Ëndërr emigrantësh që u bë realitet: 27-vjeçari shqiptar që po fiton famë, me një shërbim të ri në hotelieri në Nju Jork

“Butler Hospitality” është një shërbim i ri në industrinë hoteliere të Nju Jorkut. Themeluesi i tij është Premtim Gjonbaliç, një 27-vjeçar me prindër shqiptarë. Biznesi i tij, i themeluar para tre vjetësh, po fiton famë për risinë që ka sjellë. Përmes disa restoranteve të mëdhenj në pika të ndryshme të Nju Jorkut, shërbimi i ri u sjell klientëve të hoteleve ushqim me cilësi të lartë në dhomë dhe dallohet për nga efikasiteti dhe lehtësia e komunikimit.

Njihuni me të riun Premtim Gjonabalic, ose Timin siç e thërrasin. Biznesi që ai ka themeluar i lejon hotelet të merren me përmirësimin e kujdesit për klientët, duke ua lehtësuar barrën e shërbimit të ushqimit në dhomë.

“Mua më pëlqen mikpritja. Duke patur parasysh trojet nga vijmë, ne nuk kemi patur shumë gjëra për t’u dhënë të tjerëve, por kemi patur mikpritjen. Problemi është si ta shndërrosh këtë në një shkallë më të gjerë dhe kjo më nxiste shumë të mendoja.”

Kompania e Premtimit lejon që klientët e hoteleve në mbarë Nju Jorkun, të porositin ushqim në dhomë me një klikim. Është diçka që klientët e pëlqejnë. Është diçka e re në hotelerinë e Nju Jorkut.

Timi i ka ngritur zyrat në lagjen Italia e Vogël e Nju Jorkut:

“Këtu është si të thuash zemra e imigracionit. Është një pjesë sentimentale e qytetit për mua. Këtu babai im zuri punën e parë dhe kaloi 15 vjet të jetës.”

Ai na tregon me krenari makinën e tij të re, një BMW super e shtrenjtë që tërheq vemendjen e kalimtarëve.

Timi thotë se ka plane të mëdha për të ardhmen.

“Unë jam themeluesi i vetëm i kompanisë dhe mendoj se do të qëndroj këtu ku jam të paktën për një dekadë. Në fakt kemi shumë punë për të bërë sepse planet tona nuk kufizohen vetëm brenda Shteteve të Bashkuara, por edhe në vende të tjera.”

Zakonisht, firmat e suksesshme blihen nga kompani të tjera më të mëdha të të njëjtit profil. Blerjet janë fitimprurëse për themeluesit e firmave inovative, por Timi thotë se plani i tij është që t’i shkojë deri në fund idesë së tij.

“Ky është një pasion për mua, nuk është diçka për shitje të shpejtë.”

Babai i tij quhet Elio Ahmetaj dhe është nga Vuthaj i Plavë-Gucisë. Ne e takuam në restorantin e tij Allora në Rrugën 47.

“Unë jam prej 30 vjetësh në këtë biznes. Punojmë çdo ditë, shtatë ditë në javë. Duhet punë.”

“Si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, babai im erdhi në Amerikë dhe bënte ç’ishte e mundur që ne të na jepte arsimin dhe edukimin më të mirë. Në fillim ndihmoja tim atë në disa prej restoranteve që kishte hapur dhe pas kësaj i hymë biznesit të hoteleve. Babai im është mjaft i zoti në këtë biznes. Unë e ndihmoja të shtonte bazën e klientëve.”

“Është një djalë shumë i disiplinuar, shumë i mençur. Me siguri që të gjithë baballarët mendojnë kështu. Besoj se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë sukses.”

Timi thotë se gjithmonë dëshironte të bëhej mjek. Kur je bir emigrantësh, të jesh mjek është gjë e madhe.

“Kur nisa të punoj me babanë dhe filluam të ndërtonim biznese të vegjël, e kuptova se kisha filluar ta doja shumë këtë punë. Isha i mirë në shkollë, por jo se më pëlqente shumë. Më pëlqente të krijoja diçka të re. Pra, bëra plane për të studiuar mjekësi. Por e kuptova se zemra ime nuk ishte aty.

Timi i mbaroi studimet për financë.

“Po të marrësh qytetin e Nju Jorkut, do të shikosh se kudo ka shqiptarë ose biznese shqiptare dhe kjo tregon se ne e kemi në gjak të punojmë shumë, në çdo fushë, në ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje, restorante. Nuk ka ndonjë fushë ku ne nuk gjendemi.”

“Jam patriot në ekstrem. E dua vendlindjen dhe kulturën që kemi trashëguar dhe natyrisht njerëzit.”

“Kam qenë në Shqipëri kohët e fundit, kemi shëtitur gjithë bregun dhe na ka pëlqyer shumë; kjo na ka bërë të ndjejmë patriotizëm dhe lidhje me njerëzit tanë.”(VOA)

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Ëndërr emigrantësh që u bë realitet: 27-vjeçari shqiptar që po fiton famë, me një shërbim të ri në hotelieri në Nju Jork”

  1. bir selmon i nanes........... says:

    Timi i biri Selmonit paska xan ameriken,”bixnecman” 27 vjc!!!!

  2. ALBAN DEGA says:

    AMERIKA ESHTE AMERIKE …

    Jane me qindra shqiptaro-amerikanet me biznese ose pune mbi nje milione dollareshe ne vit… Kresusht te rinj 25- 35 vjec

    Me diploma e tituj shkencore Harvardi, Princetoni, Jale e Stanfordi, Columbia e Rochester Technology College… Firdhami …
    Me pune ne Departamentet e Mbrojtjtes e Keshillin e Sigurimit Kombetar, ne Departamentin e Thesarit e te Drejtesise… ne FBI e DEA, CIA + ne Bsnkat me te medha te SHBA-se e ato nderkombetare, ne Universitete e Gjykata, ne Prokurori e kudo…
    “ Shko ne Gjermani dhe edhe pasi merr shtetesine saj nuk behesh kurre gjerman, shkon ne France edhe mbasi merr shtetesine franceze nuk behesh kurre francez, shkon ne Itali edhe pasi merr shtetesine italiane nuk behest kurre italian… vjen ne SHBA e edhe pa dokumente je amerikan… “ ka deklaruar ish- Presidenti historik Ronald Reagan, i cili ka jetesuar Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA-se, ne vitin 1986 .
    Amerika eshte shteti i shanseve te medha dhe enderrave te realizueshme….
    Amerika eshte Ora Mitike, eshte aleatin strategjik kryesor i shqiptareve ne tere historine tone te pavarur e deri sot …
    Po edhe ne shqiptaret si popull e si komb nuk qendrojme mbrapa ne mirenjohjen tone ndaj “ Shteteve te Bekueme te Amerikes” sic i qunte ne vitet 60 gjyshi im nga nena, Imami i nderuar Elez Hoxha i Berishes.
    Jemi populli me proamerikan ne Bote me 95 per qind te shqiptareve kydo ndodhemi ne Bote “ Edhe me proamerikan se vet amerikanet” sipas sondazheve te Institutit Demokratik amerikan.
    Amerika eshte Amerike….

    1. Koqa says:

      O Alban na çave karin….prandaj jemi kombi me I yrryer ne bote sepse jemi te vetmit me 95% vdesim te na i rrasi pak Amerika.

    2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      kaq rrot [email protected] je mer kopuk,beson se amrikon don mik nje ………….sunit ,kjoft ki edhe shqipfoles!

  3. Alban Dega says:

    Me gjuhen e fakteve

    AMERIKA ESHTE AMERIKE ..

    – Jane me qindra shqiptaro-amerikanet me biznese ose pune mbi nje milione dollareshe ne vit… Kryesisht te rinj 25- 35 vjec

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Me diploma e tituj shkencore Harvardi, Princetoni, Jale e Stanfordi, Columbia e Rochester Technology College… Firdhami …
    Me pune ne Departamentet e Mbrojtjtes e Keshillin e Sigurimit Kombetar, ne Departamentin e Thesarit e te Drejtesise… ne FBI e DEA, CIA + ne Bsnkat me te medha te SHBA-se e ato nderkombetare, ne Universitete e Gjykata, ne Prokurori e kudo…
    “ Shko ne Gjermani dhe edhe pasi merr shtetesine saj nuk behesh kurre gjerman, shkon ne France edhe mbasi merr shtetesine franceze nuk behesh kurre francez, shkon ne Itali edhe pasi merr shtetesine italiane nuk behesh kurre italian… vjen ne SHBA e edhe pa dokumente je amerikan… “ ka deklaruar ish- Presidenti historik Ronald Reagan, i cili ka jetesuar Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA-se, ne vitin 1986 .
    Amerika eshte shteti i shanseve te medha dhe enderrave te realizueshme….
    Amerika eshte Ora Mitike, eshte aleati strategjik kryesor i shqiptareve ne tere historine tone te pavarur e deri sot..
    Po edhe ne shqiptaret si popull e si komb nuk qendrojme mbrapa ne mirenjohjen tone ndaj “ Shteteve te Bekueme te Amerikes”, sic i quante ne vitet 60 gjyshi im nga nena, Imami i nderuar Elez Hoxha i Berishes.
    Jemi populli me proamerikan ne Bote me 95 per qind te shqiptareve kydo ndodhemi ne Bote “ Edhe me proamerikan se vet amerikanet” sipas sondazheve te Institutit Demokratik amerikan.
    Dashuria dhe mirenjohja per SHBA-ne nuk eshte vetem vlere e virtut por edhe nje kult mbarekombetar!
    Amerika eshte Amerike….

    1. lalai says:

      o Alban Dega……..
      Vërtet Amerika eshte Amerike po dhe Europa eshte Europe.
      Nuk jemi më para 40 60 vjetesh bota po ndryshon me muaj e jo më me vite.

  4. GAZETARJA says:

    Suksese djalit ! MJafton te mos merresh me llogjet e ploitikes dhe cdo gje do te jete OK ne jeten tende ! Te lumte djalosh , mos ndalo !

  5. Sherbyes says:

    Tane Amerika nuk ban gjatjeter, veç flet per sherbimin sherbetor te djalit te Gjonbalajve. Ketij i lumte, porju po e qe
    Bni sikur kjo eshte mrekullil.

  6. Ai says:

    Nuk ka me mbiemer Gjonbaliç po Gjonbalaj,ose Gjoni dhe Bala shqiptar dhe jo serb e cerrnogiras.
    Po je shqiptar o shpellar plave dhe jo sllav o ndersir biznesmenleshi duke sherbyer këngët me pjata preshi.
    Artikull koti.

  7. Tin Tin says:

    Po sherbim ne Dhome ka cdo hotel.Ne amerike te ha zezaku,latino dhe Qaf kuqi injorant.nuk te hiqet tabela e emigrantit.Nuk ka si vendi yt ,Mos te ju helmojne me te tilla histori se gjithe jeten do jeni sherbyes pa asnje dite te shijoni,pa e kuptuar do ju ika jeta,Depresioni dhe ankthi do ju perpijne.BMW kane edhe ne Shqiperi .Shkoni ne amerike te beheni me nipa te zinj dhe te qani atdheun.dhe te paguaj I lesht e kokes per nje dhemballe.Rama ,saliu meta hajduti ju duan emigrants te beni leke dhe te ja u hane ata me saimir manen.rrini after atdheut,itali,greqi se ne amerike do vdisni dhe do ju sjellin hirin ne vazo.

    1. Erioni says:

      Ke te drejte o Tin Tin – une jam ne Londer, bej te njetjten pune zyre si ne Shqiperi, vi cdo dy muaj dhe prap kam pikepyetje nese po bej mire qe rri. I kuptoj hallexhijte qe ikin se s’kane pune ose ambiciozet qe duan shume, po kur shoh doktore qe shkojne per te punuar ne mcdonalds eshte kulmi!

      1. Tin Tin says:

        Ben para mos bleh gje ne londer se kam jetuar vete 14 vite ne Hampstead,dhe kthehu se kafeja dhe gjuha e embel e plakes te jep jete.ndoshta je djale I ri mire bere qe ike,po mos ben familjen aty se do jesh gjithe jeten me kembe ne dy varka ta tregoj jo si I zgjuar po si Shqiptar I vuajtur ne kurbet,,me mire pak dhe ne vendin tend.ede Shqiperia ka mundesi…. Ne jemi njerez krenare dhe nuk e hame dot buken me lloj lloj racash duke u hequr multikultural Fallco si shumica e anglezeve& amerikaneve ..Qe pas kurizit thone Fuck off to where you come from.

  8. the amerikan says:

    te jetosh ne amerike & te vazhdosh te mbash ate prapashtese s’ka piken e kuptimit, madje eshte e turpshme! eshte “gjonbala” & jo “gjonbaliç”.
    se dyti, ky shkrim eshte thjeshte reklame biznesi…

  9. Fatos says:

    Shkrimi reklmae biznesi. Ai cuni edhe mund te kete “sukses” por ai flet si kalama i perkedhelur. Babai mburret si trap ne ashensor ndersa ai luan ne celular si kalama. Zyra e tij ishte me 4 veta: 3 goca dhe 1 qen. Dhe nje djale qe rrinte si roje dhe jo punonte. Pse biznes i sukseshem eshte ai?

    Na cate trapin me keta karagjoza.

  10. kodrasadikit says:

    Edhe gazeta e qdo shqiptare qe ka nji grime ndjehtesi kombetare e din se Gjonbalajt jan malsore te Vuthajve e ska shpjegim ndryshe !! Nese ne kohen e ish JU famkeqe i eshte nderruar me dhune mbiemri ska nevoje sot e kesaj dite ta mbane prapashtesen iq e viq -sllave .Sido qe te jete shum suksese ketij vellau nga malesija dhe tan vllezeve tjere shqiptare kudo qe jeni.Zoti e bekofte Shqipnin -Zoti e bekofte SHBA dhe Gjermanine !!

  11. Lani says:

    Rrini ne Shqiperi o njerez dhe luftoni per te drejtat tuaja.Peshtyni ne surrat politikmutat Like Sali Bash e Ram e qen zorresh si pune tyre.Se kush iken neper bote si cifuti me shume eshte i humbur se i fituar.Dhe cifuti beri shtetin e vet se neper bote i perbuzur dhe me smire e shikonin.

  12. Albert says:

    Djonbalic 🖕🏽😂😂😂 po ne USA detyron America
    Te ndrosh mbiemrin o Balico 😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *