FOTOT: Pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit 1851 në Vlorë

22 Shtator 2019, 14:41Dossier TEMA
FOTOT: Pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit

Tërmeti i vitit 1851 në Vlorë, që ka shënuar edhe më të tmerrshmin në Shqipëri ilustrohet nëpërmjet disa pikturave.

Ky tërmet goditi vendin më 12 tetor, rreth orës 7 të mëngjesit, me një magnitudë prej 6.6 shkallës Richter dhe intensitet të tmerrshëm prej 11 të Merkalit (ku maksimumi është 12).

Qyteti mesjetar u rrafshua thuajse krejtësisht, duke mos lënë gjurmë të tij, me përjashtim të xhamisë së fortë Muradie.

Kështjella ishte e dëmtuar më parë me mina nga venedikasit.

Kjo ngjarje la qindra të vdekur, të cilët u pasuan nga një braktisje masive e qytetarëve të vjetër.

Numri i viktimave do kishte qenë katastrofik nëse nuk do kishte patur lëkundje të forta disa orë përpara, që në 2 të mëngjesit, gjë që kish detyruar njerëzit ta kalonin natën jashtë.

U shënuan dëme të jashtëzakoneshme edhe në Berat, i cili humbi thuajse gjithë strukturat me kulla guri që trashëgonte nga mesjeta, por rezistuan strukturat e lehta të stilit osman. Ky tërmet, që u lajmërua edhe nga mediat europiane, u ndje fort në Greqinë Veriore dhe Italinë e Jugut.

Gravurat , ksilografi e ngjyrosur me dorë, janë botuar menjëherë pas ngjarjes në gazeten gjermane “Illustrierte Zeitung”, ndërsa origjinali, pjesë e një koleksioni privat, sot ruhet në Pragë.

2 komente në “FOTOT: Pikturat që ilustruan tërmetin e tmerrshëm të vitit 1851 në Vlorë”

  1. Kaonia says:

    Te gjithe piktoret e kohes ne momente paniku i referohen shperthimit te vezuvit ku njerzit largohen me varka,edhe ketu po ashtu se per te qene te sinqert ne vlore s ka patur kala ne ane te detit.

    1. Rezi says:

      E ke gabim shoku…kulla veneciane ka qene ne skele. U rrafshua me vendim bashkie dhe me gurret e saj eshte hedhur tabani i rruges Vlore skele. Nje deshmi e kesaj jane edhe themelet e gjetura gjate ndertimit te pallatit qe eshte prane pallatit te sportit. Si ne çdo rast ne Shqiperi, u zbulua diten dhe u mbulua (pa zhurme) naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje