Meta e trajton Komisionin e Venecias si "shkelës të Kushtetutës" dhe "të çmendur"

4 Tetor 2019, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Letra që zyra e presidentit Ilir Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias, në formën e një komenti rreth opinionit të Komisionit, tregon qartë dy gjëra.

E para, që presidenti e konsideron veten të shkarkuar nga opinioni i “Venecias”, dhe e dyta, që është edhe më e rëndë, që ai i jep vetes të drejtën e gjykimit të Komisionit të Venecias, si palë me kundërshtarët e tij politik.

Në gjithë letrën e Ilir Metës, nga pika e parë deri në fund, pozicioni që ai merr ndaj opinionit të “Venecias”, është kritik dhe e trajton atë si një akuzë ndaj tij.

Në shumë prej pikave të letrës, Ilir Meta përpiqet t’i mbushë mendjen Komisionit të Vencias se është kontradiktor, i paqartë dhe i pathelluar, në të tjera përpiqet t’i thotë që është i keqpërdorur, por në çdo pikë ai duket se është i pakënaqur me atë që ka ndodhur.

Këtu në të vërtetë nuk është se ka faj. Opinioni i “Venecias” është qartazi kundër asaj që ai ka bërë si President, dhe tanimë është në dorë të Komisionit parlamentar dhe Gjykatës Kushtetuese, por ai mund ta kishte kursyer një nga dy fushatat që ka ndërmarrë kohët e fundit.

Ose duhet të mos na lodhte gjithë javën me argumente boshe, se Komisioni i Venecias është pro tij, ose duhet të na kursente këtë letrën, që duket sikur i thotë Komisionit të Venecias që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.

Të dyja bashkë nuk rrijnë, edhe titujt e gazetave të tij, dhe edhe kjo letra.

Perceptimi që ai ka se Komisioni i Venecias e ka shkarkuar nga detyra, është më afër të vërtetës, se sa titujt me të cilët ai u përpoq të auto-sugjestionohej, por problemi është se ai nuk e ka në dorë Komisionin e Venecias, dhe nuk mund ta gjykojë atë, siç po tenton të bëjë.

Komisioni i Venecias nuk është palë në krizën shqiptare, por është thjesht një ekspertizë e kualifikuar e leximit të Kushtetutës sonë.

Përpjekja për ta gjykuar Komisionin e Venecias, tregon mentalitetin që ka dominuar tek presidenti për të rishkruajtur Kushtetutën, siç ka pasur ai dëshirë.

Vetëm një njeri që mendon se Kushtetuta i jep të drejtë çdo veprimi të të “parit të vendit”, mund të ketë kurajon që ta gjykojë Komisionin e Venecias dhe ta trajtojë atë si kundërshtar politik. Janë të njëjtat motive që e çuan tek çmenduria e 30 qershorit.

Dhe kjo kuptohet më mirë kur e dëgjon të thotë se Komisioni i Venecias ka shkelur Kushtetutën, ose  “Venecia është çmendur”.

Është tipike për çdo shkelës Kushtetute që është çmendur.

9 komente në “Meta e trajton Komisionin e Venecias si “shkelës të Kushtetutës” dhe “të çmendur””

  1. zi says:

    Njekohesisht,cmenduria shkon vazhde;
    Cmenden politikanet?Cmenden instuticionet?Cmendet Europa?Cmenden analistet? Cmendet Venecia?Cmenden Shqiptaret?
    Pyes une tani!Mbase shqiptaret jane te cmendur?
    Mbase jane shembellim i cmendurise se tyre? Apo ideja, mendimi,vendi,koha,momenti,kushtet,trajtimi,e shkuara,ambjenti,kultura,ndergjegjesimi,kafsherimi,varferimi, i ben te tille.
    E tera eshte e perbere nga pjese dhe pjeset nga nen pjese dhe vazhdon perpjestimi i tyre deri ne te pa dukshmen.
    Eshte kaq e thjeshte nderkohe e nderlikuar njekohesisht, per te kuptuar te pa dukshmen dhe per tu bere pjese e teresise njekohesisht.

    1. Raimond vlonjati says:

      Po pse te mos gjykohet Komisioni i Venecias ? Pse ca jane ata si Dacibaot e Kryetarit Mao,lol, qe nuk gjykohej ?

      Kjo eshte qesharake, —

      Ne nuk paskemi tru te lexojme e arsyetojme Kushtetuten tone, por vetem keta vVenetikasit paskan ?

      Meta thote shume mire,L duket hapur se Venecia eshte treguar tendencioze, por edhe shume qesharake, sidomos kur thote qe ..”Presidenti tejlkaloi kopetencat ” hahahahahaa

      Ca mendim gjyjatesis qenka ky mor aman ? Ky eshte arsyetim skandaloz .

      Aty esht shume e thjeshte per konkluzionin ;;Ne duam te dime , e ka shkeluar Kushtetuten apo jo Presidenti, dhe Komisioni i Venecias qe pretendon se Presidenti ka tejkaluar kopetencat te na thote ne “plain english”
      Cili nen i kushtetutes esht shkelur ..pike ?

      Jo propoaganda pordhi kali qe …e lagu apo nuk elagu–Apo , deklarata qesharake tipike ..” vajza eshte njecike me barre”
      lol

      Komisioni i Venecias u diskretitua me ekte menyre arsyetimi juridik

      Une kam qene ne gjyqe ketu ne Amerike,dhe ketu gjyqtari nuk te lejon te lfasesh ti peralla, jo keshtu po ashtu
      Te kerkon te jesh i prere ne arsyetim, dhe po ashtu gjykatesi eshte i prere ne vendim
      Nqs ti ke gabuar gjykatesi Amerikan te thote :…Per kete qe ke bere , ke shkelur Ligjin Numer kaq , pike aq , dhe per kete denohesh me kaq dite apo me gjobe etj etj

      Por nuk thuhet kurre nje vendim i tille, si Komisioni i Venetikut ,, dhe aq me teper per Numrin 1 te shtetit, qe e ben fajtor ne menyre te pergjitheshme , pa treguar cilin Nen te Kushtetutes ka shkelur

      Hiqni more dore edhe ju gazetaret se po i beni dem shoqerise shqiptare duke qente padrejte dhe sherbetore te pushtetit qeveritar ne cdo kohe

      Meta mund t e kete 100 te liga, por ne kete rast Meta ka plotesisht te drejte

      Edhe nga sa e degjova une Meten ne interviste, Meta qenka politikani me inteligjent dhe me realist i Shqiperise

      Se psh Dorezimi i mandateve, ishte me te vertete nje levizje gjeniale politke e Sales, mirepo ti e ben ate levizje perballe ketyre nderkombetare, qe jane komplet te pa-pergjegjeshem dhe as qe ju rruhet fare per Demokracine dhe drejtesine shqiptare,

      Dhe bravo i qofte Metes , i cili e kishte kuptuar kete mentalitet prej te ligu te nderkomebtareve, sepse tha : Kur ata nderkombetare,
      as qe e cane koken fare por e nxiten zgjedhjen ne menyre antikushtetuese te Prokurroes se Pergjitheshme ,ku shkel direkt Kushtetuta, sepse nuk ka prokuror te perigjtheshem Provizor ne Kushtetute,

      Atehere tha Meta, qe me drorezimine mandateve, ata , nderkombetaret u gezuan, qe ju dha mundesia qe njeriu tyre
      te pushtonte cdo vote

      Ndaj them qe Meta eshte me inteligjenti nga politkanet shqitpare————Ndersa Rama juaj eshte nje halabak fshati dhe hajdut i rendomte ,
      qe duke bere servilin ekstrem ndaj politikes Amerikane, si me Muxhahedinet dhe te tjera gjera,
      mundohet te vjedhi pushtetet ne Shqiperi

      Turpi ju mbulofte juve gazetareve qe tregoheni te padrejte ne gjykim
      por sidmos qe perkrahni nje qelbesire hajdute si EDI RAMA

  2. h says:

    Meta eshte nje hajdut i ndyre,dhe komisjoni i venecjas as qe do i pergjigjet.
    keta muter degenerate shpresojne qe ata te grinden qe te fitojne kredibilitet .
    Venecja eshte qytet i ngritur mbi ujin e detit.
    Presidenca shqiptare ngrihet mbi korrupsion,mafje,degjenerim moral.

  3. Kudreti says:

    U mundova ta coja lexoja letren deri ne fund por u bera me dhimbje koke. Perseritje ne menyre idjote te guximit te tij te cmendur per te gjykuar komisionin.
    Arrita deri aty ku Iliri thote qe komisioni ka tejkaluar kompetencat se ka dhen mendim per probleme qe nuk eshte pyetur.
    Ketu u dorezova. Kjo ska asnje llogjike. Rregullat se si punon dhe e drejta e tij e fjales eshte nje e drejte qe ata ja atribojne vehtes dhe nuk pyesin Ilirin. Si nuk e kupton ky derdimen se Komisioni mund te kish dhene mendim me iniciativen e vet dhe pa ja kerkuar Parlamenti. Ketu e mbylla leximin.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ilir Meta eshte nje karde e djegur ku Edi Rama e futi ne nje zyre ku ai mendoi se do dilte ne pensjon.. Por Rama e nenvlesoj si gjithmone duke harruarr qe Reforma ne Drejtesi nuk e le te qete Ilir Meten. Mendoj qe duke u bere president do te kontrollonte politiken shqiptare si faktor I LSI-se pa pasur elektorat.. Dhe ashtu eshte.. S’ka elektorat dhe perpiqet sikur eshte figura e unifikimit shqiptar nepermjet zyres se presidences.. Venecia dha nje opinion qe c’fare kishte bere gabim, ky si nallban shqipo qe eshte I shkruan mbrapa sikur ata jane grupe politike te Europes dhe kane axhendat e tyre.. Ata u thirren, erdhen, pyeten se c’fare kishte ndodhur dhe dhane opinionin e tyre.. Kaq.. Nuk e shpallen as fajtor dhe as te kishte nje proces denimi.. Ky psikopati u shkruan mbrapa nje institucjoni qe ka ne arkiva kushtetuta nga me te ndryshmet dhe avokate te njohur nga bota perendimore.. Venecia ka kushtetuta qe I fillon vendet e mbyllura nga demokracia qe nga A-ja me udhezim si te ndertojne shtet demokratik dhe ky I shkruan leter sikur jane ata Gjin Gjonra. Ky me gjithe ata keshilltare aty qe s’kane idene me elementare te interpretimit e nje opinioni. Shtangisti i shkruan leter ketyre qe kane PHD ne Juridik.. O shtangist, sa di ti per kualitetin e floririt ata dine boten juridike.. Eshte turp.. Shqiperia nuk e meriton kete palaco.. Is too much.. Ngeli c’do jave duke dale ne konferenca dhe intervista si gomar.. Presidenti duhet I urte.. Fjalepaket.. I matur.. I qete.. Shpesh te shihet publikisht. Ky flet Mic Soklra e Mito Mana.. Me qen e mace. Ne maj te malit e ne ujvara.. Ky e kujton postin si flete fejsbuku.. Ky e merr rrolin e presidentit ne emer te vet personal sikur te jete zyra e LSI-se.. Kur e shef del ne konkluzjonin se pse Shqiperia ka ngelur vite e vite mbrapa..

  5. J says:

    Shqipëria i ngjan gropës së hales. Cilido i ndershëm apo fisnik hyn aty, ndyhet dhe ndotet.

  6. SHQIPETARI-BERLIN says:

    i Nderuar z.Mero Baze:Mos ju duket Cudi:A nuk ishte Ilir Meta Ai qe MOHOJ dhe beri Per “Budalla” nje Popull te tere, me Skandalin e Videos se Priftit????????????????JO VETEM Kaq..por a ishte Ilir Meta Ai, qe na Hodhi Poshte edhe EKSPERTIZEN E FBI-s…per Video-Pergjimin..duke e Quajtur Falso????
    A ishte Ilir Meta, AI qe u “Ofroj” Shqipetareve, nje “Ekip” Shqipetare te “Specjalizuar”…dhe qe na e Nxorren Ilir Meten “Engjell”????????
    edhe ata 4-Viktima qe VRAU Sali Berisha ne mese te TIRANES, u vrane per Ilir Meten(Shkaku i Demostrimit)….
    MOS TJU DUKET C´udi..kur edhe Komisjoni i Venecjas te “Pranoj” VERSJONIN E CMENDURISE-ilir Floriri…duke then:Le ta zgjidhin VETE Shqipetaret
    c´eshtjen e Ilir Floririt…..
    Politica e Crimi, chi sono lo steso Cosa(Politika dhe krimi jane e njejta gje)….Kjo eshte Fjalia Madhore e Kryemafjozit Corleone….dhe jo pa te DREJTE..lol

  7. am says:

    Shtangisti i dërgon letër Komisionit juridik ndërkombëtar.

  8. a.f. says:

    Ne fakt te gjithe mashtruesit sillen njesoj:
    Ilir Meta e ka me Komisionin e Venecias dhe me ata qe nxjerrin te palarat e tij,
    ndersa Mero Baze i turret Hollandes dhe te gjithe atyre qe kritikojne e nxjerrin te palarat e Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje