Erdogan pritet me nderime në Serbi, pas premtimeve për miliarda euro

President turk, Recep Taip Erdogan, është mysafir i rëndësishëm dhe i respektueshëm në Serbi. Pritjen ia bërë në këtë nivel homologu, Aleksandër Vuçiç.

Pas të shtënave nga topi në shenjë nderimi dhe solemnitetit para Pallatit të Serbisë, miku turk kishte sjellë me vete edhe ide politike dhe mbi të gjitha investime.

Në takimet që pati i premtoi Serbisë 6 fabrika të reja dhe shkëmbim tregtar prej 2 miliardë e më vonë deri në 5 miliard.

Presidenti turk ofroi mbështetje dialogut me Kosovën dhe tha se ajo që bien dakord palët do të jetë e pranueshme edhe për Ankaranë.

“Besoj se presidenti Vuçiç ka dhënë mendimin më të saktë rreth qëndrimit tonë për Kosovën. Turqia përkrah paqen në Ballkan dhe do të vazhdojë me investime në Serbi.”

Për Serbinë do të marrë pjesë edhe në takime trilaterale me Bosnjën. Vuçiç theksoi se e respekton Erdogan dhe dallimet rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk mund t’i ndajnë. Por, më Turqinë kanë marrëdhëniet më të mira në histori.

“Qëndrimi i Turqisë sa i përket Kosovës është në pajtueshmëri me interesat e saj si shtet, e të cilat janë të ndryshme nga ato tonat, por është një hap i rëndësishëm që presidenti i Turqisë ka thënë se do të pranojë çdo zgjidhje tek e cila arrijnë Beogradi dhe Prishtina.”

Dy presidentët bashkë kanë hapur edhe një forum biznesi bashkë me rreth 200 biznesmenët që ka sjellë me vete kreu Turqisë.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Erdogan pritet me nderime në Serbi, pas premtimeve për miliarda euro”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Erdagon; merr miliardat ti file Vucic,se birazereve turkoshqipfoles do tu jap………….te ”gjatin” dhe disa xhamija!

  2. Gjon says:

    Na duhet dhe nji gjami tjeter erdogan. 5fabrika ne serbi 5 gjami ne shqypni

  3. Kaonia says:

    Njeri me mut se tjetri

  4. shperthim says:

    shqipove xhamit dhe telenovelat

  5. alex says:

    i ke rene pikes GJON, ne shqiperi vetem xhami nderton ky sulltani i vogel,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *