Durrësi “kampion” i punës në të zezë: 31% e punonjësve në vend, të padeklaruar

5 Tetor 2019, 22:25Sociale TEMA

Durrësi, është qyteti që mban kampion për numrin e punonjësve të evidentuar në të zezë, çka do të thotë se nuk janë të deklaruar në organet tatimore dhe nuk paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, nga 1688 punëmarrës informal që janë evidentuar gjatë fushatës korrik-shtator 2019 në subjektet e kontrolluara, 392 prej tyre janë konstatuar në Durrës, më pas renditet Vlora, Shkodra, Tirana dhe më pak janë konstatuar në Gjirokastër, vetëm 13 punonjës në të zezë.

E ndarë në rajone, rezulton se përqindja më e lartë e informalëve është përqendruar në rajonin e veriut dhe atë jugor, përkatësisht me me 40 dhe 30 për qind secili dhe më pak punëmarrës në të zezë janë kapur në rajonin qendror, me  27 për qind.

Në total, në raport me numrin e punonjësve të kontrolluar, 31 për qind e tyre janë konstatuar të paformalizuar.

1 komente në “Durrësi “kampion” i punës në të zezë: 31% e punonjësve në vend, të padeklaruar”

  1. Komunari says:

    Ka disa dite qe ky lajm nuk ka asnje reagim nga komentuesit!
    Ne se eshte e vertete,kjo eshte nje menxyre me e madhe se sa keto shifra qe jepen!
    Kete menxyre shteterore e deklaroi para 2 muajsh Banka Boterore kur saktesoi se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane INFORMALE dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto shifra perbejne nje skandal boteror,qe nxjerr ne pah se ne Shqiperi jo vetem nuk funksionon shteti ligjor dhe demokracia,por edhe administrata qendrore dhe vendore i eshte nenshtruar mafies se korruptuar!
    Fakti me koke forte qe e pohon kete eshte reagimi qe beri kryeministri Rama pas plasjes se skandalit te Unazes se Re ,kur iu hakerrye gazetareve se “KU ESHTE KETU KORRUPSIONI”?
    Shifrat e mesiperme te denoncuara nga BB nuk luajten nga istikami,jo vetem qeveria,si pergjegjese,por as prokuroria,as KLSH,as Avokati i Popullit dhe as ai qe e quan veten pushtet i katert:MEDIA!
    U dha thjesht si lajm i thate,por se prapa ketyre shifrave fshihet kriminalizimi i shtetit anti popullor,kete nuk e tha askush!
    Po keta mijra punonjes,qe punojne ne te zeze dhe qe per ata nuk jane derdhur as kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore,pra qe nuk do t’u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe qe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas,si mundet qe nuk jane ankuar tek “platforma” KANCEROZE e Rames e titulluar si “bashkeqeverisje me qytetaret”?
    A beson njeri ne Shqiperi, se te gjithe keta i jane nenshtruar fatit te keq te ketij sundimi diktatorial antipopullor per 30 vjet dhe nuk do jene ankuar gjekundi?
    Pikerisht ketu qendron edhe fallciteti mashtrues i tere propagandes gebelsiane te vete Rames,se nepermjet portalit kanceroz ka seleksionuar denoncimet per korrupsion duke reklamuar cdo jave vetem ankesat banale per legalizimet ose punesimet!
    Nje popull i tere i perbuzur dhe i mashtruar nga nje kryeminister bajraktar,qenia e te cilit ne krye te PS-se dhe qeverise eshte nje fatkeqesi per popullin shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje