Si tentoi Çim Peka të shmangë fakenews-in e vet duke ia faturuar Top Channel dhe si manipuloi me qëllim lajmin, për të krijuar panik

23 Shtator 2019, 11:49Sociale TEMA

Lajmi i rremë i përhapur mbrëmjen e djeshme nga portali i Çim Pekës, Syri.net shkaktoi panik të madh mes qytetarëve të Tiranës që dolën nëpër rrugët e qytetit me fëmijë  pleq me vete.

Duke parë situatën e krijuar nga lajmi i tij fals Syri.net e fshiu lajmin dhe në një moment të parë akuzoi media të tjera se kishin shpërndarë alarmin fals “për të përfituar ndonjë klikim”.

Por kur po qartësohej se në të vërtetë ishte pikërisht Syri.net që publikoi lajmin fals, atëherë portali i Çim Pekës ndërroi strategji.

Në një shkrim të tretë u përpoq t’ja vishte lajmin fals televizionit Top Channel që mëngjesin e së dielës intervistoi sizmologun grek.

Edhe kësaj herë Syri.net i Çim Pekës doli blof, sepse në asnjë fjalë të intervistës së transmetuar nga Top Channel nuk thuhej për një tërmet të fuqishëm të parashikuar me 23.30 dhe aq më tepër të forcës 6 ballë, siç e kishte shkruar për panik Syri.net ne artikullin e tij të orës 22.21.

Nëse do të ishte e vërtetë kjo që thotë Çim Peka, se fajin për lajmin kriminal fakenews të portalit të tij e paska Top Channel, atëherë njerëzit do të kishin dalë në rrugë që paraditen e së dielës, kur intervista me sizmiologun grek u publikua në uebin e Top Channel apo pas orës 15:00, kur kjo intervistë u transmetua në edicionin e lajmeve.

Por jo! Njerëzit dolën nëpër rrugë, duke marrë me vete pleq e fëmijë të tmerruar, vetëm 5 minuta pasi portali i Çim Pekës publikoi fakenews-in pervers.

Për më tepër, duket qartë që portali i drejtuar nga Peka, manipuloi qëllimisht lajmin.

Sizmiologu grek, i pyetur nga Top Channel, tha qartë se nuk do të ketë më tërmete të tjera.

Gazetari: Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis: Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte termeti kryesor. Por do te kemi lekundje te tjera.

Ndërsa Syri.net, ndryshe nga sa ishte shprehur sizmilogu grek për Top Channel, shkruante se ai tha që në orën 23:30 do të kishte një tjetër tërmet, më i fuqishëm se ai i së shtunës.

Mashtrimi mundohej të bëhej i besueshëm duke thenë se parashikimin e orës së kur bie tërmeti e kishte bërë sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili 12 orë më parë kishte dhënë një intervistë për Top Channel.

Në intervistën e transmetuar dje, nuk ka asnjë rresht ku të përmenden fjalët që i ka vendosur në gojën e tij, Syri.net.

Këtë intervistë fjalë për fjalë ky portal e ka publikuar mesditen e së dielës, por çuditërisht të njëjtët persona, sajuan një tekst dhe thënie të paqena mbrëmjen e së dielës.

Titulli i Syrit u bë viral në rrjet dhe njerëzit në alarm dolën në rrugë aq sa u desh ndërhyrja dhe sqarimet e shumë institucioneve, por edhe e gjithë mediave në bllok për të thënë që lajmi i publikuar nga Syri është mashtrim dashakeqës.

Një nga gazetarët e Syrit është shoqëruar dhe janë marrë në pyetje 5 persona ndërsa çështjen po e heton antiterrori.

Policia dje shoqëroi edhe një gazetare të Shekullit e cila u la e lirë dhe sot ka sqaruar se edhe emri i saj ishte përdorur në këtë mashtrim.

Ndërkohë portali Syri e fshiu me urgjencë lajmin e në vend të tij botonte shpifje dhe justifikime duke e rënduar akoma më shumë pozitën në këtë akt kriminal.

Ndërsa sot, ata që të dielën shkaktuan panik kërkojnë të fshihen ndërsa krimin e kanë shkruajtur e zeza mbi të bardhë.

(TemA)

Teksti i lajmit te manipuluar, botuar nga Syri.net

23 komente në “Si tentoi Çim Peka të shmangë fakenews-in e vet duke ia faturuar Top Channel dhe si manipuloi me qëllim lajmin, për të krijuar panik”

  1. shqip says:

    Aloooo, Qimiiii. Po pse o shpellar , ti dole me i zgjuari ? Dmth vjen ti nga shpella ku ha pula gure, dhe do t’ja “fusesh ” banoreve te Tiranes? Ti mor plere do Enverin t’ju lironte prakun e kulles.

    1. Kiri says:

      Rraseni ne burg mutin se na la pa gjume.

    2. Kalec Dega says:

      Obobo, termet pas te fajshmit Edscobar, ahaha…. ka me cfare merret albanezi i albanistonit, lol

    3. Billy says:

      E ke gabim “shqip”. Enveri i ka perkedhelur keta Pekat. I mori nga Kukesi dhe i pruri ne Tirane. I jati i Pekes ka qene ambasador i Enverit; Peka eshte bir komunisti i konvertuar ne demokrat, prandaj eshte kaq i shemtuar.

  2. cic mic says:

    fajin e ka qeveria qe nuk e arreston kete alabak….po hajt se do e shofi edi duke mbuluar keta lamasha dhe hedh gjithmone ne rruge te vetet…

  3. Komentuesi says:

    Dihet nga te gjithe,qe, Sali Berisha,kur bente ndonje faj apo gabim, jua linte te tjereve dhe i akuzonte ata se nuk ishte Berisha por ata.Edhe Cim Peka ka edukaten e Saliut,qe fajin jua vesh te tjereve si psh Top-Channel,per lajmin e tij te rrem.

  4. shkumbini says:

    O ca surrati i degjeneruar eshte ky, o te q..sha ca ke ne shpi.

  5. SaliQenBerisha says:

    Shtet rrumpalle. Sa kohe te jene rrugeve Saliu me dordolecet e tij, lulin dhe meten, dhe taborrin e pellitesve te mirepaguar neper mediat, sa kohe kriminelet dhe hajdutet te mos ndeshkohen nga populli, sa kohe Rama qe mori votat per te bere drejtesi lejon keta zuzare e bij kurvash te vrasin, vjedhin e masalrojne popullin e tyre injorant e shpresehumbur Shqiperia eshte vendi me i pajetueshem ne planet dhe jo vetem nga ana sociale….

  6. Mario says:

    O Qimi, o shpellar! Po ky faktikisht e coi ne boten tjeter vajzen e botes, nuk e ka problem fare te terrorizoj miletin. Qimi e ka vendin pas hekurave, mundesisht i izoluar qe te luaj mendsh mire… Mbeturine e oborrit te Katovices, edhe ky ashtu si ai palo kryeministri Bufi, qe tmerroi dynjane perpara 28 vjetesh se gja kishim dhe 6 dite buke… Besoj se e kujtoni baterdine qe u be neper dyqane dhe furra. Katovica e ka ne gjak teorine e shokut dhe histerizmin masiv. Me pak fjale, ju dalte tek familjet tuaja o plehra, qe perhapni panik ne momente delikate!!!

  7. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Qimi me enverin nuk e gjente gje fare.perkundrazi.e di ti qe ai qe beri gazetar qimin ishte ambasador ne o ke be?

  8. Dash Pacja says:

    Po pse lodheni kot me Qimin, ai e ka te shkruar ne balle aftesine mendore te kufizuar dhe kompleksin e inferioritetit.

  9. USA says:

    Qimi eshte frikacak i madh. Eshte nekrofil ka bere dashuri me kufoma prandaj e vrau vajzen e shokut ne Petrele dhe beri dashuri me te ke varri i ballaban lashes ne Petrele. Kerme.

  10. Timi says:

    Shteti duhet te veproje ne kete idiot…ti mbylle portslin e leshit qe e komandon Berisha e Meta dhe ra denoje 5 vjet burg sipas ligjit.

  11. sedi says:

    Mos u merrni me kete dordolec gazetar. Jepjani ligjit.

  12. rexha 10 says:

    NUKE I MJAFTON FUKARALLEKU I NJERZEVE ,DUAN EDHE TE PERFITOJNE EDHE NGA FATKEQESITE NATYRORE KETA GJAKPRISHURIT.
    KY PORTAL DUHET TE BLLOKOHET NGA PROKURORIJA PER FUTJEN NE PANIKE TE NJERZEVE TE VARFER.
    ME TE TILLE NJERZE ESHTE LIDHUR EDHE PRESIDENTI I ATIJE VENDI. A E MENDONI SE KU JEMI KATANDISUR SI NJERZE.KETA SHPELLARE NUKE BEHEN KURRE NJERZE EDHE NE PARISE TE JETOJNE. NUKE NA E KA FAJIN VENDI NGA KU VJEN ,PORE KOKA SE SI ESHTE GDHENDURP ER TE ARSYETUAR NE MOMENTET E VENDET TE CAKTUARA. NJE DITE DO TA KAPENI KETE NJERI ME DINAMIT NE DORE PER TI BERE KEQE NDONJE FAKIRI . SI MUNDE TA PRANOJE NJE ORGANIZATE GAZETARESH KETE MASKARATE SHITUR E BLERE ME QINDRA HERE.
    PASTAJ NA PROTESTOJNE SE DUAN TE DREJTEN E BOTIMIT TE LAJMEVE ,QOFTE EDHE LAJME I RREME. E PAKTA QE PROKURORIA DUHET TE BEJE TA GJOBISE ME NJE SHUME MBI 30000 EURA. NA MBYTEN MAJMUNET TE KETIJE LLOJI.

  13. llambi vreto says:

    po cdreq v.eshte ai qe e mban,cudi si e ulin veten.

  14. h says:

    Çfarë prisni nga një shpellar që të qelb me era specash turshi edhe në fotografi.

  15. Aleksander says:

    Kan 30 vjet qe marrin neper kam Popullin,
    me keta Partia Dokratike ka mberri ne fund,
    njerezit nuk u besojne me.
    ça ashte ky funerrine, injorant e idiot,
    parashikokan termete kto inorante,
    keta jane terroriste dhe ashtu do trajtohen,
    me vjen keq per ata qe lezojne budalladhiqet e ketyre,
    mos u besoni ma o Popull.
    shkoni poshte shtepise ketij dhe shikoni si do e beje ne breke.
    kan terrorizua pleq, gra, femije keto injorante.

  16. Ben says:

    Kush Jane ata njerez qe besojne se Pekar apo Ilir Meta parashikon termetet? U bene si dikur fallxhoret tek stacionet e trenit. Termetet nuk i parasbikon dot as shkenctari qe merret me ate pune dhe jo.me Peka!

  17. Cobo says:

    Ky mi meriton burgun. Eshte injorant po dhe I keq.

  18. ALBAN DEGA says:

    DENIM TE ASHPER LIGJOR PER TERRORIZEM PSIKOLOGJIK !

    Cdo plagosje apo larg qofte vdekje nga paniku psikologjik i cilitdo qyteteri apo qytetarje shqiptare duhet tu kthehet ne akuze per tentative vrasje ose vrasje me qellim ndaj ketyre rrjeteve social- vrastare e social- terroriste nga koka tek kembet !
    Vrane me tritol e barut, vrane me plumba ne 97 ne mbare Shqiperine ne Gerdec, ekzekutuan pa vendim gjykate me 21 janar 2011, vrane mbi 15 here ne 13 vjet Salikraci shtetin dhe demokracine shqiptare tani vrasin edhe me terror psikologjik ne rrethane fatkqesish natyrore!
    Sali Berisha, Supeshkaqeni- pronari dhe financuesi i “Syri net” me gjakun e Gerdecit, me miliona e CEZ-it, me parate e kokaines…, Clirim Peka vrasesit qe iu mbulua vrasja e nje viktime human-trafiku me pandeshkueshmerine e Ajatollah Ramollah Milloshevic Vicidolit e kushdo tjeter jo vetem te arrestohen ne flagrance por edhe ndeshkohen me ligjet e antiterrorizmit !
    Ne vend te plumbave dhe tritolit prej verteti ata perdorin fjale plumba e tritol, pra terrorin psikologjik qe eshte njesoj dhe ka pasoja te njejta me terrorin
    fizik !
    Megjithe fuqine e ligjit ne rrethanat me rendiese jo vetem atyre, por edhe kanibaleve qe fshihen pas tyre !
    Prokuroria te hetoje me perparesi dhe gjykatat te pershpejtojne gjykimin e tyre !
    Portales
    Ligji e Drejtesi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje