Pesë kushte kundër reformës elektorale, ose një kërkesë për pazar

Nga Mero Baze

Pas takimit me aleatët e tij formalë, Lulzim Basha i kërkoi sot Edi Ramës të plotësojë pesë kushtet që ai i ka dërguar për reformën elektorale, “ose të hapë krahun.” Kërkesa e tij pretencioze, të shtyn të shikosh cilat janë në të vërtetë pesë kushtet e tij.

Në një vështrim të shpejtë të tyre, e vetmja gjë që kuptohet qartë, është se aty nuk ka asnjë kusht për qeverinë, por ka një sërë arsyesh pse Basha nuk ka ndërmend të ulet për Reformën Zgjedhore, po qe se nuk ka pazar.

Pika e parë e kushteve ka të bëjë me “dëshirën” për t’u ulur në tryezën e Reformës Zgjedhore, por që pasohet nga pesë arsye, pse nuk e bën dot këtë. Dhe arsyet, sipas tij, janë se në këtë proces merr pjesë PS si subjekt dhe individë të saj, që janë përfshirë në krime zgjedhore, dhe se kjo gjë mund të korrigjohet vetëm nëse formula e tryezës do të jetë një nga PD, një nga shumica, dhe një përfaqësues i huaj, një kërkesë që tashmë është refuzuar nga Bashkimi Europian, OSBE, dhe disa ambasadorë të Perëndimit në Tiranë.

Pra ka kërkuar diçka që është e sigurtë që nuk ja japin.

Kushti i dytë, është refuzimi për t’u marrë me anën teknike të reformës, pasi sipas PD, është e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhjet të lira. Ky nuk është kusht ndaj Edi Ramës, por ndaj Perëndimit, që kërkon përmirësime teknike të Kodit Elektoral. Por mbi të gjitha, është refuzim për të marrë pjesë në këtë histori, pasi sipas PD, më e rëndësishme se ndryshimet në ligj, është garancia politike që ajo do për zgjedhjet, dhe që është pazari.

Kushti i tretë është përsëritje e kushtit të dytë dhe këmbëngulje që në fillim të zgjidhen çështjet që kërkojnë vullnet politik, pastaj ato teknik. Pra përsëri me moton “në fillim pazari.”

Kushti i katërt përsërit kushtin e tretë, dhe kërkon garanci shtetërore për barazi në zgjedhje, por jo me këtë qeveri. Pra edhe i kërkon garancitë nga shteti për zgjedhje, edhe do një qeveri tjetër, pa bërë zgjedhje, që të japë garanci për zgjedhjet që do PD. Pra përsëri pazarin.

Kushti i pestë është “Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë”, ose e thënë ndryshe, pazari i qartë.

Me pak fjalë, të pesta të ashtuquajturat kushte, që në fakt nuk janë kushte, janë një kërkesë për pazar, një përsëritje e telenovelës së lodhshme të PD dhe Lulzim Bashës, para çdo palë zgjedhjesh, që nga viti 2015.

Nuk janë as kushte, as kërkesa, as sugjerime, por thjesht garanci që duan pushtetin në tavolinë, duke injoruar kërkesat e sugjeruara nga OSBE/ODIHR për ndryshime në Kodin Elektoral, dhe mbi të gjitha, duke injoruar kërkesat nga aktorët e tjerë politikë për ndryshim sistemi, apo depolitizim të procesit.

Përkundrazi, PD kërkon kontroll politik të procesit dhe pazar të drejtëpërdrejtë politik për procesin.

Vetëm pasi përfundon së lexuari këto “pesë kushtet”, e kupton arsyen përse Lulzim Basha doli pas mbledhjes me aleatët, dhe si një lobist rrogtar dhe i lumtur kërkoi, që ose të plotësohen pesë kushtet, ose Rama të “hapë krahun”.

Këtu e kupton qartë se e vetmja gjë që funksionon në vizionin e Lulzim Bashës, se si fitohen zgjedhjet, është se si t’i kërkosh një pazar kundërshtarit para zgjedhjeve.

Në këtë rast kërkon që dikush të bindë Edi Ramën, që të “hapë krahun”. Edhe pse këtë gjë nuk e arriti dot as me “revolucionin” e 30 qershorit, ai nuk di mënyrë tjetër se si duhet bërë politikë, përveç kësaj. Ndaj mos u çudisni që  “pesë kushtet” nuk janë as kushte, dhe as kërkesa, por një deklaratë kundër Reformës Zgjedhore, po qe se nuk ka pazar.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Pesë kushte kundër reformës elektorale, ose një kërkesë për pazar”

  1. Dikushi says:

    Eshte plotesisht e sakte qe Basha ka vene ca kushte qe nuk ja vlen te diskutohen. Rama nuk mund te jete aq idjot sa ti plotesoje keto kushte askushit qe kerkon te behet gjithekushi. Basha nuk eshte i perfaqesuar fare ne parlament dhe kerkon bisedime me nga nje perfaqesues nga PD dhe PS dhe nje nga Evropa, kur kjo formule mund te shkoje per PS, opoziten parlamentarere dhe Evropen. Basha e di qe kjo eshte e papranueshme si per Ramen, opoziten parlamentare dhe Evropen. Basha e di dhe vet qe kerkon “qiqera ne hell”. Pyetja eshte pse?
    Dy jane arsyet per mendimin tim;
    1- Bashes ashtu si dhe Ilirit i ka ikur truri. Qe te dy bejne kerkesa qesharake. Arsyeja eshte frika nga e arthmja.
    2- Pikerisht tek frika nga e arthmja fshihet edhe arsyeja e dyte qe Basha flet percart. Ai nuk e ka fare as me Ramen dhe as me Evropen. Ai flet ta degjojne antaret e thjeshte te PD. Vecanerisht ta degjojne shtresat e ulta te fshatit qe trimerohen me idjotesite e tij. Basha perfundimisht e ka kuptuar qe edhe sikur Rama te pranoje gjithcka qe ai do propozoje, do i humbasi zgjedhjet. Ai nuk mendon qe Rama do jete aq naiv sa te jap doreheqjen dhe ta lere Bashen te vjedhi zgjedhjet. Ai e ka hallin mbas zgjedhjeve. E vetmja strofull qe I ka mbetur per tu fshehur eshte PD. Duke qene se edhe PD e percau, e vetmja strofull I ka mbetur PD e fshatit e keshtu Basha do vazhdoje deri ne fund te mbaje peng njerzit e ndershem por injorante te PD fshatare, si peng per interest e tij. Se bashku me hajdutet dhe kriminelet e PD, Basha ka nderment ta ketheje PD ne strofullen e fundit te krimit. Ai nuk behet merak me per PD e vertete, ashtu sic nuk eshe bere merak per Shqiperine, asnjehere.

  2. Halimi says:

    O ÇJA KE BËRË MIRË , MOR DJALË.
    TI I VJEN HAKUT KËTI HAJVANI .

  3. FLUTURA says:

    Basha eshte thjesht nje deshtak.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kushtet I vendos Berisha !
    Basha eshte zedhenes i tij .
    Reforma nuk eshte vetem e Rames,pergjegjsi kane te gjithe aktoret kryesor politik.
    Rama mund ti vendos kushte Bashes …..pa fund !
    PD dhe opozita jashteparlamentare po pengojne hapjen e negociatave.
    Se pari kane shmangur OSBE-ne,pastaj Ps dhe po “shkojne” drejt fitores imaginare .
    Me keto manovra ,PD ka fituar emerimin e President it, Krye Prokurorit,1/2 e qeverise,dhe po enderon per ta marre pushtetin perpara zgjedhjeve .
    Politik berishjane e “maskuar” !

  5. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Mero, me fal qe po ta them se ke me pak floke se une po politika eshte gjuha e kompromisit qe ne turqisht i thone pazar dhe ketu nuk ka asgje te keqe, per me teper qe ti dhe naltegjatesia e tij nuk thate gje kunder pazarit me shkembim territoresh midis serbise e kosoves por e quajtet kompromis. Per me teper kur Rama i kerkonte kompromis Berishes ti nuk e quajte pazar. Ne politike ka rendesi koherenca, prandaj politikanet nuk kane gjuhe te drunjte apo te drejtperdrejte sepse ne politike kompromisi apo ndryshe pazari eshte pjese e koherences politike, pra never say never ne politike.

  6. Sit back and relaks■●▪^%^* says:

    Mero, me fal qe po ta them se ke me pak floke se une po politika eshte gjuha e kompromisit qe ne turqisht i thone pazar dhe ketu nuk ka asgje te keqe, per me teper qe ti dhe naltegjatesia e tij nuk thate gje kunder pazarit me shkembim territoresh midis serbise e kosoves por e quajtet kompromis. Per me teper kur Rama i kerkonte kompromis Berishes ti nuk e quajte pazar. Ne politike ka rendesi koherenca, prandaj politikanet nuk kane gjuhe te drunjte apo te drejtperdrejte sepse ne politike kompromisi apo ndryshe pazari eshte pjese e koherences politike, pra never say never ne politike..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *