Një vit në mediat sociale, sa për të lexuar 200 libra

Dikush e pyeti Warren Buffet dikur rreth sekreteve të tij të suksesit. Buffett tregoi me gisht nga një pirg librash dhe tha: “Lexo 500 faqe si këto çdo ditë. Kështu funksionon dija. Ndërtohet, si interes i përbërë. Të gjithë mund ta bëjnë, por ju garantoj se jo shumë do ta bëjnë…”

Kur e zbulova këtë citim të Buffet, diçka nuk shkonte mirë. Ishte dhjetor i vitit 2014. Kisha gjetur punën e ëndrrave. Disa ditë, do të isha atje, ulur në punën e ëndëruar dhe do të mendoja “ O Zot, po sikur të jem sërish këtu, pas dyzet vitesh? Nuk dua të vdes në këtë mënyrë…”

Diç nuk shkonte si duhet. Ndoqa recetën. Nota të mira. Lidership. Rekomandime. Universitet. Puna e ëndrrave. Isha fitues. E kisha përfunduar garën. Ja ku isha në tokën e ëndrrave. Por diçka po shkonte tmerrësisht gabim.

Çdo ditë, nga shkrimorja e punës së ëndrrave, shihja në sytë e tyre. Sy të zbrazët, krejt të zbrazët. Nuk kishte përgjigje aty.

Në janar të 2015-s, zbulova thënien e Buffet-së. Vendosa të lexoj. Do të lexoja e lexoja e lexoja dhe nuk do ndalesha, derisa të gjeja ca dreq përgjigjesh.

Nuk hoqa dorë nga arritja e 500 faqeve në ditë, por në dy vitet e fundit, kisha lexuar mbi 400 libra, nga njëri kapak në tjetrin. Ai vendim për të nisur të lexuarit ishte një nga më të rëndësishmit në jetën time.

Librat më dhanë guximin të udhëtoja. Librat më dhanë bindjen të lija punën. Librat më dhanë modele, heronj dhe kuptim në një botë ku nuk kisha asnjë.

Dua të them se të lexosh 200 libra në ditë është e hatashme. Por në të vvërtetë, nuk është. Kushdo mund ta bëjë.
Gjithë ç’duhet është matematikë e thjesht dhe mjetet e duhura.

Mos hiq dorë para se ta nisësh
Kur njeriu mesatar dëgjon këshillën “Lexo 500 faqe si këto çdo ditë” reagimi i tij është të thotë “Në asnjë mënyrë! Është e pamundur!”

Njeriu i zakonshëm do të gjejë arsye për të justifikuar bindjen e tij pa u zhytyr në mendime më të thell. Kjo mund të përfshijë shprehje të tipit “Jam shumë i zënë” “Nuk jam mjaftueshëm inteligjent” apo “Librat nuk janë për mua”.

Po sikur të shkonin pakëz më thellë? Për shembull, çfarë duhet që të lexosh 200 libra në vit? Dy vjet më parë, u ndala të bëja aritmetikë të thjeshtë. Ja çfarë zbulova: Të lexosh 200 libra në vit nuk është fare e vështirë. Është ashtu si e thotë Buffet. Kushdo mund ta bëjë, por shumë nuk do ta bëjnë.

Bëj aritmetikë të thjeshtë
Sa kohë të merr të lexosh 200 libra?

Së pari, le t’i hedhim një sy të shpejtë statistikave :
Shpejtësia mesatare e leximit shkon nga 200 deri 250 fjalë në minutë ( disa mund të shkojnë nga 300 deri 400 fjalë në minutë )
Librat tipikë jo artistikë kanë 50 mijë fjalë

Tani, gjithë ç’na duhet janë disa llogaritje të shpejta…

200 libra x 50.000 fjalë = 10 milionë fjalë
10 milionë fjalë /400 fjalë për minutë = 25.00 minuta
25.000 minuta/60 = 417 orë

Kjo është e gjitha. Të lexosh 200 libra, thjesht shpenzon 417 orë leximi në vit.

E di, e di. Nëse truri yt është si i imi, me gjasa ka parë “417 orë” dhe menjëherë është përjekur të mbyllet. Shumica e njerëzve punojnë 40 orë në javë. Si mund të lexojmë për 417 orë? Mos e lër trurin tënd majmun të largohet, që tani. Le të bëjmë një rikornizim se ç’do të thonë 417 orë…

Gjeje kohën

417 orë. Me siguri që ndihet si shumë kohë. Por ç’do të thotë vërtet 417 orë? Le të përpiqemi të gjejmë perspektivë më të madhe.

Ja sa kohë kalon një i ri shqiptar në media sociale dhe TV çdo vit:

Nga statistikat e fundit një i ri shqiptar shpenzon mesatarisht 3.9 orë në ditë në internet, që në një vit përllogaritet të shkojë 1423.5 orë shpenzuar online. Para televizorit shqiptarët e rinj, sipas një studimi të fondacionit Friedrich Ebert kalojnë 2.3 orë në ditë. Një pjesë të mirë zënë edhe kafenetë.

1423 orë në media sociale
839 orë në TV
Ua! Janë 2262 orë të kaluar në MBETURINA. Sikur këto orë të kaloheshin duke lexuar, do të kishe lexuar më shumë se 1 mijë libra në vit!

Ja e vërteta e thjeshtë pas leximit të shumë librave: nuk është aq e vështirë. Kemi të gjithë kohën që na duhet. Pjesa më e frikshme – ajo që shpërfillim – është se jemi shumë të varur, shumë të dobët dhe shumë të shpërqendruar për të bërë atë që të gjithë e dimë se është e rëndësishme..

Gjithçka që na duhet të nisim të lexojmë më shumë është të marrim “kohën e zbrazët” të shpenzuar në përndjekjen e të famshmëve në Tëitter apo në shikimin e Shtëpiakeve të Dëshpëruara dhe të konvertojmë pak nga ajo në kohë leximi.

Teoria është e thjeshtë. i vështirë është ekzekutimi.

Ekzekuto

Të gjithë e dimë se leximi është i rëndësishëm. Të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më shumë. Por nuk e bëjmë. Arsyeja kryesore që ndodh është dështimi në ekzekutim. Nuk jam aq i përkryer në të, ende, por ja disa taktika që më kanë ndihmuar të korr rezultate.

Përdor dizajn mjedisor

Nëse po lë kokainën, a do ta fshihje në shtëpi? Me siguri, jo. Media është hartuar të krijojë varësi. Të dalësh nga varësia e mediave online, mund të jetë po aq e vështirë sa të lësh drogën. Ushqimi më i madh për ndryshim është mjedisor. Nëse do të lexosh, sigurohu që ke larguar të gjithë shpërqendrimet nga mjedisi yt dhe i kë bërë librat lehtësisht të arritshëm.

Si shembull, ja mjedisi im i menjëhershëm:

Udhëtoj shumë. Por kjo nuk më pengon të lexoj. Fotoja në të majtë është nga rafti im i librave, në Tajlandë. Përpiqem t’i mbaj këta ligra kudo, kështu mund të marr një e të lexoj. Fotoja në të djathtë është nga ekrani i celularit tim. Vini re që ka vetëm dy aplikacione. Një prej tyre është Kindle dhe është për lexim. Tjetra për zakone…Që më çon tek pika tjetër.

Ngarko zakone

Vullneti nuk është mjet i mirë për ndryshime të mënyrës së jetesës. Gjithnjë dështon kur ke më shumë nevojë. Në vend që të mbështeteni tek forca e mendjes, ndërto një fortesë zakonesh- këto janë ato që do ju mbajnë elastik në kohët e vështira.
Nëse nuk e njeh shumë shkencën e zakonit, libri im i parapëlqyer për temën është “Mbinjeri prej Zakonit”. Është tejet praktik dhe prakticiteti është gjithçka dua të di.

Përmirësimi në formimin e zakonit më deshi vite. Shumë nga gabimet e bëra, ishin të shmangshme. Nëse do të kthehesha pas, do të gjeja një trajner zakoni. Ja sesi e shoh. Një ide lojëndryshuese nga një libër i mirë vlen mijëra dollarë. Nëse në trajner të ndihmon të lexosh edhe një libër të mirë më shumë në vit, ia kanë vlejtur paratë.

Bëhu multi-medium

Kur vjen puna tek leximi, bëhu i gjithanshëm, jo specialist. Nëse synimi është të lexoshmë shumë, nuk mund të tregohesh përzgjedhës ku lexon apo çfarë mediumesh përdor. Lexoj libra në letër, lexoj në telefon, dëgjoj audiolibra. Dhe i bëj këto, kudo – në stola parku, në autobusë, në tualet…Kudo ku mundem.

Bëje leximin oportunist. Nëse ke mundësi, mbërtheje. Nëse nuk ke, gjeje.

“Lexova një libër një ditë dhe krejt jeta ime ndryshoi”

— Orhan Pamuk

Nëse nuk do të kisha nisur të lexoja, ndoshta do të isha në punën time të ëndrrave. Ndoshta do isha në shkrimore, duke i hedhur sytë orës dhe të pyesja veten sesi do të vdisja…

Nëse po kërkon përgjigje, jepi leximit një mundësi. Mund të gjesh shumë, shumë më shumë sesa ajo që po kërkoje.(gazetaSi)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Një vit në mediat sociale, sa për të lexuar 200 libra”

  1. Bato says:

    Kjo mathematik nuk eshte e vertete. Praktika ka rezultoj ne perfundimin se kapaciteti intelektual i njeriut mund te arrije gjate jetes 2000 libra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *