Berati, siç e pashë këtë tetor!

7 Tetor 2019, 15:44Turizëm TEMA

Nga Rudina Xhunga

Berati nuk është më qyteti i një mbi një dritareve, tani është bërë qyteti i një mbi një bujtinave.

Hyr në booking dhe shiko të më besosh. Nuk ka qytet tjetër në Shqipëri kaq mirë të marketizuar në tregun ndërkombëtar të hotelerisë. Dhe kaq të kërkuar. Çdo hotel është plot dhe plot vlerësime pozitive, për pastërtinë dhe mikpritjen.

Ato ndërtesat që dikur bënin kartolinën, tani bëjnë turizmin. Shtëpi mbi shtëpi, të gjithë hane, hostele, bujtina me 4, 5, 10 dhoma, ndërsa pritet hapja e hotelit me 118 dhoma, mbi Osum. Dikur universitet, i mbyllur për një vit, tani hotel, sepse qyteti e ka zbuluar se po nuk jetoi me turizëm dhe për turizmin nuk do t’ia dalë. Nëse Korça është kryeqyteti i turizmit vendas, Berati po bëhet kryeqyteti i turizmit ndërkombëtar. Banorët e kanë kapur momentin dhe pa zhurmë e reklama janë bërë pritësit e mijërave të huaj që vijnë nga gjithë bota dhe nuk ikin nga Shqipëria pa parë Beratin.

Dhe si në rrallë qytet tjetër, askush nuk i bën hije komshiut. Siç janë vënë shtëpitë një mbi një pa i marrë dritën njëra-tjetrës, ashtu dhe hotelet vendase nuk xhelozojnë kënd, por tregojnë se, sa më shumë të shtohen e zhvillohen, aq më shumë të huaj do të vijnë.
Kur ecën të Ura e Goricës, dëgjon të gjitha gjuhët. Ndërsa nga tarracat e shtëpive pritëse në muzg, të vijnë mijëra dolli në shqip. Sepse Berati është qyteti i të gjitha gjuhëve po kushdo shkon, gjuhën e rakisë, e shijon vetëm shqip.

Kur ecën në Mangalem, mbi kalldrëmet e 67-ës, mbushur me vazo lulesh që mbajnë ende erë si dikur, mjafton të shtysh një portë e gjen një histori.

Unë gjeta Liljanën që sa më pa, ndërsa xhiroja me celular hoqi çarçafët që të dukej bukur ballkoni.

Po ato çarçafë të bardhë nderur në një tarracë me lulebore që shikonte mbi Osum, përballë Goricës qenë skenografia më e bukur e një mëngjesi pe Berati, që pastaj u mbush me gliko qershie e petulla shtëpie.

Unë e kisha ngrënë mëngjesin te Muzaka, po Hani i Xheblatit më prishi mendjen e nisa nga e para.

Berati më kujton Jerusalemin, me gurët, kambanat dhe historinë. I mungon vetëm tregimi. Nëse nuk tregon, nuk je. Modestë si nga Berati, ata mijëra njerëz që e bënë qytetin, nuk flasin për veten se flet Berati për ta. Por ja që nuk është më kështu.

Kur shkoj në muzeun hebre, i vetmi në Shqipëri, fryt i punës së paçmuar të Simon Vrushos, që iku nga kjo jetë me pengun se muzeu do të mbyllej, gjej Gazmend Toskën që jeton e punon në Francë, prej 83-shit, por ka hapur katër fabrika tekstili në Berat, që punojnë për francezët.

Ai kujdeset tani për muzeun hebre, e ka bërë nga e para, i ka gjetur vend në zemër të qytetit dhe e ka çuar në vend amanetin e krijuesit të tij, që nuk kishte gjak hebre, po ama mendje hebreu ka pasur, që mblodhi në 25 vjet çdo relikte, çdo dokument, të 600 hebrenjve që shpëtoi dhe strehoi Berati nga lufta deri në ‘90-ën.

Në Berat ka shumë muze të tjera, që dëshmojnë historinë, por muzeu i hebrenjve është më i veçanti se dëshmon zemrën e qytetit. Ai është i vetmi muze dashurie në qytet.
Dhe ashtu i tillë siç është do të mbledhë hebrenjtë e Beratit, fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve që do të trokasin tek ajo derë në vite, e do e gjejnë vetëm hapur, si portat e hapura të Beratit.

Ka ardhur koha e Beratit. Të tregojë historinë e tij. Qyteti i një mbi një dritareve ka 1001 histori për të treguar. (dritare.net)

 

 

4 komente në “Berati, siç e pashë këtë tetor!”

  1. V.Bode says:

    Te lumte Rudina!
    Berati eshte qyteti ku Shqiperia sheh veten me mire se asgje tjeter!
    Berati i ka te gjitha:
    -Njerezit e urte,te dashur,te sinqerte dhe idealiste!
    Banoret e sotem te Beratit krenohen me para ardhesit e tyre,por nuk rrine te ngrohen ne diell!
    Beratasit nuk e braktisen qytetin,por pa asnje diskutim me Beratin Shqiperia perfaqeson veten neper bote me shume se asnje qytet tjeter!
    Por fatkeqesia e Beratit keto 30 vjet ka qene armiqesia e hapur e klikes antishqiptare te Berishesa,qe ndonese shtronte rruget e ndonje fshati te thelle qe votonte per ate,la pa shtruar rrugen Lushnje-Berat,ku nuk kalonte dot asnje makine e jo me turiste!
    Por Berati do kishte me shume vlera per te treguar,ne se qeveria nuk do investonte kryesisht per pedonalen,por per te gjithe qytetin ne brendesi!
    Hyrja e Beratit eshte skandaloze dhe turperon edhe mundin e djersen e mjeshtrave qe ndertuan Goricen,Mangalemin dhe Vakefin dikur!

  2. Sao Tome says:

    Bukuri, po duhet pastruar m… i qenve ne pedonale, dhe ti vihet fre zaptuesve te hapesirave publike Parku i qytetit ne qender eshte nje mjerim i plote te gjithe ndricuesit jane te thyer dhe nata e ben kete pjese nje ishull errresire, Po ky terren sa here qe bien shira pellgezohet sepse nuk ka sistem kullimi, njerezit leshohen pa edukate mbi ato pak siperfaqje me bar duke e bere lara lara si lekure me zgjebe, Ndricimi pedonal fillimisht i bukur shemt
    tohet prej shtyllave te fenereve qe jane mbushur plot shirita tela, lecka , flamuresh qe ngjiten aty pa kriter ne raste festash dhe askush nuk kujtohet ti heqe e ti pastroje dhe te japin ndjenjen e qelbesires kur i sheh, nje Shatervan sa nje ndertese 2 kateshe qe qendron si monument i shemtise bash mu ne mes te lulishtes, aty qe nga koha e legjendarit Fadil Nasufi dhe qe prej asaj kohee nuk leshon asnje pike uje ndoshta ngase druhet te nxjerre ne pah pikerisht shemtine e vete, Hapesirat e brendshme te lagjeve te qendres se qytetit jane totalisht jashte vemendjes, me pallate te zhveshura ne tulle te gerryera nga koha, pa ndricim dinjitoz, pa as me te voglin kend lojnash per femije, pa asfalt ne rrugicat e brendshme vec zhavor e gropa eparkingje ne qiell te hapur dhe ku femijet e vegjel koha qe jetojne i ka shpallur te padeshiruar, nuk i sheh asnjere te luajne ndonje loje aq sa te duket sikur nuk ka femije. Ka patur edhe pune te kryera si kudo edhe ne kete qytet por ajo qe te vret eshte se mungon dhimbsuria per te mbrojtur e pse jo edhe pasuruar nje trashegimi qe te paret tane te iluminuar e lane pa deshiren e tyre tek ne. Perfundimisht e dashur Rudine, mund te jete e thjeshte dhe madje e bukur ti kalosh 24 ore nga nje bujtine tek tjetra duke konsumuar vakte falas e duke kundruar nga distanca pjesen historike te qytetit qe te ndjell, por dhimbja fshihet pikerisht pas kesaj fasade ne ate qe qytetaret sidomos beratasit e vjeter e shohin perdite

  3. Jonida Shehu says:

    Moj Rudina, kiu fiu, lum tani që te thqiu! Nuk të kam pyetur ndonjëherë moj zonja Xhunga po me këtë Xhaxhi Sorosin a ke patur punë ndonjë herë apo veç me Lali Erin dhe Ramën?

  4. animas says:

    Qytet i bukur me shume histori, kulture , njerez bujare e mikprites….the best place in Albania!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje