Një fushatë frikacakësh

5 Tetor 2019, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kosova mbylli fushatën për zgjedhjet e Parlamentit të ri të Kosovës, provokuar nga kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, pas përpjekeve të tij për të rritur frymën populiste në vend, ndërkohë që një fletëthirrje nga Gjykata Speciale në Hagë, mbërriti në zyrën e tij.

Haradinaj dha dorëheqjee formale nga posti i kryeministrit, duke porositur duartrokitje, pa u larguar kurrë nga ai post dhe duke rikandiduar për kryeministër, në përpjekje për t’u heroizuar para zgjedhjeve të reja.

Shpresa e tij se fushata për taksën 100 për qind  kundër Serbisë, e cila ndërpreu nismën amerikane për bisedimet Serbi- Kosovë, kishte rritur popullaritetin e tij, duket se e motivoi për të provokuar zgjedhjet. Por edhe pse zgjedhjet u provokuan si një mënyrë për të sabotuar bisedimet, tema e bisedimeve Serbi- Kosovë, u shmang tërësisht nga fushata, duke mos u përballur asnjë lider me të.

Vjosa Osmani, një nga favoritet kryesore për kryeministre, ka shprehur luajalitetin e saj ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian, dhe vullnetin për të vazhduar bisedimet, përmes një gjuhe të drunjtë, nga frika e sulmeve populiste. Megjithëse ajo duket se është e gatshme të jetë luajale me Perëndimin, ajo nuk guxoi ta bëjë temën e bisedimeve, betejë në fushatën e saj, edhe pse zgjedhjet u provokuan për atë shkak.

Albin Kurti, i cili shpreson se “i ka ardhur dita” të bëhet kryeministër, nuk ka lëvizur shumë nga pozicionet e tij skeptike ndaj marrëveshjes së ofruar nga SHBA dhe BE, dhe flet ende nga pozitat e një lideri që është për ndryshim të kufijëve të Kosovës, duke u bashkuar me Shqipërinë, çfarë mund të jetë një premisë e rrezikshme për të folur haptazi për temën e ndryshimit të kufijëve edhe për Serbinë

Ramush Haradinaj ka pas fatin e keq të ishte yll i politikës së Kosovës kur dha dorëheqje, dhe thuajse në hije gjatë gjithë fushatës, i zbehur nga shkëlqimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Ndryshe nga të tjerët, ai duket më i shqetësuar nga vendimi i para dy ditëve të Shtëpisë së Bardhë, që emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, një diplomat i stilit të presidentit Trump, si të dërguar special për marrëveshjen Serbi- Kosovë. Në deklaratën e tij “përshëndetëse”, Haradinaj foli për një marrëveshje në kufijtë ekzistues, duke lënë të kuptojë se indikatorët janë, që opsioni i ndryshmit të kufijëve është ende në tryezë.

Fraksioni socialdemorkat i shkëputur nga Kurti, i është bashkangjitur Haradinajt, pa ndonjë entuziasëm për të qenë faktor në këto zgjedhje si fitues, por me shpresë se e kanë dobësuar Albin Kurtin.

Fatmir Limaj shpreson të bëhet i dobishëm me një pakicë të artë për koalicionin e madh, ndërsa Pacolli ngjan i pashpresë të hyjë sërish në Parlament si parti, por i eshte bashkangjitur listes se Limaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, parti e të cilit shpreson të rezistojë si parti kryesore, edhe pse është nën goditje, si parti e dërrmuar nga skandalet e pushtetit, ishte i vetmi që shpreu entuziasëm të qartë për lajmin e të dërguarit special për marrëveshjen Serbi- Kosovë, duke e përshëndetur atë pa rezerva dhe duke u angazhuar personalisht në mbështetje të shqetësimit amerikan për këtë çështje.

Partitë fituese të së dielës në Kosovë, do ta kenë marrëveshjen Serbi-Kosovë, dosjen e parë në tavolinën e punës, edhe pse në fushatë nuk e patën kurrë temë të fjalimeve të tyre, nga frika e populizmit agresiv dhe paqartësisë që kanë mbi kushtet që do shoqërojnë marrëveshjen.

Edhe pse Osmani ka elaburuar fort temën se nuk do të bëjë koalicion të madh me partinë e Thaçit, nëse LDK del parti e parë, diplomatët ndërkombëtarë e shikojnë këtë koalicion si më të dëgjueshmin për të ecur përpara axhenda e bisedimeve, ndërkohë që zgjedhjet u dominuan nga retorika anti-korrupsion ndaj partisë në pushtet.

Në rast se Vetëvendosja del parti e parë, aleati i saj i mundshëm është LDK, por qeveria pritet të jetë një bashkim artificial politikash, edhe pse të dy liderët e rinj  janë të angazhuar kundër sistemit të ngulitur të korrupsionit dhe klaneve kriminale në vend.

Një qeveri e tillë e mundshme, natyrisht ka pak shanse të angazhohet për marrëveshjen Serbi- Kosovë dhe akoma më pak gjasa të ketë mbështetje afatgjatë, por mund të shërbejë si një leksion i fortë kundër liderëve tradicionalë në Kosovë dhe metodave të tyre anti-demokratike për të mbajtur pushtetin, përfshi dhe lidershipin e vjetër të LDK.

Sido që të dalë rezultati, është e dukshme se liderët kryesorë që kandidojnë për kryeministër, nuk patën guxim të bëjnë pjesë të fushatës së tyre, temën e bisedimeve Serbi- Kosovë, edhe pse mbi bazë të saj do të formatohen koalicionet dhe akoma më shumë, që për shkak të tyre, ata hynë në zgjedhje të parakohshme.

Dhe kjo mungesë guximi mund të prodhojë pasiguri të re dhe mungesë stabiliteti, edhe pas zgjedhjeve, nëse nuk kanë kurajo të përballen me këtë temë.

Ikja nga ky debat në fushatë, si struci duke futur kokën në rërë, nuk i bën më patriotë, por më frikacakë. Patriotë janë ata liderë që përballen me problemin dhe ja dalin ta udhëheqin shoqërinë drejt një rrugëzgjidhje.

9 komente në “Një fushatë frikacakësh”

  1. lll says:

    Politikanet e Kosoves duhet te lusin zotin qe kelyshi i Putinit Donald Trump te behet impeach ne senatin Amerikan.Perndryshe Kosova do te ndahet cope-cope ashtu si duan serbet dhe ruset.

  2. saliu says:

    Richard Grenell nuk eshte nje diplomat ne stilin e Trump-it, por nje Tump i vogel. Injorant ne diplomaci dhe ekstremist i djathte, eksperienca e tij eshte ajo e nje Trolli interneti. Ne Gjermani eshte pothuajse teresisht i izoluar nga klasa politike gjermane dhe askush nuk e merr me seriozisht. Persa i perket ceshtjes se kufijve te Kosoves, duket se klasa politike harron se ka ende territore shqiptare nen Serbine. Atehere, si mund te shkembejme territore te cilat nuk ekzistojne per palen serbe, sepse nuk ka asnje centimeter territor serb ne Kosove? Pastaj, qe nga Konferenca e Londres e deri me sot, mos valle nuk do ta kishin luajtur karten e shkembimit te territoreve politikanet e klasit te fuqive te medha? Apo Thacerat e Ramat jane me mencur se politikanet e shkuar? Cilido qe luan me kufijte e vendit tone luan me jeten! Ky eshte mesimi qe ofron historia, jo vetem e jona por e te gjithe atyre popujve qe kane respekt per veten. Pastaj, te mos kujtojne keta palo politikane te qelbur qe jane sot ne Shqiperi e Kosove se populli e ka humbur aftesine e reagimit. Shqiptaret vetem po presin qe te mbaroje reforma sipas porosive te ShBA e BE. Ka ende burra ne kete vend e kush guxon te luaje me territoret shqiptare luan me koburen. Kaq di te them une nga historia. Hajt tung!

  3. katarakti says:

    Nuk mund te kete marreveshje Serbi – Kosova pa shkembim territoresh. Sepse atehere nuk eshte marreveshje. Ata qe thone apo mbeshtesin te kunderten ose jane mashtrues ose jane budallenj. Kush ka te drejte tani: ata qe jane kunder marreveshjes Serbi – Kosove, apo ata qe jane gati te hyjne ne pazare me Beogradin. Gjermania eshte kunder ndryshimit te kufijve, dmth praktikisht kunder nje marreveshjeje Serbi – Kosove per kete qellim. Uashingtoni duket se do ta zgjidhe njehere e mire kete lemsh te ngaterruar. Beogradi te njohe Kosoven si shtet i pavarur. Ne kembim te marre veriun e Kosoves. Dhe ketu muhabeti merr fund. Kush ka te drejte dhe kush e ka gabim?!

  4. Baliu says:

    Te gjith frikacak ndaj bisedimeve Serbi – BE – Kosove eshte pak e tepruar. Ne grupin frikacak mund te hyje Vjosa e cila deri para nominimit si kandidate e LDK per kryeminister nuk ka pasur ndonje rol te rendesishem as ne partine e vet LDK. Frikacak mund te quhet edhe Ramushi i cili bisedimet ia la ne dore Hashumit, edhe pse kushtetuta e Kosoves e parasheh qe bisedimet duhet te udheheqen nga kryeministri, e jo nga presidenti. Ne anen tjeter Limaj ka trompetuar shum edhe gjat fushates zgjedhore se ai duhet te jet dhe do te jet udheheqes i bisedimeve, edhe pse pesha politike e partise se tije Nisma nuk premton se do ta kaloj pragun zgjedhor. Kurse Albin Kurti e ka thene kjarte se ne rast se vjen ne pushtet permes qfardo koalicioni, ai deshiron qe bisedimet ti mer vet ne dore. Pra nuk mund te quhet frikacak. E sa i perket PDK, ajo edhe deri tash ka qene e involvuar ne bisedime, dhe at involvim e sheh si garanci per tu amnistuar nga krimet dhe skandalet e panumerta politike dhe ekonomike. Pra “guxim” i domosdoshem.

  5. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Po mire or Baze, pse mendon se duhej te perseritej refreni tashma i njohur se:” ABSOLUTISHT NUK KA NDRYSHIM KUFINJESH,APO SHKEMBIM TERITORESH”.
    Ajo qe asht vendos nji here ,nuk ka nevoje te rishikohet te artikulohet,te permendet,te diskutohet etj.
    Tre vetmit qe po vajtojne sot jane Hamish Thaqi,Edvina RamBIlali dhe Aleksej Vucica!Edhe Balon Haxhiqdhiu!?

  6. Gjorku says:

    Tè gjithè ‘frikacakè’ edhe ata qè me armè e me penè bènè luftèn. Tè gjithè ‘frikacakè’ edhe ata qè me sytè e tyre panè tè vriteshin, poshtèroheshin e pèrdhunoheshin familjet e tyre. Tè gjithè ‘frikacakè’ pèrfshi kètu tè gjithè Ne shqipètarèt qè ndoqèm nèpèrmjet TV ato ngjarje tè dhimbèshme qè tronditèn botèn mbarè e qè veç fjalève nuk bèmè asgjè, asnjè veprim tè denjè ! Qè tè jeshè Trim i mirè, duhen shokè shumè dhe kjo èshtè e rèndèsishme jo vetèm nè luftè, por edhe nè Paqè. Qè tè bèhesh Trim duhet tè jeshè i bindur pèr sublime. Qè tè bèhesh trim duhet tè ndjehesh i barabartè midis aleatève, duke fituar respektin e tyre…. Qè tè bèhesh Trim, duhet tè jeshè i bindur qè armiku Yt èshtè ai i popullit tènd. Qè tè bèhesh Trim, duhet tè jeshè i ndèrgjegjshèm pèr rolin dhe misionin tènd. Trimi i mirè nuk humbet kur pèr atè flet historia. A ka ma Trima Dardania ??? Mero thotè Jo ! A Ka tè mençur Dardania ? – Kètè duhet ta mèsojmè sot ! çèshtja e Bisedimeve nuk èshtè ajo mè kryesorja, kètè e dijnè edhe drejtuesit e politikès qè qèllimisht e anashkaluan nè fushatèn zgjedhore. Bisedimet janè tè inponuara nga Euro.atllantikèt nga pa fuqia e tyre pèr tè vendosur drejtèsinè ndèrkombètare ndaj popullit martir shqipètarè tè Dardanisè. Pèrse i pèrket palès shqipètare, ajo paraqitet si subjekt nè bisedime qè, me kohèn qè kalon tè kèrkojè lèshime ndaj armikut tè sajè shekullorè. Thjeshtè kjo temè nuk ka se si tè paraqitej nè fushatèn zgjedhore, nè njè kohè qè nuk varet asgjè nga ata, qè mund tè inponojnè njè zgjidhje tè pèrherèshme ! Shqipètarèt duhet tè shkojnè tè gjithè nè votime pa Frikè !!!

  7. luani says:

    Mero , ora tani qe po bej kete koment eshte 12 e 50 minuta dhe kur te jepet rezultati i votimeve fitues ka per te dale Rzmush Haradinaj e vare ne vesh kete fjale se keshtu ka per te dale . U doli boja populisteve e rrenaxhive qe premtojne gjithça e bejne gare pak , ndersa Ramushit i flet zemra . Habitem si qendron ne parlament hala dhe kush i jep vota , partise Rugoves qe nuk kan hedhur asnje plum kunder serbeve gjate luftes , ata kan vepru si ka vepru Balli kombetare tek ne gjate luftes Nacional -Çlirimtare duke bashkepunuar me pushtuesin .

  8. maga says:

    prisni reagim nga pozitat e një shqiptari nga ymer bazja i janullatosit!! qëllimi i meros është të ngreje mure midis shqiptarëve në të dy anët dhe të bëjë të pamundur faktorizimin e shqiptarëve nëpërmjet bashkimit kombëtar. prandaj ka alergji nga albin kurti dhe parapëlqen osmanen e lidhjes demokratike jugosllave.
    zgjedhja e albin kurtit është fitorja më e madhe e shqiptareve këto 30 vjet. fillon procesi i shqipërise se 1912-s,i lënë në mes për një shekull

  9. rexha 10 says:

    RAMUSHIN E DOGJI AMERIKA ,QYSHE KURE KRIJOI USHTRINE E KOSOVES.
    DHE NE FUSHATE U DOGJE PO NGA AMERIKANET SEPSE NUKE HOQI TAKSEN KUNDER MALLRAVE SERBE,KURE ME TE MADHE E KERKOI EDHE AMERIKA.TE GJITHA POLITIKAT NDERKOMBTARE JANE KTHYER NE BIZNES EKONOMIK.SHIKONI BIZNESMENIN TRAMPE PRESIDENTE I AMERIKES QE PO I VE FLAKEN BOTES.ISHTE PO KJO AMERIKE QE I DHA PAVARSINE KOSOVES ,PORE ME PRESIDENTE BILL KLINTON.
    SHIKOJNI MIRE DIFERENCEN E NJERZEVE QE UDHEHEQIN SHTETET E BOTES .CILET JANE PRESIDENTA BIZNESI DHE BEHEN POLITIKAN ,DHE CILET JANE POLITIKAN PA BIZNESE. FOLE PA DORASHKA zoti MERO BAZE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje