Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinjë fshesaxhinj?! Ramiz Alia nuk bënte asnjë

6 Tetor 2019, 09:00Politika TEMA
Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon artikullin e plotë të gazetares zvicerane, Claire Hollingëorth, e cila në vjeshtën e vitit 1969 erdhi e kamufluar si turiste në Shqipëri dhe shëtiti për disa ditë nga veriu në jug të vendit tonë. Shkrimi i saj, i botuar në një nga revistat e agjencisë “Argus Internacional de la Prese” në 1 tetor të atij viti, i cili ishte tejet diskretitues dhe që i bënte një radiografi të plotë regjimit komunist në Shqipëri, iu dërgua menjëherë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë nga ana e ambasadës sonë të akredituar në Bernë. Dhe shënimi i shefit të kabinetit të sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ilo Kodra, i cili në shkresën zyrtare ka shënuar: “Shkrimin e asaj të poshtrës e pa shoku Ramiz dhe nuk bëri asnjë vërejtje”

Në këtë shkrim po botojmë të plotë artikullin e revistës zvicerane “Argus”, të titulluar “Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Europë”. Artikulli në fjalë i datës 1.10.1969 i bën një “radiografi” të plotë gjendjes politike, ekonomike, dhe sociale të Shqipërisë së viteve ’60-të. Revista zvicerane specifikon dhe njëkohësisht godet rëndë realitetin e hidhur të regjimit komunist shqiptar të atyre viteve dhe veçanërisht të sistemit social, që ai regjim ndërtoi me aq bujë. Në këtë artikull bie në sy fakti që në të gjitha komentet e bëra nga gazetarja zvicerane me origjinë britanike, Claire Hollingëorth, përmendet fakti i “Përdorjes në mënyrë brutale” të popullit shqiptar nga policia sekrete, e quajtur ndryshe edhe Sigurimi i Shtetit. Një tjetër aspekt interesant i cituar në këtë shkrim nga Claire Hollingëorth është padyshim edhe jetesa tejet e vështirë, kushtet e vështira të punës dhe gjendjes ekonomike në të cilën jetonin shqiptarët si dhe mënyra e pabesueshme se si ata po i përballonin të gjitha këto vështirësi.

Titulli domethënës “Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Europë” tregon në mënyrë të qartë karakterin represiv të regjimit të Enver Hoxhës, i cili ishte i ndikuar nga Revolucionit Kulturor Proletar, që kishte nisur në Republikën Popullore të Kinës dhe që ishte adoptuar e zbatuar me brutalitetin më të madh nga politika e Tiranës zyrtare anembanë Shqipërisë. Njëkohësisht në artikullin në fjalë tregohen qartë përpjekjet e vazhdueshme dhe të dhimbshme të popullit shqiptar për t’iu përshtatur me vështirësi kinezërimit të çdo aspekti të jetës politike, ekonomike, kulturore dhe sociale shqiptare. Por rëndom siç ndodhte në ato vite, qeveria shqiptare e shikonte me përbuzje dhe e injoronte këtë artikull të revistës zvicerane si dhe të gjithë artikujt e tjerë, duke i etiketuar si joreale dhe të pavërteta, pasi Shqipëria socialiste konsiderohej me pompozitet si “fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut”.

Ky shkrim i botuar në pamfletin politik dhe satirik zviceran “Argus”, tregon qartë se si regjimi komunist i Enver Hoxhës tentonte me çdo kusht që t’a paraqiste Shqipërinë në botë si një vend liberal, me një zhvillim të hatashëm ekonomik, si dhe një parajsë sociale për të gjithë shqiptarët. Por ky artikull, i parë me sytë e një gazetareje perëndimore, nuk do të ishte gjë tjetër, veçse një përcaktim tejet i saktë për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë së atyre viteve. Ky artikull u monitorua në kohë nga ambasada shqiptare në Bernë, e cila ia dërgoi Ministrisë së Jashtme në Tiranë, duke e kthyer botimin e tij në një “problem” me rëndësi diplomatike dhe shtetërore. Por si gjithmonë Tirana zyrtare duhej t’i injoronte dhe t’i tejkalonte pa zhurmë dhe pa bujë këto artikuj bombastikë, pasi shqiptarët nuk duhej kurrsesi të merrnin vesh për komentet e bëra të botës perëndimore rreth komunizmit shqiptar. Por ky artikull nuk do të ishte i vetmi, pasi përgjatë gjithë periudhës së “Luftës së Ftohtë”, të shumta do të ishin artikujt dhe komentet e shkruara nëpër revistat dhe gazetat e ndryshme europiane dhe botërore në drejtim të gjendjes së mjeruar politiko-ekonomike që do të kalonte Shqipëria e Enver Hoxhës deri në rënien përfundimtare të sistemit diktatorial komunist shqiptar në vitin 1991. ( Nëntitut janë redaksionalë, por të shkëputur integralisht nga artikulli I revistës zvicerane, “Argus”)

ARTIKULLI I PLOTE I GAZETARES ZVICERANE “ARGUS”
         Revista zvicerane
(Përkthim) Kina e vogël e kuqe në Evropë

“Në Shqipëri ku puna kryesore është 100 për qind puna e krahut, ku kishat dhe xhamitë janë ilegale dhe fëmijët veprojnë si informatorë të policisë së fshehtë.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është i vetmi post i përparuar i Kinës në Europë, në Perëndim, është një qytet i shkretë. Nuk ka trafik dhe ndonjë makinë e rrallë zyrtare është e vetmja lëvizje në rrugën e re dhe të gjerë, që pret qytetin e vjetër ku formon pjesën e vjetër impozante karshi pallatit të kulturës, faltore lokale komuniste.
Në çdo mur shkruhet për veprat e Presidentit Enver Hoxha, Mao Ce Dunit dhe për Revolucionin e lavdishëm. Për mungesë argëtimi, grupe të ndryshme njerëzish mblidhen këtu çdo mbrëmje për të bërë muhabet dhe njëkohësisht dëgjojnë me vëmendje nga altoparlantët, lajmet ndërkombëtare dhe lajmet e vendit.

Burrat flasin gojë më gojë, se kanë frikë të ankohen për konditat e sotme dhe flasin me nostalgji për të kaluarën, bile edhe në familje e me miqtë, sepse puna e tyre, shtëpitë, pushimet, bile biçikletat që ata ëndërrojnë të blejnë gjatë pesëvjeçarit, janë të shkruara në dosjet e policisë sekrete. Para dy vjetësh, mjekrat u ndaluan dhe çdo kishë e xhami u mbyll përfundimisht. Ndërsa fytyrat u rruan me hidhërim, të rinjtë në mënyrë të pandershme dhe në shenjë hakmarrjeje përdhunuan çdo vend varri dhe i zëvendësuan ato me kujtimet e luftës, duke vënë në to yllin e kuq. Me teori, kishat dhe xhamitë e bukura ruhen nga shteti komunist si monumente kulture, por me dy përjashtime, ose merren nga ushtria dhe bëhen kazerma e nevojtore, ose shkatërrohen plotësisht.

“Enveri u tremb në ’67-ën, se mos rusët rimerrnin bazën”

Klikën sundonjëse shqiptare e kapi paniku kur flota ruse hyri në Mesdhe në vitin 1967, sepse ata besonin se Bashkimi Sovjetik do të orvatej të ripushtonte Bazën Ushtarake Detare që ata patën ndërtuar në Sazan, një ishull në hyrje të portit të Vlorës-para se të ndodhte përçarja midis Moskës dhe Tiranës e kur Enver Hoxha u bashkua me Pekinin. Në të vërtetë ekzistonte frika që rusët ta pushtonin me forcë. Kjo shkaktoi që dy vjetët e fundit të shtohej dhuna dhe tirania, sepse anëtarët e tjerë të Byrosë mendonin se pushteti rus ishte humbje e pushtetit, privilegjeve dhe ndoshta e jetës së tyre.

Diplomatët kinezë, që janë më pak të afruar se të huajt se sa zyrtarët shqiptarë duken të shqetësuar. Kjo për arsye ushtarake edhe psikologjike, për të mbajtur bazën e tyre të vetme në Perëndim. Kontrolli nga ana e kinezëve në hyrje të Adriatikut, siç besojnë ata, është një kundërmasë për Italinë dhe vendet e NATO-s, ashtu siç është për rusët e Marshallin Tito. Kur udhëheqësi jugosllav do lejë pushtetin, sipas pikëpamjes së tyre, do të bëhet shumë e rëndësishme nga ana strategjike. Për më tepër, Shqipëria është një bazë e rëndësishme për transmetimin e lajmeve dhe propagandës së Mao Ce Dunit, për zemrën e Evropës dhe Afrikës, si dhe një terren tërheqës dhe i përshtatshëm me male të larta dhe me plazhe për përgatitjen dhe stërvitjen e rinisë komuniste të këtyre rajoneve.

Kur kinezët vendosën një vit më parë të përkrahnin Hoxhën dhe ta ndihmojnë atë për të mbajtur kontrollin e Shqipërisë, ata shpallën planin e fundit pesëvjeçar dhe paraqitën një program të gjerë të industrializimit. Filluan të ndërtojnë një seri hidrocentralesh dhe eksportet e tyre drejtojnë ndërtimin e digave, rrugëve, lidhjeve hekurudhore, stacione të radarit dhe radios, baza të raketave dhe poligone, për të cilat ushtria shqiptare u siguron krahë pune të ndihmuar nga civilë, që drejtojnë këto projekte. Betoni prodhohet në fabrika të blera në Bllokun Lindor, shufrat e hekurit që përdoren dhe tubat janë të prodhimit rus e polak, ose çek. Kinezët janë me fat se puset e vajgurit në Shqipëri prodhojnë një milion ton naftë dhe asfalt për asfaltimin e rrugëve të reja.

Zonat malore dhe sidomos në pjesën jugore të vendit, të shpyllëzuara nga italianët, tani kinezët po i shkatërrojnë plotësisht. Para se të ndodhte kjo, popullsia është larguar nga zonat malore ku kishte jetuar në shekuj në fshatrat të fortifikuara dhe në çifligje, duke u marrë me banditizëm ose me luftë guerile.
  “Fëmijve në shkollë u mësohet të raportojnë çdo gjë”

Milje të tëra kodra të tarracuara nuk kultivohen më, fshatrat e shkatërruar e mbështesin faktin se ushtria i detyron fshatarët të punojnë në fabrika të thjeshta. Plus 25.000 policëve të fshehtë, ka edhe një grup burrash dhe grash, që punojnë me ta në ndërtimet civile dhe në forcat e mbrojtjes, si dhe fëmijët përdoren në mënyrë të djallëzuar për të bërë terror, që nga mosha 5-6 vjeç, kur ata shkojnë në shkolla për herë të parë, atyre u mësohet të dëgjojnë dhe të raportojnë çdo gjë që dëgjojnë në shtëpi dhe në rrugë dhe që nuk është në favor të Presidentit Enver Hoxha apo Mao Ce Dunit. Gjithashtu, u mësohet të recitojnë deklaratat banale të udhëheqësve, ashtu siç recitojnë fëmijët angleze vargjet fetare.

Muret e një shkolle pashë se ishin mbushur me piktura humoristike të spiunëve “nazistë”. “Nazistë”, përdoret si një fjalë për njerëzit e Perëndimit, që nuk janë komunistë dhe që duan të fotografojnë uzinat dhe tanket. Fëmijët janë mësuar të venë duart para operave të lenteve të aparateve fotografikë dhe ta rrethojnë “nazistin” duke e kërcënuar deri sa të vijë policia.

Siç e di unë, fëmijët i ekzagjerojnë udhëzimet duke pështyrë dhe duke hedhur gurë, domate dhe vezë të prishura ndaj ndonjë të huaji të pafat.
Filatelia kombëtare në vendlindjen e Hoxhës, ku turistëve u lejohet të bëjnë fotografi, unë u ndoqa nga një grup prej 50 fëmijësh.

“Priftërinjtë me 3-4 gjuhë të huaja, fshesaxhinj, murgeshat në lavanderi”

Komunistët kanë diçka të përbashkët me doktrinën myslimane, e cila e quan diçka të turpshme marrjen në fotografi të qenieve njerëzore, prandaj s’ka dyshim që të gjithë njerëzit kanë frikë të fotografohen. Drejtimi kryesor këtë është 100 për qind puna e krahut. Ish-priftërinjtë që dinë nga 3-4 gjuhë të huaja, janë bërë fshesaxhinj, ndërsa murgeshat me diplome Infermiere, i gjen duke pastruar dërrasat ose në lavanderi dhe ndonjë ditë shkojnë si punëtore te ndonjë grua e sëmurë e ndonjërit nga anëtarët e Byrosë Politike.

Burrat dhe gratë nuk mund të ndryshojnë punën e tyre, gratë janë të detyruara të punojnë tre muaj pas lindjes së tyre. Punonjësit e fermave zakonisht rrojnë në qytete dhe sillen në punë me makina të vjetra të markës ruse. Pjesa më e madhe e mjeteve bujqësore është e prodhimit të vjetër italian dhe 90 për qind e plugimit dhe e punëve të tjera bëhen me kuaj, mushka dhe gomerë. Shirja e të lashtave behet si 300 vjet më parë, ashtu siç i kemi parë në pikturat e varreve egjiptiane.

Kombinati i tekstilit është i ndriçuar mirë dhe me ventilatorë, por maqineritë janë blerë para pesë vjetëve në Bashkimin Sovjetik, Gjermaninë Lindore dhe në Kinë. Ato janë tamam si makineritë që janë përdorur në Lankaster në vitin 1920, 1/3 e këtyre makinerive rrinë kot për shkak të pjesëve të këmbimit dhe mekanikës së kualifikuar.

“Nuk lejohen libra dhe revista të huaja, ka 5 mijë kinezë”

Si oficerët e policisë sekrete, ashtu edhe ata të kontrollit rrugor, përdorin motoçikleta me shenjën Nr. 1, ndërsa më pak se 2 për qind të 1300 punëtorëve përdorin biçikleta me shenjën Nr. 2. Asnjë libër apo gazetë e huaj nuk lejohet në këtë vend, me përjashtim të atyre kineze, të tjera nuk lejohen. Gjithashtu, është i ndaluar dhe dëgjimi i stacioneve të radiove të huaja. Asnjë shqiptar nuk lejohet të flasë me të huajt pa qenë prezent shoqëruesi dhe çdo i huaj, që largohet nga hoteli ku banon, ndiqet dhe vazhdimisht ndalohet dhe i thuhet të kthehet. Mund të flasësh në telefon me Pekinin, por është e ndaluar të flasësh me Italinë dhe Europën. Kinezët që përdorin makina të prodhimit të ri rus, udhëtojnë zakonisht në grupe pre 4-5 vetash dhe besoj se në këtë vend ka 4000-5000 kinezë.
Është e “çuditshme”, një grua plakë me tha: “Unë tani duhet të lutem që të më çlirojnë rusët, sepse unë e di se nuk kemi shpresë për ndihmë nga Perëndimi”.

(Ky është përkthimi i një cope gazete).
Tiranë më 1.10.1969
SHENIMI I ILO KODRES, SEKRETARIT TE RAMIZ ALISE
Shokut Ramiz

 

Letra përcjellëse e këtyre gazetave të prera është nga agjencia zvicerane “Argus”, “Argus Internacional de la Prese S.A., e shërbimit për gazetat e huaja me përmbajtje politike, ekonomike, letrare, teknike, shkencore etj.
Bashkëngjitur kjo agjenci dërgon një artikull të botuar nga një e poshtër, që paska ardhur si turist në vendin tonë. Artikulli që bashkëngjitet, mbushur plot shpifje, titullohet “Në Shqipëri ku puna kryesore është 100 për qind puna e krahut, ku kishat dhe xhamitë janë ilegale dhe fëmijët veprojnë si informatorë të policisë së fshehtë”.

Shënim
E pa shoku Ramiz dhe nuk bëri vërejte
Nga shoku Ilo më dt. 14.10.1969

Memorie.al

7 komente në “Revista zvicerane: Shqipëria “Kina e vogël e kuqe Europës”, me 25 mijë policë, fëmijët informatorë të Sigurimit, priftërinjë fshesaxhinj?! Ramiz Alia nuk bënte asnjë”

  1. SHKELZENI says:

    NJE GAZETARE NGA ELBASANI SHKRUANTE : GAZETA ITALIANE SHKRUANE NJE ELBASANAS U VRA NE ELBASANE KUR AJO VETE JETON NE ELBASANE KULMI STUPITITETIT .
    EDHE KY NA TREGONE CFARE SHKRUANE NJE ZVICERIANI DICKA TE PA NJIHUR PER ATA QE JETOJNE NE SHQIPERI .
    I JAPE TE DREJTE 100000% ZOTIT RAMA KUR THOTE KAZANET POR KAZANE PA BYTHE QE NUK SHERBEJNE PER ASGJE .

  2. pato says:

    Autori Dashnor Kacoli… – no comment

  3. Emigranti Athine says:

    C’far shkrimi,pleher e vertet.Nje sugjerim per ate qe e ka shkruar.Bej ndonje pune tjeter me mire ose po s’munde shko ne Greqi se fillon mbledhja e ullinjve.

  4. Shqip says:

    Perkthimi skandaloz

  5. Plaku says:

    Gënjeshtra me bisht në çdo paragraf,komentet e këtij gazetari apo spiuni që i bien në dorë spiunllëqe të tilla ,të neverisin …..

  6. Na rrufsh kaloçin says:

    O Kaloç suuuuummmaaaaa.

  7. Mario says:

    O Nori, mos perkthe me google translate o burre se na e shpife. Tek ato fondet qe vjedh, ke ze dhe per perkthimin. Po he o rob zoti se na bejne syte xixa kur lexojme keto pacavuret e tua…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje