Renditja pas javës 5 / Ngjeshje e pazakonte në kreun e Superiores, nuk ka më ekipe pa pikë

22 Shtator 2019, 18:51Sport TEMA
Renditja pas javës 5 / Ngjeshje e pazakonte në kreun e Superiores, nuk

Duelet e sotme në Kategorinë Superiore kanë mbyllur ndeshjet e javës së 5-të dhe kanë krijuar një ngjeshje të pazakontë në kreun e klasifikimit.

Rivaliteti mes shumë ekipeve dhe rezultatet shpeshherë të papritura kanë bërë që 6 skuadra të jenë të ngjeshura në vetëm 3 pikë.

Kështu, nga Tirana e Kukësi që kryesojnë kampionatin me 10 pikë, e deri te Partizani i vendit të 6, me të cilin bardheblutë kanë derbi në javën e ardhshme, diferenca është vetëm 3 pikë.

Kjo do të thotë se mund të ketë përmbysje e situata të paqarta në javët në vijim, derisa të shihet më mirë se cilat janë ekipet që luftojnë për titullin kampion, e ata që duan Europën apo thjesht të evitojnë tre vendet e fundit.

Ndërkohë, duhet theksuar se pas javës së 5-të, tani të gjitha skuadrat kanë pikë. Flamurtari mori të parën sot me barazimin 1-1 ndaj Laçit, duke filluar ndjekjen e ekipeve që ka përpara, për të tentuar t’u largohet vendit të fundit në klasifikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje