Rama: Ku është Erioni? Mund ta shtyjmë atë ditën pa makina për një ditë tjetër? Ja si përgjigjet Veliaj

22 Shtator 2019, 11:59Politika TEMA

Bashkia e Tiranës sot kishte planifikuar që të ishte dita pa makina, por kryeministri Edi Rama kërkoi që të shtyhet gjatë mbledhjes me deputetët e PS dhe kryebashkiaket. 

“Ku është kryetari i Tiranës? Ku është Erioni? Atë ditën pa makina mund ta shtyjme për një ditë tjetër” kërkoi Rama.  

Më pas fjalën e mori Veliaj, i cili tha se aktiviteti është përqëndruar tek sheshi “Skëndërbej” edhe si një formë argëtimi për ato familje që nuk qëndrojnë brenda në banesat e tyre nga lëkundjet e tërmetit. 

Gjithashtu Veliaj theksoi se pasdite do të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të akorduar një fond për familjet e prekura. 

Për të mos përhapur panik, në mënyrë që ti realizojmë të gjitha objektivat. Kemi pasur 6 vende ku janë vendosur çadra. 

Nga sot kemi hapur të gjitha qendrat sociale. 

Ndërkohë kemi bërë një verifikim të gjitha kopshteve dhe çerdheve“- u shpreh Veliaj. (TemA) 

9 komente në “Rama: Ku është Erioni? Mund ta shtyjmë atë ditën pa makina për një ditë tjetër? Ja si përgjigjet Veliaj”

  1. nje shqiptar says:

    FORME ARGETIMI ??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Redi says:

      Mashtrus, kur i kontrollove kopshtet e cerdhet. Mamaja jote doli dhe i kontrolloi! Mos e mashtro k/m se do ikesh per kallza!

      1. ben says:

        Kush I kontrolloi shkollat e femijeve, kopshtet dhe cerdhet punonjesit e bashkise tirane????
        Atyre dhe shtepine e qenit nuk ja le dot ne dore per me teper ne kaq pak kohe?????
        Kete edhe mashtrimi e ka zili.

  2. Mendimi jo profesionist says:

    Keta kerkojne ,ATE, qe ti beje synet me thua.

  3. Ani says:

    O Erjon o pler shum te drejt ka Rama

  4. Kuq e zi says:

    Po rama a e dine qe ndihmat e shpejta qofshin ambulanca apo zjarrfikse arrijne me shpejt ne vendngjarje kur ska makina ne qarkullim?
    Apo ka menduar se kur flitet per dite pa makine perfshihen dhe makinat e policise,ambulancat,zjarrfikset etjer
    Bir selmani nenes

  5. Gjoksi shperthyes cmend rrjetin dhe rrit temperaturat ne Miami kur kapet mat me .. says:

    Ta kthejme ne dite me gomar.

  6. Lasgushi says:

    O usta Edi lerë rehat ERJONIN.Ai të ka mbetur që punon.Po të ktheu krahët ai ikë e mbytu.Apo harrova ke Pëndi Majkon dhe Faten nga Vlora, që i bëjnë terbiet punët e Qeverisë.

  7. Titi says:

    Malet tunden,nuk tundet Erioni qe mashtron gjithe dynjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje