Humori i prishur i opozitës me negociatat

3 Tetor 2019, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Beteja për hapjen e bisedimeve të Bashkimit Europian me Shqipërinë, tanimë nuk është mes Brukselit e Shqipërisë, por mes Brukselit në një anë, dhe Parisit e Amsterdamit në anën tjetër. Thirrja e sotme e zyrtarëve dhe përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Europian, drejtuar vendeve anëtare për të votuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, është ilustrim i kësaj beteje.

Shqipëria dhe Maqedonia po presin 18 tetorin, të pafuqishme për ta ndryshuar fatin e tyre, duke qenë në dorë të Francës, e cila kërkon të ndalë hovin e zgjerimit të Europës dhe në dorë të Holandës, që ndjehet e bezdisur nga vende si Shqipëria.

Votimi në Bundestag pro Shqipërisë e Maqedonisë, dhe izolimi i problemit tek Franca dhe Holanda, e kthejnë 18 tetorin më shumë një ngjarje për Bashkimin Europian, se sa një ngjarje për dy vende të Ballkanit Perëndimor.

Por përtej kësaj, në Shqipëri opozita po përpiqet të ndryshojë humorin rreth negociatave, sipas lajmeve të mira apo të këqija që dëgjon.

Ajo po i bashkangjitet dështimit të mundshëm të hapjes së bisedimeve si një  ngjarje shqiptare, njësoj si vrapoi t’i bashkangjitej suksesit, pas votimit pro  nga Bungestagu.

Lulzim Basha, i cili shpreson deri në fund tek “Jo” e Holandës, që është edhe atdheu i gruas dhe fëmijëve të tij, tha sot se nëse Holanda dhe Franca thonë “Jo” për Shqipërinë, atëhere qeveria shqiptare është përgjegjëse për mos hapjen e bisedimeve.

I njëjti person një javë më parë, kur Bundestagu votoi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse ka lobuar me para dhe lobistë politik për ta bllokuar, pa pikë turpi doli e tha se Bundestagu votoi pro, pasi PD dhe ai ishin përpjekur që ta bindnin.

Tani që hapja e negociatave nuk është më në dorë tone, kjo është e qartë. Bile siç po shikohet, nuk është më as në dorë të Brukselit, por të dy kryeministrave të dy vendeve të Bashkimit Europian.

Ndaj dhe realisht nuk ka nevojë më për debat të brendshëm. Mjafton që bisedimet po hapen në vitin 2019, për t’u ndjerë të gjithë përgjegjës.

Por meqë Basha nuk rri dot pa folur, ai duhet ta ndajë këtë punë, nëse është nga ata që luftojnë për t’u hapur negociatat, apo ata që lobojnë për të kundërtën.

Meqë bëri sikur kishte lobuar pro në Gjermani, kur Bundestagu vendosi të hapë dritën jeshile, le të hidhet ca ditë në Holandë, se me këtë rast vadit dhe lulet tek shtëpia e tij, dhe t’i bindë holandezët, që nuk jemi vend kriminelësh, dhe Holanda të mos na bllokojë.

Kështu ikën dhe ai fiksimi që kanë në Holandë, se ne çojmë atje vetëm kriminelë, pasi ka dhe familje si ajo e Lulzim Bashës.

E di që është kërkesë e tepëruar, pasi Holanda i merr vendimet për llogari të veta, por opozita duhet ta ndajë mendjen se si duhet të sillet me këtë histori.

Lulzim Basha një ditë bën sikur gëzohet që u hapën negociatat e një ditë gëzohet realisht, kur i duket sikur nuk do hapen.

Edhe nëse ndodh të na bllokojë Franca e Holanda, edhe nëse na japin dritën jeshile, ne nuk kemi më asgjë në dorë. As opozita nuk prish dot punë më shumë se ka prishur.

Ndaj është më mirë ta shijojë në heshtje gëzimin nëse Holanda e Franca na bllokojnë, dhe ta kafshojë gjuhën nëse na japin dritë jeshile. Se të paktën nuk duken qesharakë.

9 komente në “Humori i prishur i opozitës me negociatat”

  1. rrema says:

    Zoti Mero po dora e zeze e shtetasit Hollandez Lulezim Basha nuk shikohet fare…..???

    1. Raimond vlonjati says:

      Ne fakt si gezimi edhe hidherimi per hapjen apo mos hapjen e ketyre negociatave ,
      tregon nivelin shum te ulet te politik-berjes nga ana jone , por edhe nivelin e ulet te intelektualeve tane , ne pergjithesi

      Esht fyerje per Shqiperine ,menyra se si po na trajton BE per lete procesin e fuitjes ne BE,
      duke na vendos kushte pas kushtesh per negociatat ,
      kur nderkaq nje shtet kriminal si Serbia, BE. ja hapi negociatat dhe i thote gjithmone se i ka dyert te hapura per ne BE

      Nderkaq per Shqiperine perfaqsus te larte te BE thone here pas here me tallje se .. Shqiperia do futet ne BE, kur kryesine ta kete Turqia.

      Pra , ketu kuptohet shum lehte se ata nuk do na fusin kurre ne BE ? dhe kjo puna e Negociatave esht muhabet ku tall bythen BE me shtetin tone

      Ndaj une do thosha se ne nuk duhet ta lejojme veten ne kete loje te BE,
      por te pakten te diskretitojme politikem e tyre me dy standarde

      Duhet qe gazetat tona , intelektualet , analistet te godasin BE. direkt me artikuj ne media nderkombetare ,
      ku te stigmatizohet BE
      per politiken e saj favorizuese mdaj nje shteti kriminal si Serbia ,
      ku akoma dhe sot atje shtypen lirite e mnoriteteve,
      dhe esht e pa pranueshmw moralisht , qe ky shtet kriminal qe derdhi lumenj gjaku ne Ballkan te futet ne BE para Kosoves e Bosnjes , te cilat e pesuan nga krimet e Serbise , por edhe para nesh qe jemi nje vend anetar i Natos

      Ndaj , duhet ndalur ky sherr brenda per brenda , dhe ti kerkohet llogari BE pse favorizon nje shtet xhelat e kriminel si Serbia ,
      e cila edhe treguesit ekonomike e sociale i ka te ulet fare

      Nuk diskutohet qe esht shum mire te hapen negociatat dhe te na krijohet mundesia per futje ne BE , sepse pervec perfitimeve ekonomike ,
      kemi edhe perfitime morale dhe te edukimit tone social per te rinjte tane
      Por duhet te jemi te sinqerte ne veten tone , se ajo nuk varet fare nga ne . Absolutisht jo.
      Pavaresisht ketyre kushteve famoze etj , anetatet e BE , nuk na duan neve aty
      Dhe ne duhet ta shikojme te verteten ne sy , jo te genjehemi

      Hic ore te mos i jepet rendesi fare ketij procesit re futjes ne BE,
      por te regullohen gjerat per jeten e kombit tone ,
      dhe ne politiken e jashteme me BE , te sulmohet BE nga politikanet tane ne lidhje me qendrimin e saj pro nje shteti xhelat si Serbia.
      Edhe biles te bejne ironi dhe te talleni me BE .

      Ja Gramoz Ruci ua beri shum mire depudeteve hollandeze qe ju futi koken ne mut aty palacove te Hollanded

      Pikerisht keshtu duhet folur me te gjithe ata, sepse esht e kote te sillesh mire me dike qe nuk te do.

      Keta ne BE e kane Demokracine per shtetet e tyre dhe miqte e tyre ,
      ndersa ne , kuptohet, qe ata nuk na kane ne konsiderate fare

      Eshte Amerika qe ju mban doren atyre ndaj me ,
      prandaj me mire politikanet tane te veprojne me dinjitet si Ruci , dhe fakte kunder Politikes me 2 standarde te BE ke plot.

      Ata nuk na duan ne , dhe ne esht e kote tu lepihemi atyre ,
      te mundohemi sa te duam ne , ata nuk na pranojne ne BE , edhe sikur ne te harrijme mireqenien e Zvicres.

      Eshte nje shprehje e vjeter per kete rastin tone me keta te BE ,
      qe thote :…. Nuk i vishem qenit breke .

      Dmth sado te mundohemi ne me ta , ata do mgelen , jo si qener , por si hijena kunder nesh

      Ndaj hic ore as mos i kushtoni rendesi fare

      Sa per Bashen , ai esht nje karagjos i peshtire dhe hajduti Rama ka fat qe opozita ka ne krye nje krijese kaq deficente sa ky hollandezi i tabeles se shumezimit

      Ne fakt po ti vesh re me kujdes , Rama dhe Basha jane shum te ngjashem ne cdo aspekt,
      por Rana ka fatin qe esht ne krye te PS , sepse populli esht i majte ne pergjithesi ndaj dhe Rama del fitues

      Porse qe te dy jane deficente ne cdo aspekt , si ne politike dhe ekonomi ,
      te dy jane karagjoze dhe me mungese respekti per varferine e shumices se popullit tone ,
      dhe po ashtu te dy jane hajdute te papare

      Pra nqs perifrazojme Jakov Xoxen mund te themi se Rama dhe Basha , jane si nje bajge e ndare me dush nga rrota e qerres.

      Porse sic thashe Rama ka fatin qe e rrembeu kreun w PA,
      dhe tani nuk bije nga pushteti sepse ka perballe sozine etij i cili edht poshte

      1. Bureto says:

        Po Jakov Xoxen e nderuar ku e gjete mo Mondi. Kur ai ka ikur nga kjo botë, më duket se nuk ka patur PD e PS, ashtu dhe Lul e Ramë. I sigurt jam që këtë shprehje e ka thënë Dritëro Agolli.

        1. RAimond vlonjati says:

          Jo jo, je gabim or mik.

          Kjo esht shprehja e Jakov Xoxes tek romani “Lumi i Vdekur,” e thene nga goja e personazhit fshatar Koz Dynjaja , qe ishte nje oerdonazh shum i lezecrm

          Nqs e ka thene edhe Driteroi , e ka te huazuar nga Jakov Xoxa

        2. Raimond vlonjati says:

          Jakov Xoxa e ka thene kete shprehje tek romani “ Lumi i vdekur”
          me gojen e personazhit simpatik , fshatari Koz Dynjaja.

          Nqs e ka thene eshe Driteroi , e ka te marre nga Jakov Xoxa

  2. Lik says:

    Ah…ça na ka gjet me kete kerriç gomari qe perfaqeson partine demokratike! Dhe te mendosh qe pretendon te udheheqe Shqiperine…pu pu pu !

  3. Komentuesi says:

    Duket qart,se Basha me partine e tij,e ndihmuar edhe nga motra e tij LSI-ja,nuk e duan hapjen e negociatave.Nqs,Holanda nuk e jep voten per Shqiperine,atehere,pergjegjesia e madhe i bje Bashes dh pd-ke.Ata kane bere shume perpjekje dhe kane bere financime te medha neper europe qe,negociatat te mos hapen.Por t’a dine mire,se, me kete veprim ata po ngen lart zemrimin e popullit qe nuk ka per t’i votuar fare.Pushtetin t’a shikojne me dylbi.

  4. SHQIPETARI BERLIN says:

    Nuk ka nEVOJ PER Deklaratat “Befasuese” te Lulezim Bashes, ne i kemi pare me Ze dhe Figur, kur NGRITI Cadrat e TRADHETISE ne mese te Tiranes dhe Deklaronte :Europa, c´fare Europe Bullshet…
    1-Investimi i Lulezim Bashes, eshte AI ..kur shikojme qe ish-Ministri i Drejtesise i Bashes..dhe Berishes…Enkelejd Alibeaj..na Jepe INTERVISTE ne TV-Hollandeze dhe Deklaron se SHQIPERIA nuk eshte per ne Eu….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    2-Ne nje Kohe te Shkurter..shikojme Shkrime per “Krimin” Shqipetare ne Hollande…..Gazeta te Paguara, po ne Hije nga Njerez me Lidhje direkt te Lulezim Basha..apo nje ish-Kolege e Bashes qe kane Punuar te dy si Perkthyes ne Kosove….dhe eshte ne Parlamentin Hollande..Kerkonte HEQJEN E VIZAVE PER SHQIPERINE….ky eshte Basha….Le me Pastaj Kaseta e Bables..dhe se Fundi Kaseta e Lulezim Bashes, qe Akuzonte Ramen per Manipulime dhe Vjedhje Votash…per Gazeten Bild-te Berlinit…
    LULEZIM BASHA, ka kaluar edhe vete Esat Pashe Toptanin….
    Cuditerisht si ka Mundesi qe Shqipetare Besojne te Basha????????????????????Basha eshte per ne LITARE….

  5. lagja.brrakes says:

    Hahahahaha ca trapash ka ktu
    E ka fajin Saliu qe nuk hapen negociatat?
    Hahahahahaha
    Jo e paska Luli ket radhe
    E ka fajin qeveriu o tyca me 1000 te zeza qe muren dhene neper bote.
    Pranej nuk celen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje