Albin Kurti: Vetevendosja ka fituar. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të 80 për qind të votave ka deklaruar se  VV ka fituar. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë. Kurti ka thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.

Kurti shtoi se erdhi dita dhe se ajo se çka ka ndodhur sot në Kosovë është fitore historike e popullit të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes. Ne pas pak do të nisemi drejtë sheshit Skënderbe ku do ta festojmë fitoren tonë. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit. Çka ka ndodhur sot është një ndëryjre e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë., në këtë mënyrë ata e shpëtuan shtetin nga politikanët”, ka deklaruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i plotësojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

“Unë do të bëjë përpjekjet maksimale që legjislatura e shtatë ta ketë qeverinë sa më parë. Bisedimet për koalicionin e ri qeverisdës dfo të jenë bisedime që do të reflektojnë menjëherë. Ne do t’i realizojmë të gjitha zotimet që i kemi dhënë sepse erdhi dita”, ka deklaruar Kurti.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Albin Kurti: Vetevendosja ka fituar. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit”

  1. eh, ç'tu theme says:

    Vetem ate muhabetin me Ilir Meten dhe Sali Berishen, çfare e kishe si dhe ai grupi qe do digjte parlamentin shqiptar pse do ta beje?!

    1. Albann says:

      Erdhi koha qe bossi ne Beograd dhe vartesi ne Prishtine te takohen si perfaqesues te popullit te tyre A do e shmange Albini takimin me Vucic nga frika se tradheton veten? Po pres me kureshtje .Duket se zoti ka vendosur ti cjerre masken Albinit

  2. Baliu says:

    Populli ka folur, populli e do LVV, por te shohim si do te jet llogaria e hanxhiut.

  3. Roberto says:

    Pse ky koke-qoshja do jete kryeminister?????? Hajde c’behet more shoke hajde hahahahhaaaaaaaaaaa.

    1. Dibrani says:

      O injorant funksional,…kur nuk e njeh mos fol se behesh ga i botes

    2. 🕺🏿 says:

      Po ja te vejme ty, koke tricepshin

    3. Adi says:

      Pse te duket me i mire ky qe kemi ne Shqiperi. Te pakten Albini i ka dy principe dhe nuk eshte hajdut.sa i afte per kryeminister do e shohim. Te pakten ne kosove elektorati tregon ndryshueshmeri. Ne Shqiperi ca do te beje Edvini apo Lulushi po njesoj vota do marrin

  4. Tomori USA. says:

    Urime zoti Albin Kurti per fitoren. Premtimet ishin te mira per shtetin dhe qytetaret e kosoves, por mbajtja dhe zbatimi i tyre esht me i veshtiri, prandaj, puna dhe deshira per ndryshim, konform ligjit dhe kushtetutes, dotu vendos ne pedestalin e kryeministrave dhe qeveris me te mire nga shpallja e pamvaresis.
    Sa i perket takses ndaj serbise, esht me e veshtira per ju, por mbeshtetu tek zgjidhja dhe ndihma e SHBA, BE. si lider te botes per liri, demokraci dhe mirqenje per qytetaret.
    Mose haro fqinjet dhe vecanerisht shtetin ame SHqiperine, jo per bashkimin e dy shteteve, se esht objektiv i larget, se pari duhet bere bashkimi me shtetet e Evropes BE, pastaj vine te tjerat. Suksese e pune te mbare, te urojme nga Amerika e larget.

  5. turi says:

    majtist komunist. vk

  6. Guri says:

    Po po eshte ky qe u takua me studetet kur po benin grev ne shqiperi,eshte ky kelyshi i sali serbit.Serbia ja arriti qellimit e mori kosoven me vote antikombtare shqiptare,mbajeni me shendetturi dhelpern qosen albin.

  7. Bekim Peja says:

    Si fitohen zgjedhjet në një shtet të kapur??, Kurti është i dergjur në kaptin. Ky mistrec flet për korrupsionin e kapjen e shtetit ndërsa i don politikanët më të korroptuar në Shqipëri!
    Kush ishte ai i burgosur politik në Serbi apo Jugosllavia që ju rezervua një intervistë nga burgu për ta shar pushtetin e asaj kohe, ASKUJT. Ky është përgatitur gjatë nga UDB-ja për ta dëmtuar Republikën e Kosovës.
    Kosovës është e mvarur nga perëndimi e sidomos nga Amerika, ndërsa zgjedh një njeri që bën të gjitha kundër tyre, që as që njeh ket Republik (pos parat e të mirat që merr nga ajo).
    Populli ashtu si vutuan ashtu do e paguajnë.
    Shnet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *