Ministrja Denaj në zonën e Liqenit të Thatë: Dëmet janë të riparueshme, do vlerësojmë të gjithë situatën

22 Shtator 2019, 16:52Sociale TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj inspektoi sot familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti i një dite më parë, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Denaj bën të ditur se lagjja 13 ka një shtrirje prej 4 km dhe përfshin 1200 banesa dhe ku fatmirësisht dëmet janë të riparueshme.

Ministrja thekson se do vijojë me të tjera inspektime jo vetëm për vlerësimin e situatës por edhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët

“Inspektova në terren familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Lagja 13 ka një shtrirje prej 4 km dhe përfshin 1200 banesa dhe raporton për dëme të cilat fatmirësisht janë të riparueshme. Jemi duke vazhduar inspektimet me qëllim vlerësimin e situatës në terren dhe ofrimin e asistencës së nevojshme për qytetarët e prekur nga kjo dukuri”, shprehet Denaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje