Refuzimi i Perëndimit për t’u përfshirë në pazaret e Lulzim Bashës

30 Shtator 2019, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Në fillim OSBE dhe më pas Bashkimi Europian, kanë refuzuar publikisht propozimin e Partisë Demokratike për aktorët që duhet të jenë në tryezën e bisedimeve për Reformën Zgjedhore. Propozimi i PD, që bisedimet të jenë një pazar mes PS, PD-së së Lulzim Bashës dhe një përfaqësuesi ndërkombëtar, në fakt më shumë se sa një formulë që zgjidh problemin e reformës elektorale, është një përpjekje e Lulzim Bashës për t’i vënë vetes një çmim para se të ulet në tryezë.

Ai kërkon të ulet në tryezë me kusht që Perëndimi dhe PS të marrin pjesë në eleminimin e gjithë kundërshtarëve të tij dhe të njohin vetëm atë, si përfaqësues të opozitës.

Në thelb, Lulzim Basha kërkon të përdorë bisedimet për reformën, si një rast për të eleminuar paraprakisht opozitën parlamentare dhe kundërshtarët e tjerë të tij. Ai kërkon që tryeza, më shumë se sa me Reformën Zgjedhore, të jetë një garanci për legjitimitetin e tij në krye të opozitës.

Por këtë garanci realisht nuk e ka në dorë as PS, dhe as Perëndimi, por vetë realiteti që ka prodhuar Lulzim Basha në opozitë.

Opozita parlamentare nuk është produkt i Perëndimit dhe as i PS, por i Lulzim Bashës. Ajo lindi falë një vendimi fatalisht të gabuar të tij, duke mos respektuar demokracinë brenda partisë dhe duke diktuar një rrugë qorre në emër të një basti të tij personal, për të humbur ose fituar gjithçka. Lista plotësuese e PD dhe LSI, nuk ju përgjigj këtij vendimi dhe shkuan në Parlament.

Tani çdo reformë elektorale që kërkon 84 vota, kërkon doemos votën e opozitës parlamentare.

Reforma nuk është as në dorë të Ramës, as të Bashës, as të Perëndimit, por të pakicës parlamentare opozitare, e cila megjithë fuqinë që ka, po tregohet tepër e matur dhe konstruktive në qëndrimet e veta.

Nëse Shqipëria merr hapjen e negociatave më 18 tetor, çfarë ka gjasa të ndodhë, Lulzim Basha e kompleton humbjen e tij spektakolare të këtij viti, dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër për të rimëkëmbur opozitën, përveçse të ketë një fillim të ri me opozitën parlamentare dhe gjithë faktorët e tjerë opozitarë. Për t’u ritkhyer në sistem, ai ka nevojë për atë pjesë të opozitës që është brenda sistemit dhe duhet ta pranojë atë me përunjësi.

Ai ka pranuar pas 30 qershorit humbjen dhe marrjen e bashkive nga PS. Ka pranuar tryezën e bisedimeve pa ikur Edi Rama nga kryeministër. Ka pranuar me dhimbje dështimin në bllokimin e hapjes së negociatave, duke shpresuar tek Holanda deri në fund. Këto janë shumë herë më të forta dhe më me peshë për të, se sa të pranojë opozitën parlamentare, të cilën e ka prodhuar vetë.

Refuzimi i Perëndimit për t’u përfshirë në pazarin që kërkon Basha, nuk vjen nga dëshira për t’i dhënë atij leksione demokracie, por mbi të gjitha nga realiteti i ri i krijuar pas 30 qershorit dhe ulja e rëndësisë institucionale e opozitës jashtë parlamentare.

Pas raportit të Komisionit të Venecias pritet dhe shkarkimi i Ilir Metës, dhe  Lulzim Bashës i ngelet në pushtet vetëm Avokatja e Popullit dhe nënkryetari i AMA, ndaj është mirë të mendojë si të rikthehet pak nga pak kokëulur dhe duke kërkuar ndjesë në sistem.

Ajo që ai nuk kupton, është se tani nuk ka shumë rëndësi dhe nuk është faktor për të penguar asgjë. Nesër do të jetë edhe më pak.

Ai nuk ka më, asnjë armë për të luftuar.

Djegia e mandateve u zhvlerësua qysh ditën që ato u plotësuan nga lista që vetë Lulzim Basha ka dorëzuar në KQZ.

Bojkoti u çaktivizua si bombë tymuese që përdorej prej tij çdo dy vjet, sa herë kishte zgjedhje, duke kërkuar pazar. 30 qershori e skaliti në histori se bojkotuesit mbeten rrugëve dhe nuk shpërblehen.

Revolucioni u ndëshkua mes të tjerash, si një anarki e sponsorizuar me paga bashkiakësh dhe pa forcën e një revolte popullore.

E vetmja fuqi që ka ende Lulzim Basha, është të dorëzohet dhe të pranojë dështimin. Pas kësaj, demokratët e kanë në dorë ta falin, apo të flakin.

Por ai nuk ka më në dorë asgjë, përveçse t’u kërkojë mëshirë dhe paqe të gjithëve. Fillimisht, atyre që tentoi t’i zbonte dhe vazhdon t’i ketë armiq më të rëndësishëm se Edi Ramën.

12 komente në “Refuzimi i Perëndimit për t’u përfshirë në pazaret e Lulzim Bashës”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Si “Të kishte Halla koqe
    ne do i thërrisnim Dajë”
    Luli, shumë u përpoqe
    sose me “Fishek në Pajë”
    .
    Bllofi s’luhet në çdo dorë
    t’a mësojnë hilen të tjerët
    që të jesh ca i pērkorë
    s’është zanat për kamarjerët.
    .
    Humbe sa s’kish humbur kush
    dhe s’të hyri gjemb në këmbë
    në Hollandë shko Lulush
    fund i hidhur do të dhëmbë.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Gopist,mos valle vargu i fundit duhej te ishte:
      “Fundshpina do te te dhembe!” ?… ?

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:

        ??

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Nuk ka nevoje Sala per opoziten parlamentare te leshit per sa kohe ka opoziten e sheshit. Pa marre permendur qe nen rrogoz gjerat jane shume me ndryshe sesa paraqiten ne publik. Hajdarka me shok e shoqe jane karte e djegur politikisht qe ne momentin qe bashkon votat me Ramen per cfaredolloj reforme pa Ok e shokut Salí. Sistemi elektoral nuk ndryshon pa ok dhe konsensusin e PD dhe kete e ka kerkuar ne menyre taksative OSBE dhe BE pamvaresisht se cfare thote ajo e Hajdarit. Keshtu qe Mero mos hidh shashka kot me kot, nqs e ke per te eksituar komentuesit ath ok.

    1. Maverick says:

      I shkreti ti, dhe te mjeret e shqupit qe mbani veten me gajret e vazhdoni te mos kuptoni qe jeni jo vetem nje leter e djegur, por edhe hiri ju ka humbur ne ere. Ngushellime!!!

  3. Mondi says:

    Ashtu thate dhe per zgjedhjet por ja qe u bene.Hiqe koken nga prapanica e vicidolsit se Po mbytesh me te vjellat e tua.

  4. h says:

    Keta injorantes hpresuan te perdorin istitucionet evropiane
    sikur te ishin ndonje banor i bathores apo astirit.

  5. Trump says:

    Perendimi po tallet me ne.

  6. Petrit says:

    Shoku mero.
    Si turpi i gazetarisë shqiptare qe je nuk u lodhe kurre duke lepir fundshpinen e ç’do pushtetari.
    Z. Basha po te donte te qendronte ne krye te nje opozite fasade do te qendronte ne parlament.
    Ti e din shume mire por kerkon te perhapesh tymnaje kot se koti.
    Vetem ne saje te kembenguljes se Z. Basha dhe opozites u be e mundur largimi i kriminelëve rilindas nga parlamenit megjithëse ka akoma plot.
    Vetem ne saje te kembenguljes se Z. Basha nje kryetar bashkie dha doreheqjen dhe disa te tjerë jane shume afer saj.
    Vetem ne sajë te kembenguljes së Z. Basha OSBE-ODHIR u bë iniciatore e reformes zgjedhore se po te ishte per kriminelët socialistë do të benin gjithmone votime ( e jo zgjedhje ) si te 30 qershorit.
    Ti pagugesh me leket te vjedhura nga edi rama vetem per te minimizuar strategjine e opozitës shqipëtare.
    Por lodhesh.
    Opozita shqipëtare do fitoje.
    E djathta do fitoje.
    E drejta do fitojë.
    Kriminelët komunistë do te futen ne burg.
    Hajdutët dhe te korruptuarit do te futen ne burg.
    E djathta shqipëtare do te beje shtet
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te komunistëve

    1. Maverick says:

      O sa keç me çene çelize shpellare prej shçupi, ha ha ha marooova!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje