“Dekanati” i burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kthim pas 12 vjetësh në gërmadhat e kampit të Ballshit ku kaluan….

7 Tetor 2019, 10:49Dossier TEMA
“Dekanati” i burgjeve të regjimit komunist të Enver

I ftuar në emisionin tashmë të njohur RREFIM në TV Scan, intelektuali dhe ndërtuesi i njohur, Hajredin Fratari, pasardhës dhe pinjoll i një prej familjeve më patriotike dhe intelektuale të Shqipërisë, (ku babai dhe gjyshërit e tij nga nëna dhe babai ishin të diplomuar në kolegje dhe universitete të huaja si Greqi, Turqi, Itali etj), ka rrëfyer për herë të parë dhe shumë ngjarje dhe detaje nga jeta e tij.

Duke filluar që nga fëmijria e tij, ku ai dhe e motra u rritën vetëm me nënën dhe pa baba, për shkak se i jati, Rauf Fratari një ish-ushtarak madhor i Monarkisë i diplomuar në Modena, dhe më pas pjesmarërs në Konferencën e Pezës dhe në Mukje, u deturua që të arratisej nga Shqipëria dhe të vendosej fillimisht në kampet e Italisë, (bashkë me Mithat Frashërin, Abaz Kupin etj) e më pas në SHBA, ku në vitin 1973 u ekzekutua nga njerëz të futur nga Sigurimi i Shtetit.

Më pas në rrëfimin e tij Hajredin Fratari u ndal te arrestimi dhe dënimi i tij në vitin 1979, duke treguar dhe torturat që i bëheshin si në hetuesi që ai të pranonte akuzat e sajuara nga Sigurimi i Shtetit dhe më pas në Revoltën e Qafë Barit, ku ai u torturua përsëri, pasi bashkë me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, Dalip Zhabollin, u akuzuan se kishin nxitur revoltën.

Në fund të emisionin z. Fratari bëri publike dhe disa foto të rralla, ku ai me disa nga miqtë, shokët dhe bashkëvuajtësit e tij, si: Avokat Spartak Ngjela, Avdulla Sallaku, (përkthyes e gazetar), Padër Zef Pllumi, (At françeskan, shkrimtar e publicist), Mark Shkreli (inxhinier kimist), Gëzim Peshkëpia (arsimtar dhe publicist), të cilët janë cilësuar dhe realisht kanë qenë elita intelektuale e burgjeve komuniste për kohën që ata kanë vuajtur.

Këto foto që Memorie.al po i sjell dhe i publikon për lexuesit e saj, janë bërë në gërmadhat e kampit-burg të Ballshit, ku ata kaluan vite të tëra.

“Dekanati” i burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilët për shumë vite kishin qenë dhe në burgun e tmershëm të Burrelit, janë mbledhur dhe bërë bashkë duke pozuar aty, diku në vitin 2002 pas një ftesë nga Dine Fratari, me rastin e një ceremonie dekorimi në qytetin e Fierit që iu bë gjyshit të tij (Hajredin Fratari), nga presidenti i Republikës, me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë ku ai ishte një nga firmëtarët.

Memorie.al

5 komente në ““Dekanati” i burgjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kthim pas 12 vjetësh në gërmadhat e kampit të Ballshit ku kaluan….”

  1. Doda says:

    Prandaj ka mar rrugen e mutit sot shkolla shqiptare , gezu ramazonin me llumin e kti kombi me antishsiptaret me plera te kombit ton.

  2. Doda says:

    Prandaj ka mar rrugen e mutit sot shkolla shqiptare , gezu ramazonin me llumin e kti kombi me antishsiptaret me plera te kombit ton. Prandaj me dipllomat ton nuk fshiehet as bytha sot ky qeka problemi.

  3. Tironsi says:

    Ky hajredin fratari me Baba te aratisur dhe e lejuan te vzhdoje studimet ne Universität e te behet inxhinjer ndertimit? Tani e morren vesh qe paska qene bir fashistit.

    Ua shiko diktatura, bente dhe te tille gjera.
    Dhe fratarit Si nejti Po Ju krujt Bitha.

    Ne 91 keta persona sapo dolen nga Bürgi shkelen me kembe cdo Normen e cdo rregull.

    Ky fratari Si ISH i burgosur Politik dhe Mik qelije me pjerdh arbnorin, birin e fashistit Filip Toma dhe vrasesi i 2 prillit ne shkoder, morri leje dhe ndertoi i Pari shtese Kati te moskatet ne Tirane (sheshit willson) megjithese pallatet Jane te bëra nga italiani Pare Lüfte.
    Tani milionere e sipermarres i madh.

    Te gjithe spiuna e te korruptuar.
    Fera mbin nga fera.

    Ja U beri mirë ai sistemi qe i mbylli Brenda.
    Keta ishin e Jane te rezikshem per shoqerine. Bashke me ate gomarin ngjelen dhe ATA spiunst e tjera.

    Pse sthone se ckane bere?

  4. Ben says:

    Paskan pasur edhe dekanat burgjet Shqiptare? Po tani kush Jane Dekanet e burgjeve?

  5. eh, ç'tu theme says:

    Ben, tani mendohet te shkoje Saliu si dekan, por me dhome qe te fleje me Lirine, me tv dhe tablete , me facebook dhe gjitheçka qe te mos lodhet me. Ata te shkretet shikoi ne foto si jane si derra dhe me gravata, jane torturuar ne burgje, por u erdhi prape radha qe te shijne mbi kurrizin e ketij populli. Gorrica nen gorrice do bjere, nuk bie ne halé.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje