Jari tregon pse duket sikur nuk ka sinqeritet, mes partnerëve të opozitës

Ditët e fundit janë shtuar shumë zërat për mungesë sinqeriteti mes partnerëve opozitarë në betejën e tyre kundër “Rilindjes”.

Demokratët janë të shqetësuar se Mona ja ka me hile Lulit, Luli ja ka me hile Dash Shehit, Dash Shehi ja ka me hile Mediut, Mediu ja ka me hile Nard Ndokës, e Nard Ndoka ja ka me hile Dules.

Për të qetësuar situatën, Jari iu drejtua demokratëve:

“Të dashur demorkatë,

Jari ju sqaron!

Nuk ka asgjë reale në prishjen e komunikimit mes Monës dhe Lulit.

Fakti që Luli thotë se Mona tjetër gjë i thotë atij, e tjetër gjë gazetarëve, është strategji e opozitës.

Nëse Mona do t’u thotë gazetarëve ato që i thotë Lulit, atëhere gazetarët do kuptojnë strategjinë e opozitës dhe Rama do marrë masa kundër tyre.

E njëjta gjë është dhe në raportet mes Monës dhe Metës.

Ato që thotë Meta, që Mona nuk e dëgjoi për mandatet, është një mënyrë për të fshehur të vërtetën se si ka funksionuar, pasi na e merr vesh “Rilindja”.

Mona ja ka thënë planin “Zonjës së parë”, pra vajzës, ajo babit, ai ka bërë sikur se ka besuar, se vajzë e vogël, dhe kështu është realizuar skema.

Kjo strategji ka funksionuar dhe më tutje.

Fjala vjen, Luli i ka mbushur mendjen Dash Shehit se gjithë këto veprime i bën se do të prishet me Doktorin, meqë Dashi se ka qejf Doktorin.

Dashi, që kënaqet nga kjo, i thotë Mediut se Luli i ka thënë që Mediu të mos jetë kundër Damianit në tryezë të reformës zgjedhore, se ai nuk e thotë dot vetë, se i bërtet Doktori.

Kështu vazhdon më tej e Fatmiri i thotë Nard Ndokës, që po t’i thuash Ramës budalla, e beson gjithë populli, se ti je ekspert i budallallëqeve.

Pasi Nardi e thotë këtë, i thotëe Dules, se ai dhe Dulja duhet të kenë qëndrime të ndryshme nga partnerët e tjerë opozitarë, se janë parti kristiane dhe duhet të bien në sy si inteligjentë.

Pra e vërteta është se të gjithë partnerët opozitarë luajnë pak me njëri- tjetrin në këtë drejtim, për të mirën e punës.

Qëllimi është që në finale askush të mos dijë asgjë se si duhet të sillet, përveç Lulit.

Është pak a shumë si sillet Meta me vartësit e vet në Presidencë, që të mos kuptohet që duket si i lajthitur, gjërat me lajthitje i thonë vartësit.

Pra të dashur demokratë, ky është stili i komunikimi mes partnerëve opozitarë, jo konflikt mes tyre.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *