkisë, e cila konsiderohej nga specialistët dhe arkitektët si një nga ndërtimet më të bukura që përmbyllin dhe sheshin e rrugët kryesore të Tiranës që takoheshin të gjitha aty.

Kjo gjë, pra riorganizimi i qëndërs së Tiranës u ruajt në atë gjëndje deri pas vdekjes së Enver Hoxhës, kur dhe u morr vendimi (nga pasardhësi Ramiz Alia) e aty u vendos monumenti madhështor i tij që u rrëzua nga protestat masive të qytetarëve të Tiranës e të tjerë të ardhur nga rrethe të ndryshme të vëndit, më 20 shkurt të vitit 1991.

Por duhet thënë se edhe para vendosjes së monumentit të Enver Hoxhës aty në vitin 1987, sheshi Skënderbej” dhe në qëndrën e Tiranës pati edhe ndërhyrje të tjera, siç ishin ato në vitin 1982-1983, por ato ishin kryesisht të karakterit nëntoskor dhe nuk ia prishën pamjen sipërfaqësore atij sheshi.

Memorie.al

10 komente në “FOTOT e rralla: Kur Enveri me Spiro Kolekën dhe Byronë Politike debatonin me tone të larta para maketit të qëndrës së Tiranës”

  1. Theatrical says:

    ca thu mer kaloç, paska diskutuar me tone te larta hahaha
    sa per dijeni Enver Hoxha nuk diskutonte kurre me tone te larta dhe me nerva(mbase vetem nga fundi kur u semur)
    cdo kritike apo pakenaqesi qe kishte,thjeshte shprehte opinionin e tij ose caktonte nje njeri te afert te merej kete kete pune..ose me mire merte mendinin e specialisteve te fushes para se te vendoste
    me e bukura eshte se,kur ai është i “shpërfytyruar në fytyrë e me sy të zgurdulluar” duke folur me tone të larta(sipas teje),fotografi ne terezine e tij paska mare kohen per ti bere photo hahaha

  2. Moisi Golemi says:

    Oh sa idiot ky rob. Po ku e di ti more qurrash se çfarë po thotë Enveri në atë moment, nqs po e lavdëron, kritikon, apo po bën vërejtje??!! O trangull ferrash që merr një foto dhe e tjerr më gjatë se Penelopa!!!

  3. Tani durres says:

    Cuditem si arriten te na udheheqin kta talebane per 50 vjet

  4. Doda says:

    Bashkia kohes pidhit sateme , ndertesat e ministris dhe bashkin i ndertoj italia fashiste se pregatiste pushtimin , dhe me qe zogu e kishte shitur tashme SHQIPERIN me borxhet qe i kishte mar ITALIS per rroga , se nuk prodhohej as gje ne kte vend , vetem nje fambrik mielli ne durres ishte ku punonin nja 10 vet , kjo ishte industtia kohes zogut , nuk kishte as rrug as hekurrudh as shkolla as gje prej gjeje vetem ca teneqexhinj ne tiran , dhe kudo vetem barinj qe jetonin nga blektoria se mbreteria te rruante bythen vetem bente hareme me parat e shtetit ITALIAN , dhe kur iku amuti vodhi komplet parat e shtetit e la arken bosh dhe iku si cub per gjith naten me nje tuf cuba , hajdut antishqiptar per turp .

  5. Doda says:

    Bashkia kohes pidhit sateme , ndertesat e ministris dhe bashkin i ndertoj italia fashiste se pregatiste pushtimin , dhe me qe zogu e kishte shitur tashme SHQIPERIN me borxhet qe i kishte mar ITALIS per rroga , se nuk prodhohej as gje ne kte vend , vetem nje fambrik mielli ne durres ishte ku punonin nja 10 vet , kjo ishte industtia kohes zogut , nuk kishte as rrug as hekurrudh as shkolla as gje prej gjeje vetem ca teneqexhinj ne tiran , dhe kudo vetem barinj qe jetonin nga blektoria se mbreteria te rruante bythen vetem bente hareme me parat e shtetit ITALIAN , dhe kur iku amuti vodhi komplet parat e shtetit e la arken bosh dhe iku si cub per gjith naten me nje tuf cuba , hajdut antishqiptar per turp . Zogu na la siç na kish lon perandotia turke .

  6. IVONI says:

    Nuk e kuptoj kete shkrim te ketij njeriu te cuditeshem ..! Me shume me le pershtypjen qe Spiro Kolekes , dajos se Edit , i takojne merita pasi “ka pasur mend” po i eshte mohuar ..! Lerini keto hajvanlleqe , nese ka vertet burra Shqiperia , keto “trillime ” te cuditeshme te demaskohen . Njeriu i vogel nuk behet dot i madh ..! Aleksandri i Madh 1, 5 m e kishte gjatesine , por hyri ne histori megjithese kane kaluar mbi 2350 vjet, permendet , zihen komshite kujt i takon , zihen kush ta ngrere me lart bustin .Nuk e kam per Spiro Koleken , por per ata qe dihet se kush i drejton te bejne keto shkrime , me te cilat
    nuk e madheshtojne por e diskreditojne , ata qe hengren sa plasen dje dhe me budallallekun e tyre po qeverisin dhe sot , me budallekun qe tashme dihet ..! Tani jemi ne tjeter bote , pa “gladiatore ” jemi ne boten moderne dhe njeriu modern llogjikohet nga mendimet dhe veprimet , nga dashuria per te respektuar popullin , njeriun e punes dhe jo nga ato qe vesh , apo mbath per tu dukur “levend” ..!Mos ka tendenca per te zevendesuar ish mbretin tradhetar , qe shiti Shqiperine ?! LLogjikoni ju lutem , kush kerkon te shtremberroje historine dhe perse ? Politike e poshter qe po largon 3/4 e popullsise , ja tani dhe shtremberim te historise ..[?!]

  7. Cuni prej Tirone says:

    O tani prej Durresi pse Bo sikur cuditesh?

    Kjo sic thua vete tregon se ti e rrobt e tu ishit me keq se Taliban, njerez me bisht, analfabet e sifilitik malarik me mushkeri cope cope nga TBC.

    Prandaj Enver “talibani” e pati kollaj tu “shtypte” e “tu drejtonte kurrizin e kerrusur nga koha” ju vurri ne rrjesht e ju bente zbor.

    Cjane keta injorante Mi aman qe U pelqen vetja, dhajne Po bejne autogol.

    Tregojne se Si “diktatori injorant, gjakatar, Pa Diplome e Pa mature e pederast apo manjak sexusal” ja Doli mbane dhe “shtypi” nje popull te Tere per 50 vjet.
    Dmth qene kaq budallenj e te pazote qe U drejtuan dhe u ngordhen nga nje njeri i tille.

    Merhuma Komplet. E kishin hak.

    Diktatoret e botes dhe te tjere burra shteti e Kane zili dhe e Martrn shembull.

  8. Cuni prej Tirone says:

    O tani prej Durresi pse Bo sikur cuditesh?

    Kjo sic thua vete tregon se ti e rrobt e tu ishit me keq se Taliban, njerez me bisht, analfabet e sifilitik malarik me mushkeri cope cope nga TBC.

    Prandaj Enver “talibani” e pati kollaj tu “shtypte” e “tu drejtonte kurrizin e kerrusur nga koha” ju vurri ne rrjesht e ju bente zbor.

    Cjane keta injorante Mo aman qe U pelqen vetja, shajne Po bejne autogol.

    Tregojne se Si “diktatori injorant, gjakatar, Pa Diplome e Pa mature e pederast apo manjak sexual” ja Doli mbane dhe “shtypi” nje popull te Tere per 50 vjet.
    Dmth qene kaq budallenj e te pazote qe U drejtuan dhe u ngordhen nga nje njeri i tille.
    Sidomos ca rrob Si kaloct e dervishit apo ruft.

    Hahaha Si Ju a ka Bo Enveri ktyne Mo.
    Edhe 100 vjet te tjera te jene skane per ti harru

    Merhuma Komplet. E kishin hak.

    Diktatoret e botes dhe te tjere burra shteti e Kane zili dhe dun me e morr shembull.

  9. Mendimi jo profesionist says:

    Ky,Kaloci duket teper i “Fryre “per detyren qe ka marre persiper per te “Demaskuar” vepren e diktatures.Mjafton fakti qe diskutohet,(me tone te larta,apo te ulta)para nje “PRIOEKTI”(maketi) do te thote qe kishte diskutime konkrete pune.Duamqe te vendosim vetulla por nxierrim dhe syte me te tille artikuj.”VEPRAT” sot behen pa projekt e per cte vi duke abuzuar me parat e buxhetit.(Rruga e Kombit.gjithe rruget e tunelet e tjera) te cilat per 30-vjet kane “Gerryer “gjithe financat e vendit.Mos ja ngrini vlerat,me lart se ci kishte atij sistemi,e asaj kohe.”Ishim mire kur ishim keq”

  10. Lenci says:

    O Kaloci, mos iu lepi Spartak Ngjeles, duke thene se i ati u denua me 25 vjet burg. Ai u denua me 20 vjet, sigurisht pa asnhe faj, por meqe hiqesh qe shkruan duke u bazuar ne dokumente, mundohu te jesh i sakte.
    Tone te larta Spiro Koleka?! Ku guxonte kush te ngrinte zerin me Enver lubine, o derezi! Ai nuk ta pertonte, te conte ne ferr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje