Jari shpjegon pse TV Klan nuk duhet të fikë antenat analoge

Pas  skadimit të afatit për fikjen e antenave analoge dhe kalimit të TV në sistemin e transmetimit digital, TV Klan ka refuzuar të fikë antenat, duke kundërshtuar ligjin.

Shumë demokratë janë të paqartë nëse këtë Klani e bën se është me Ramën, apo se është me Doktorin.

Jari me këtë rast ndërhyri të sqarojë pozicionin e vërtetë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

TV Klan ka refuzuar të fiëk antenat, për disa arsye, të cilat ne duhet t’i mbështesim.

Arsyeja e par është se TV Klan nuk është më në Digitalb dhe shikohet në televizonet e zakonshme, pa pasur nevojë të blejnë një marrës të ri digital, që i jep Digitalbi.

Nëse njerëzit blejnë marrësin, ata duhet të shikojnë dhe Digitalbin, dhe ky është një shërbim që i bëhet një televizioni që ja ka me hile Lulit.

Arsyeja e dytë është se Doktori është investuar gjatë në këtë betejën e Klanit kundër Digitalbit, dhe kjo ka një domethënie.

Doktori e di mirë se në fund të fundit, Klani është si ai njeriu yt, që “mishin ta ha, por kockën ta mba”.

Ndaj dhe në këto ditë të vështira, ai është në anën e TV Klan.

Së treti, emisioni i Fevzos është më pro nesh se sa emisionet e Top Channel.

Jo se Eni Vasili nuk është me Doktorin, por është në stres, se nuk e kupton dot kur mbaron emisioni, me kë ishte.

Së katërti, fikja e antenës së Klanit nuk mund të bëhet në një ditë më të tjerët, pasi pastaj duket sikur TV Klani është si TV Shijaku apo Tirana TV.

Fikja e antenës duhet të jetë proces dhe ky proces nuk duhet të jetë kaq i shpejtë.

Së pesti, TV Klan në masën më të madhe shikohet nga shtresa të ulëta, punëtorë, fshatarë, komuniteti rom, që shikon serialet turke etj, dhe ata nuk kuptojnë nga kjo teknika digitale.

Ndaj dhe ky proces do zgjasë disi.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *