Jari argumenton pse pleqtë e Venecias janë të çmendur

Pas debatit publik që ka shpërthyer pas opinionit të Komisionit të Venecias, Jari vendosi t’i bindë demokratët se pleqtë e Venecias janë çmendur:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Të gjithë ju u njohët sot me letrën që presidenti Meta i dërgoi Venecias, ku demaskon veprimtarinë e tyre agjenturore kundër Shqipërisë.

Edhe pse nuk e ka thënë qartë në letër, zoti Meta ka shprehur publikisht opinionin e tij, se pleqtë e Venecias janë çmendur.

Për këtë, ka disa argumenta.

E para, mosha mesatare e anëtarëve të Komisionit është mbi 65 vjeç.

Duke qenë se ne i themi politikanëve të çmendur sa kalojnë 40 vjeç, merre me mend ata që kanë kaluar 60.

Së dyti, po të ishin normalë dhe ta njihnin mirë Ilir Metën, duhet të dërgonin dikë në Lalz ta takonte, të fliste me të, dhe në fund mund të merrin ndonjë honorar për orët shtesë, që ju duhen për të zbuluar pafajësinë e presidentit.

Ata nuk e kanë bërë këtë, pasi nuk janë thelluar tek personazhi në fjalë.

Po të ishin thelluar, do kishin zbuluar një minierë floriri.

Fakti që nuk janë thelluar, i bën ose budallenj, ose të çmendur.

Budallenj nuk duken, kështu që janë të çmendur.

Së treti, është e pakuptueshme se si ata nuk e kanë dëgjuar presidentin të thotë që “unë nuk jam i çmendur të rri president, nëse Venecia thotë ka shkelur Kushtetutën”.

Ky ishte një sinjal që ata duhet ta kuptonin se presidenti rrezikonte të dilte dhe i çmendur pas kësaj.

Fakti që ata e nxorrën dhe shkelës Kushtetute, do të thotë se ata duan ta nxjerrin dhe të çmendur, dhe ky është skandal.

Dhe dihet botërisht se të çmendurit janë si pijanecët, që kur janë tape, u thonë të tjerëve ju keni pirë.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari argumenton pse pleqtë e Venecias janë të çmendur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *