Fituesit të paqartë, por humbësit janë të sigurtë

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Kosovë ishin një mesazh i qartë i shoqërisë kundër përpjekjeve për të përdorur populizmin fallco dhe plagët e luftës, në funksion të pushtetit, 20 vite më vonë.

Kosova i ka dhënë votat Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të cilët jemi të pasigurtë ende se kush ka disa vota më shumë se tjetri për të marrë mandatin, por jemi të sigurtë kush ka humbur përballë tyre.

Humbësi i madh i zgjedhjeve është Ramush Haradinaj, ai që i provokoi ato në emër të populizimit dhe përpjekjes për t’u heroizuar në emër të luftës dhe problemeve të prodhuara prej saj.

Njeriu që tentoi të fitonte pikë duke bërë sikur dha dorëheqje nga kryeministër e duke rikandiduar sërish, pasi bllokoi bisedimet për njohjen reciproke Serbi- Kosovë, është humbësi i madh i këtyre zgjedhjeve.

Shqiptarët e Kosovës nuk e kanë marre seriozisht populizmin e një udhëheqësi, që bashkë me disa komandantë të tjerë të dalë nga lufta, e kthyen Kosovën në një shoqëri të kapur peng nga zaptimet, korrupsioni, nepotizmi dhe populizmi. Miqësia e tij e shpallur me Ilir Metën dhe Sali Berishën mund t’ia ketë forcuar dhe më tej këtë imazh.

20 vjet pas çlirimit të saj nga Perëndimi dhe lufta e UÇK, Kosova ka zgjedhur të jetë e lirë nga ata që në emër të lirisë kanë mbajtur një shoqëri në kufijtë e izolimit politik ekonomik dhe në mungesë të lirisë ekonomike.

Kosova po ashtu nuk e ka besuar përpjekjen patetike të Kadri Veselit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e parë partinë e tij, si pjesë të problemit dhe jo si zgjedhje të problemit.

Votat për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, tregojnë se shoqëria e Kosovës ka votuar për një ndryshim të thellë, për liderë të rinj dhe për imazh të ri të Kosovës.

Vjosa Osmani është fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve pasi si grua dhe përfaqësues e partisë më të vjetër të Kosovës, ka zgjuar një elektorat të fjetur të LDK, që e kish braktisur këtë parti, e cila përjetoi pas vdekjes së Rugovës një fragmentarizim, qurravitje pas  kundërshtarëve dhe degradim të ideve dhe personaliteteve.

Ajo është “bukuroshja e fjetur” e këtyre zgjedhjeve, e cila më shumë se kushdo tjetër riktheu shpresën tek një parti historike, e cila është zvarritur, është copëzuar dhe degraduar në këto dhjetë vite duke u qurravitur pas komandatëve që ua kanë vrarë anëtarët e partisë për luftë politike dhe i ka kthyer dinjitetin LDK. Fiton apo jo, pak vota më shumë se Albin Kurti, ajo ka fituar të drejtën të udhëheqë LDK dhe Kosovën.

Albin Kurti nga ana tjetër, është fituesi autentik i zgjedhjeve, njeriu që me këmbët e veta ideoi dhe ngriti një lëvizje të majtë populiste antisistem dhe që ja doli më në fund të jetë i votuari i madh i saj. Edhe pse ngjan të jetë “kokë më kokë” në Kosovë me Vjosën, deri tani, votat e diasporës pritet ta nxjerrin atë fituesin e madh.

Llogaritë e reja për qeverinë e re të Kosovës duhet të lexojnë ndryshimin. Për shkak të një ngërçi kushtetues, aty qeverinë duhet ta formojë fituesi ose duhet të shkohet në zgjedhje të reja, por askush nuk ka të drejtë, të tradhëtojë vullnetin e popullit për ndryshim.

Fituesit janë të paqartë për pak vota me njëri- tjetrin, por ndryshimi është fitorja që shkëlqen.

Humbësit janë shumë më të qartë. Ata që e lodhën shoqërinë e Kosovës duke tentuar ta përdorin lirinë e Kosovës si një mënyrë për t’i duruar ata si udhëheqës. Sot Kosova tregoi se di të çlirohet dhe nga çlirimitarët kur ata sillen si zaptues.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Fituesit të paqartë, por humbësit janë të sigurtë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shpresoj qe Osmani te fitoj..

    1. adi says:

      si nuk u lodhe duke thene vetem te paverteta dhe gjysem te verteta o mero
      ramush haradinaj ka mare te njejtat vota qe ka pasur
      pikiade jane banditet e PDK miqte e ngushte te rames dhe rilindjes

  2. Lexues i temes says:

    Z.Baze! Nese do ishe akoma ai qe kam lexuar prej vitesh cdo dite dhe prej muajsh shume rralle, editoriali yt do titullohej “Shqiperia ka emergjence te kete Vjosen dhe Albinin e saj”. Jam e sigurt qe e mendon po nuk je i lire ta shkruash! Jo me

    1. zbrisni ne Tokë says:

      Lexuesi temes; nuk e kuptoj se si Shqiperia duhet te kete Albinin e saj… kur Albin Kurti vjen ne Shqiperi, krijon nje parti te tipi …. takon Ilir Meten dhe Sali Berishen, pastaj na del qe kur raporton presidenti ne komisionin hetimor thote qe “kisha informacion se do digjinin parlamentin shqiptar” dhe ne nje emision, gazetari Denis Dynjaja pa dashur thote se grupi qe do digjte parlamentin ishte nga Kosova, ndersa nenkuptohej qe i shte i organizuar nga Albin Kurti ne mbeshtetje te Ilirit dhe Saliut. Duhen pare mire gjerat se as Shqiperia dhe as Kosova s’ka per te shpetuar nga intrigat e ketyre njerzeve qe qofte edhe nje dite kane ngrene buke dhe kane pire uje ne ndonje sallon serb. Albini i vuri flaken dhe tymin parlamentit kosovar e jo me. Tani ka marre yrysh, por mbase frenohet se keta extremet dhe te ndikuarit fillojne e kamuflohen kur u jep pushtet.

  3. Kosovaret u lodhen nga hajdutet e tyre dhe i braktisen.
    Kurse tek ne shpellaret e saliut nuk lodhen dhe pregatisin molotovet dhe djegien e radhes.
    Kosovaret treguan ne votime se jane shume me lart se sa shpellaret e saliut qe duan me cdo kusht dhe cdo mjet te vijne ne pushtet per te vjedh e plackit.
    E megjithate albin kurti ka me shume vota fetare islamike dhe do jet nje rrezikshmeri per rajonin

    1. Adi says:

      Po leri shpellaret e saliut se ata bene ca bene dhe kane 7 vjet pa pushtet! Shih super hajdutet e ramutit tani!

  4. SHKELZENI says:

    FRAZA E FUNDIT ESHTE BRILANTE (SOT KOSOVA TREGOI SE DI TE CLIROHET DHE NGA CLIRIMTARET KUR ATA SILLENI SI ZAPTUES )
    ESHTE FRAZE E ARTE BRAVOOÔOOOOOOOOO

  5. Trim tash në paqe! says:

    Heu, bre, nuk paska fitue Behgje Pacolli a? Po atë,politika kosovare dhe e Shqypnisë e kanë konsiderue si Everestin bre, pasunin e të cilit dun me e arrit tu vjedh tan klasa politike shqyptare! Po i tash, kë me pat si objektiv, pasurinë e Vjosës dhe Albinit, a? Kjo asht marre, bre! A për çka luftuen trimat e çartun të UÇK, bre? Po për “kombin”, për çka tjatër! Rrnoft Ramushi, Kadria, Thaçi, e tan luftëtarët trima, që na kan zbardh faqen edhe tash n’liri e jo ma n’luftë !

  6. Miku says:

    Keq , dota kesh Mero! Ke henger dhe ke dhjere mjaft me dyshen,Thaci – Rama.Tani prit dite te veshtira.Mdoshta ke bere mdonje lasolle dhish ne Tepelen, se tani te duhet.Tani Mero. dil partizan me yll ne balle, me komandant Rucin dhe komisare Termetin.

  7. Endri says:

    HAJDE ME KEMBE TE MBARE EDHE NE SHQIPERI. TE SHUHET FARA PS-PD QE I MOREN SHPIRTIN KESAJ TOKE.

  8. ABC KORCA says:

    1- Nuk kame degjuar ose lexuar kurrrrrëëëë qe nje “ekstremist” i majte te beje ato qe thote perpara marrjes se pushtetit…kur vine ne pushtet behen me pusht se pushtat
    2-Duke pare Kurtin duket qe eshte nje njeri qe besen as e njeh e as e mban
    3- Zoti na shpetofte nga tipa si Kurti…megjithese eshte shume e lehte rrezimi i tij nqs do degradoje( qe do degradoje do degradoje…puna eshte se nja 4 vjet do qahet si ky rilindasi jone)

  9. Ragipi says:

    Te lumte Mero me analizat e tua po ia qellon me mire se me qene ne kosove dhe me mire se analistet e kosoves cdo here ia qellon dhe mire qe je i pavarur nga cdo regjim.

  10. @ says:

    Nese fituesit jane “te paqarte” i bie qe edhe humbesit mos te jene kaq te sigurte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *