Mourinho “hakmerret” me “Djajtë e Kuq”: S’janë as për vendin e gjashtë

23 Shtator 2019, 15:35Sport TEMA

José Mourinho vazhdon të jetë pa një ekip, por mbetet protagonist në studiot televizive.

Opinioni i tij në “Sky Sport” pas humjes 2-0 të Manchester ndaj West Hamit, ka ngjallur interesin e tifozëve të “Djajve të Kuq”.

“The Special One” e pranoi se shkarkimi i tij nga detyra e trajnerit të United nuk ishte befasi.

“U shkarkova dhe me siguri e meritoja të shkarkohesha nga puna, sepse isha përgjegjës si trajner i skuadrës. Realiteti i trishtuar është se tani ata janë më keq se më parë. Kjo skuadër, për mua, është më e dobët se ajo e sezonit të kaluar”.

Manchester United ka grumbulluar 10 pikë më pak se Liverpooli vetëm pas 6 javëve të para, një diferencë e ndjeshme që nuk e bën të lumtur trajnerin luzitan.

“Për mua kjo është e trishtueshme. Ndoshta njerëzit mendojnë se unë jam duke e shijuar situatën, por nuk po e shijoj fare.”

E ardhmja, sipas Mourinhos, nuk do të ofrojë optimizëm:

“Ata me të vërtetë do të jenë në telashe jo vetëm sepse do të mbeten jashtë katër vendeve të para, por potencialisht nuk do të mund të renditen as në 6-shen më të mirë”.

Kur u pyet për problemet e Manchester United, ai preferoi t’i shmangej përgjigjes, për konflikt interesi.

“Nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Eshtë e vështirë për mua. Kam qenë atje për dy sezone dhe munda të ndieja shumë gjëra pozitive…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje