Jari udhëzon demokratët, pse duhet sulmuar Komisioni i Venecias

Pas argumenteve që ka paralajmëruar sot presidenti kundër opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me faktin se ai nuk e ka shkelur në asnjë vend Kushtetutën, Jari kërkoi të sqarojë demokratët, se presidenti nuk po sqaron Komisionin e Vencias, por shqiptarët:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E di që ka një konfuzion se si duhet të sillemi me Komisionin e Venecias, pas dhënies së opinionit.

Kjo situatë delikate është krijuar pas komenteve të ndryshme lidhur me atë se si e gjykojnë ata presidentin.

Për këtë, duhet të balancojmë opinionet.

Meqë Venecia ka thënë se presidenti në disa raste ka shkelur Kushtetutën dhe e lë në dorë të Ulsiut shkarkimin apo jo, dhe ne duhet të bombardojmë Komisionin e Venecias me një sërë sulmesh, me qëllim që kur të vijë seanca e ballafaqimit, të jemi barazim.

E para, duhet sulmuar, siç kanë bërë mediat besnike të presidentit, si një Komision i blerë nga Sorosi, me disa pleq kurvarë, që shkojnë me prostituta dhe që marrin honorare shumë të larta.

E dyta, duhet sulmuar si një Komision i blerë nga Edi Rama me lekët e drogës dhe këtë e ka zbuluar Mimi Kodheli në një intervistë, ku thotë se pret që Venecia ta shkarkojë Metën.

E treat, duhet sulmuar Komisioni i Venecias, pasi ka të dhëna që ka bashkëpunuar me Kol Ballën, i cili u ka kërkuar atyre të fusin në burg Ilir Metën, pasi Ilir Meta  ka refuzuar për të futur në burg gruan, kur ja ka kërkuar.

E katërta, duhet të sulmojmë Komisionin e Venecias si të korruptuar, pasi sa herë që vijnë në Tiranë dhe dalin nga zyrat e Kuvendit, i kanë çantat plot me gjëra të çuditshme.

Dyshohet se janë para cash që ua jep Gramoz Ruçi dhe lodra seksi që ua jep Taulant Balla.

E pesta, duhet sulmuar Komisioni i Venecias si Komision komunist, që vënë fletërrufe ndaj klientëve që paraqiten të akuzuar para Komisionit.

Rasti i Metës është shembulli më i qartë.

Pas këtyre sulmeve, Komisioni i Venecias do të mendohet mirë kur të ballafaqohet me Ilir Metën dhe kur të dëgjojë argumentet e tij, do të vendosë nëse ka leverdi të vazhdojë të sulmohet, apo të bëjë kthesën e duhur.

Ndaj duhet vazhduar sulmi fort.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *