Jari analizon zgjedhjet në Kosovë dhe ndikimin e Doktorit

Pas rezultateve të para të zgjedhjeve në Kosovë, Jari mendoi se do të ishte mirë t’u çonte një mesazh demokratëve për t’i qartësuar, se si duhet ta lexonin rezultatin.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Zgjedhjet në Kosovë, nuk duhen parë me pesimizëm. Fakti që Ramushi humbi zgjedhjet, edhe pse para zgjedhjeve deklaroi se aleati i tij është Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk do të thotë që kosovarët nuk e duan Doktorin dhe Ilir Metën.

Problemi është se Ramushi po mos ta bënte këtë deklaatë mund të mos merrte asnjë votë, por falë kësaj deklarate ai mori 10 për qind sa ç’thuhet që ka marrë. Kjo tregon se ndikimi i Doktorit në Kosovë është ende i fortë.

Nga ana tjetër LDK është rritur deri në 30 për qind dhe ata janë aleatët tanë kryesorë edhe pse i kemi ftohur pak marrëdhëniet. Fakti që një vajzë e re edhe pse nuk është kryetare partie e rriti elektoratin, na jep shpresa që dhe ne në zgjedhjet e ardhshme të caktojmë një grua kandidate për kryeministër, ndërsa Luli të mbajë partinë. Kjo është e vetmja zgjidhje që të rritemi si parti.

Fitorja e Albin Kurtit është lajm i hidhur pasi ai dihet që është enverist, por nuk ke çfarë bën. Dihet që enveristët kanë votat e tyre dhe në Kosovë.

E rëndësishme është që ne të sigurohemi që ndikimi i Doktorit në Kosovë është ende i fortë se ka shpëtuar Ramushin nga shkrirja e partisë dhe megjithëse nuk bëri fushatë pro LDK, ajo u rrit. Mendo sikur të kishte bërë dhe fushatë.

Shembulli i zgjedhjeve në Kosovë duhet të na frymëzojë dhe ne. Me një grua të re si kryeministre, ne mund ta mundim Edi Ramën. I vetmi rrezik është që Luli të thotë “çfarë keni me mua unë si Nuse jam”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *