Ngjela: Meta i bën thirrje popullit të ngrihet për të shpëtuar pasurinë, hyri në politikë me 2 xhaketa dhe sot ka pafund prona. Koha të japë llogari

Thirrjet që Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën për popullin që të ngrihet sa më parë kundër qeverisë së PPP, avokati Spartak Ngjela i sheh si tentativa për të shpëtuar pasurinë.

Ditët e fundit kanë qenë të shumta rastet kur Meta ka sulmuar qeverinë, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të reflektojnë e të mos lejojnë instalimin e regjimit diktatorial. Por Spartak Ngjela deklaroi dje për gazetën “SOT” se kjo është një sjellje e dëshpëruar e presidentit.

Sipas tij, Meta trembet sepse e di që po i afron ora e llogaridhënies para drejtësisë së re për pasuritë e tij marramendëse.

Ngjela shtoi se në vitet e tij të para në politikë presidenti kishte vetëm një palë këpucë dhe dy xhaketa, ndërsa sot është i kamur.

“Ai po i bën thirrje popullit të ngrihet. Po pse do të ngrihet populli? Që të shpëtojë pronat e Ilir Metës, i cili kur hyri në politikë ishte një njeri i thjeshtë i popullit? 

Ai u fut me një palë këpucë, me 3 palë çorape dhe me 2 xhaketa. Ky ka qenë një shtet i pakontrolluar. Një shtet i pakontrolluar dhe një bankë e pakontrolluar vidhen. Ky shtet është vjedhur dhe këta janë abuzues të gjithë. Të gjithë kryeministrat që kanë qenë në Shqipëri janë të implikuar. Nuk mund të ketë korrupsion shtetëror po nuk do kryeministri. 

Por gjithë problemi është se viktimat në fillim do të jenë ministrat. Sepse ata e kanë bërë gjithë zallamahinë me urdhër të kryeministrave.

 Kjo do të jetë e ardhmja e reformës në drejtësi, e cila fillon që këtë muaj. Të gjitha të tjerat pastaj janë dëshpërim. Mos më pyesni mua për njeriun e dëshpëruar. Meta është i dëshpëruar, por nuk i ka njeri në faj”, tha Spartak Ngjela.

Ai e akuzoi Metën se ka vjedhur pasuritë shtetërore. “Ka futur duart tek financa shtetërore. Do ta paguajë. Do të përplaset me gjykatat dhe le të marrë pafajësinë nëse e provon dot”, theksoi avokati.

Dorëheqja e Ilir Metës

Spartak Ngjela zbuloi edhe disa të fshehta sa i takon procedurës së nisur nga mazhoranca për shkarkimin e Ilir Metës. Duke theksuar se opinioni i Komisionit të Venecias do të rrëzojë pretendimet e presidentit, Ngjela tha se në këtë moment Meta do të japë dorëheqjen. Sipas tij, ai do ta ndërmarrë një hap të tillë për të shpëtuar nga akuza e shkeljes së Kushtetutës dhe për të mos u përballur me Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti është nën akuzë. Njeriu nën akuzë humbet ekuilibrin. Nuk e shtyu njeri të shkelte Kushtetutën. Ai e shkeli Kushtetutën me shpresën se duke e bërë këtë akt do t’iu jepte një dekret të pavlefshëm kundërshtarëve, pra Partisë Demokratike në protestë. 

Ai kërkonte ta ngrinte më tepër tempin e protestës. Protestën e PD, të Saliut dhe të Bashës, e goditi politika amerikane në mënyrë drastike. Ky është fakt. Dhe nuk pipëtiu gjë dhe as nuk do të pipëtijë gjë se janë njerëz me rekorde ndërkombëtare. Presidenti meqë e shikon që Basha nuk ka fuqi, mendon se ka ky fuqi për ta shpëtuar veten nga akuza. 

Por nuk shpëton dot. Çështja është se po pritet mendimi i Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias do të thotë që është akt administrativ ose akt juridik absolutisht i pavlefshëm. Për këtë jam i sigurt. Meta pastaj do të japë dorëheqjen”, tha ai.

Dorëheqja e Metës shihet nga avokati si një hap që do të afrojë përballjen e tij me drejtësinë sepse në këtë mënyrë nuk do të ketë imunitet.

“Në momentin që do të japë dorëheqjen, nuk është më president, bie çështja sepse nuk shkon dot më në Kuvend për të shkarkuar presidentin. Po nuk shkoi dot në Kuvend, nuk shkon dot as në Gjykatën Kushtetuese. 

Ky tërhiqet dhe bie akuza që ta gjykojë Gjykata Kushtetuese, por ama nuk është më president pas dorëheqjes dhe kjo ka shumë rëndësi. Pastaj do të fillojë kalvari i reformës në drejtësi që të tregojë ku i ka gjetur pronat”, deklaroi Spartak Ngjela.

REMOTE_ADDR:[]

16 komente në “Ngjela: Meta i bën thirrje popullit të ngrihet për të shpëtuar pasurinë, hyri në politikë me 2 xhaketa dhe sot ka pafund prona. Koha të japë llogari”

  1. H says:

    Një presidenti hajdut me damkë, nuk i shkon mbrapa askush.

  2. Eri says:

    Nje pale kepuce tre pale corape dy xhaketa nje pale brek te grisura dhe koken pa lare.I madh je avokat Ngjela.

  3. E kush do i kerkoj lligari kesaj familje hahdute me parti private.
    Ai qe te bente llogarine se sa merje dhe sa shpenzoje vdiq edhe saliu qe duartrokiste se e solli nga shpellat sa i doli edhe kurrizi,sot e shan

  4. Tironsi says:

    avokat mos shpif,Meta ne fillim kishte vetem dy triko leshi dhe nje pale kepuce norme ngacte ushtrise,prandaj mos ja shto pasurin.

  5. Popullore says:

    Sa te kete mbrojtjen e gazetes DITA, Ilir Skraparlliut nuk i hyn gjemb ne kembe!

  6. operacioni zjarri says:

    Po ti o avokat erdhe pa pantallona fare

    1. Outspoken says:

      Edhe ashtu eshte! Eshte njeri I ndershem!!!! Nuk eshte si te tjeret!!!!!!

  7. Dario says:

    O Tak bolja,
    Kur e thua ti behet e pabesueshme(megjithse e vertete). E dime qe Meta eshte i korrup por dime qe Rama eshte dy here me korrup, ok?! “ Avokati i madh” !

  8. kot se koti says:

    Mire e ke spjeguar o avokat por ate qe do jape doreheqje per tju shmangur pergjegjesise se shkeljes se Kustetutes, gabon. Une ve bast me ty se ai do vrase vehten. Iliri dhe floriri nuk mund te bashkejetojne me. Iliri per te ruajtur floririn do vrasi vehten. I vdekuri nuk jep spjegime se ku e ka fshehur floririn. Bile po qe se nuk e vrete vehten, do ta vras Monika dhe akuzoje te tjeter qe e vrane dhe keshtu pleqeron si Nexhmia si Dibrame qe jane. Per Ilirin do ngrihen kenge dhe histori trimerore. Kontraversa se vrau vehten, e vrane te tjeret apo e vrau Monika do ja zbukuroje historine aq shume sa do ja kaloje dhe Mehmet Shehut.
    Po doli kjo qe them, ju i dashuri Spartak duhet menjehere te nderpreses fantazine tende dhe pushoni se shkruari. Po doli ajo qe thoni ju, une do jap doreheqje nga rakia. Ky eshte dhe basti.

  9. Don says:

    Ku eshte SPAK????!!!?..U tha qe do te krijohet ne Shtator dhe ky muaj iku. Edhe Genti Ibrahimi i drejtesise GENJEU. A ka ndonje njeri serioz te thote kur do te krijohet SPAK dhe BKH ????

  10. Gjon says:

    Presidenti, ish kryeministrat, ministrat, zv ministrat drejtoret etj kane vjedhur te gjithe shqiperine dhe kane shitur te ardhmen e ketij vendi neper koncesione. Ne se ligji penal eshte i barabarte per te gjithe atehere kush ka vjedhur te gjykohet perndryshe ne shqiperi ka per te ndodhur anarki e pa kontrolluar dmth te gjithe kunder te gjitheve.

  11. Tiku says:

    Avokat,
    Po shko ne prokurori bej denoncim. Pse llap,te mbaroi fryma. Ne je qytetar we shqetezohesh padit atje ku duhet me prova. Por do qeshin prokuroret me pasurite( vertet te vjedhura) te Metes se shifrat per Ramen jane shumefish .

  12. darko says:

    Av. Ngela vive sperando e cagando!!!!! kokrra bolesh si puna ktij ka me shumice!

  13. glon says:

    Zoti Ngjela ILIR FLORIRI hyri ne politike me nje xhakete ( me ate me cikla) dhe tani eshte miljader me euro. Me siguri qe bashke me Mona KARAKURVEN i kane vene me ” djersen e ballit ” se ju e dini mire hajdutet keshtu punojne.

  14. semiha says:

    Avokat, po me duket sikur tallen me popullin jo vetem Meta, por dhe Amerika. Per Meten flitet se ka bere e ç’bere por gjemb ne kembe si ka hyre. Para ca kohesh u fol gjate per Llallen, por Llalla sot e pin kafen ke Piza ne mes te tiranes kemb permbi kembe. Sot dhe mot drejtesia funksionon per ate fukarain e shkrete. Çar e gjeti Llallen se e hoqen nga prokuror, te kesh pasurin qe ka Meta e Llalla, as qe po ju rruhet palla. Meta ka thene dhe eshte e vertete, çudia me e madhe, vetem tre dit zgjat.

  15. Lasgushi says:

    TAKU të janë shteruar humoret që kanë karakterizuar ngjelat,krahas mëndjes dhe oratorisë së tyre.Jo miliona po miliarda Euro të ketë Iliri vishet dhe del në mexhelis si Kryetari i komunës Cepan,që do ta kishte zili edhe Edi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *