Jari shpjegon pse reagoi Doktori dhe Meta për kontrollin tatimor tek “Syri”

Pas fushatës së kontrollit tatimor në gjithë mediat, Doktori dhe Meta kanë dhënë sot alarmin, se kontrolli ka mbërritur dhe tek Qim Peka.

Kjo, për ish- presidentin dhe presidentin është skandal i madh, dhe e papranueshme.

Por Jari vendosi të sqarojë situatën, pasi paniku i dy ish- presidentëve mund të mërzisë demokratët:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Edhe pse kontrolli i tatimeve në redaksinë e Qim Pekës duket si ngjarje e rëndë, në fakt ajo është një betejë e fituar.

Sponsori real i “Syri”-t është ish- drejtori i Tatimeve në kohë të PD dhe ai i di mire të gjitha regullat.

Biles ai i pat rekomanduar “Syri”-t të mos hapte NIPT për vite të tëra, se nuk e  kontrollonin dot, dhe paratë paguheshin cash.

Telashet filluan vitin e kaluar, kur portalet u detyruan të kenë NIPT.

E rëndësishme është që Tatimet të kontrollojnë vetëm pjesën që Syri ka hapur NIPT, dhe jo më parë.

Se nëse ata futen në arkiv dhe shikojnë një lajm të 2015-s apo 2017-s, dhe thonë na sillni pak bilancin e këtyre viteve, atëhere do përballen me protestat e demokratëve.

Reagimi i Doktorit është i ligjshëm, pasi duke sulmuar “Syri”-n, ata duan të kapin Zenin dhe Spahiun si financues.

Por nuk kanë për t’i kapur dot.

Edhe Zeni është i qartë në këtë pikë.

Por po guxuan të kërkojnë llogari për vitet para NIPT-it, atëhere çuni i Fahriut do të zhvendos protestën e Unazës së re para pallatit të Monikës, ku ndodhet redaksia e Syrit.

Kjo shpjegon dhe protestën e presidentit Meta.

Që të jenë të sigurtë gjithë demokratët, redaksia e Syrit është në pallatin e Monikës tek Dogana, ndaj dhe alarmi i presidentit Meta është i ligjshëm, pasi në fund të fundit tatimet po shkelin në një pallat me imunitet presidencial.

Aq më tepër që nuk bëhet fjalë që presidenti të mos ketë bërë kontratë qiraje tatimore me Syrin, pasi ai i ka merak letrat.

Problemi është se mësymja e tatimorëve në pallat, ngjall një shije të hidhur, pasi duket sikur do të kontrollojnë shtëpinë se çfarë ke brenda.

Ndaj dhe Meta ka reaguar fort, pasi praktikisht i kanë hyrë në shtëpi dhe po e bënë rrugë, nuk dihet se çfarë ndodh nesër.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *