Kthehuni në shtëpi njerëz, tërmeti nuk parashikohet dot

Nga Mentor Kikia 

Askush nuk e ka parashikuar deri tani tërmetin. “Profecia” e Ilir Metës rezultoi një koiçidencë e bukur, ndërsa paniku që mban ende njerëz larg shtëpive të tyre, është i pabazë.

Frika është njerëzore. Por 24 orë pas lëkundjes, të pretendosh që qytetarët duhet të flenë nëpër stadiume dhe çadra ushtrie sepse tërmeti mund të godasë sërish, është i pajustifikuar.

Tërmeti mund të bjerë pas një jave, pas një viti ose pas një shekulli.

Nëse shkenca do të kishte shpikur mekanizma që do ta parashikonin tërmetin, sot bota mund të ishte më ndryshe. Por kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodh, e me gjasë nuk do të ndodhë.

Ndaj jepini fund panikurt dhe kthejuni normalitetit. Forcat madhore të natyrës nuk janë e nuk do të jenë kurrë në dorën tonë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kthehuni në shtëpi njerëz, tërmeti nuk parashikohet dot”

  1. Dash Pacja says:

    Ja ke fut kot! Na hape barkun!
    Tani qe kemi profetin ilir Meta cdo fenomen qe do te vije nga zoti do e marim vesh perpara se se ai te mbrije.ne toke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *