Rama në Durrës: Nuk ka vend për panik, në dispozicion për qytetarët 700 shtretër te kovalishenca

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se nuk ka vend për panik dhe se nuk ka arsye që të mendojmë se tërmeti i djeshëm është ende efektiv.

“Nuk ka vend për panik. Njerëzit duhet të jenë të qetë, edhe pse kjo është një fjalë goje dhe sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël janë të mirëkuptuar në shqetësimin e tyre.

 Kush është i pasigurtë, ka në dispozicion 700 shtretër te konvaleshenca për të mirëpritur dhe strehuar çdo familje që ka nevojë për mbështetje psikologjike. 

Te stadiumi po bëhet gati infrastruktura për të qenë pika e parë pritëse për ata që duan të qëndrojnë jashtë shtëpisë”, tha Rama.

Ushtria, prefektët dhe policia kanë shkuar në qytetin e Durrësit dhe kanë nisur punën për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm i ditës së djeshme.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *