Nga Mero Baze
Dy fituesit e zgjedhjeve në Kosovë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. I pari përfaqëson një opozitë historike prej nga koha kur organizata “Vetëvendosja” u kthye në parti politike dhe mori pjesë në zgjedhje.
Albin Kurti është lideri i saj autoritar, i adhurueshëm në betejën e tij kundër korrupsionit, i qartë në populizmin e tij nacional-komunist dhe i dyshimtë në qëndrimet që ka ndaj vrasjeve politike në Kosovë dhe “flirtit” me islamin politik.
Suksesi real i Albin Kurtit është beteja kundër korrupsionit dhe besimi që shqiptarët në Kosovë kanë se ai disponon autoritetin e duhur që ta bëjë këtë betejë.
Duke besuar tek asketizmi i tij dhe betejat deri tani pa kompromis që ka bërë në këtë fushë, shumë vetë shpresojnë që ai të mos bjerë në hirin e vatrave të ndezura të korrupsionit në Kosovë, duke modifikuar qëndrimet e tij.
Gjatë kësaj fushate ai pati disa shenja përulje dhe përlyerje me administratën e vjetër, kur u shfaq krah Agim Bahtirit në Mitrovicë, kryetarit problematik të Bashkisë, që më parë ka qenë e partisë së Pacollit dhe Mimoza Kusarit, një ish- ministre e qeverive të akuzuara për korrupsion nga vetë Kurti. Por shpresojmë të kenë qenë shenja kompromisi për pak më shumë vota.
Kurti është një lider i mire-edukuar, i lexuar dhe përfaqësues i një brezi revolucionarësh të rinj në Kosovë, që përballuan arsimin paralel duke u vetë-edukuar. Në një farë mënyre, ai u rrit bashkë me përpjekjet e Kosovës për t’u shkëputur nga Jugosllavia, e pastaj për t’u bërë shtet i pavarur, edhe pse kurrë nuk pati pranuar proceset që realizoheshin ku ai nuk ishte protagonist.
Ai ishte një prej të rinjve të arrestuar në burgjet e Serbisë gjatë bombardimeve, që pati fatin të dilte i gjallë prej tyre, dhe më pas nisi një lëvizje radikale kundër përpjekjeve ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës
Kur NATO hyri në Kosovë, ai kurrë nuk e pranoi si çlirim, por e pa me dyshim.
Kur pavarësia u shpall, ai kurrë nuk e pranoi si pavarësi, por si varësi, duke përçmuar dhe flamurin e Kosovës.
Kur bisedimet me Serbinë filluan, ai kurrë nuk e pranoi si një proces njohje reciproke, por si regres.
Sot ai ka në qafë gjithë peshën e përgjegjësive të Kosovës dhe papërgjegjësive të tij.
Bisedimet Serbi-Kosovë janë krye-tema e SHBA-së dhe Bashkimit Europian dhe nevoja urgjente që Kosova ka për t’u njohur nga kundërshtari i saj.
Populizmi i llogaritur keq politikisht i Haradinajt kundër përpjekjeve të SHBA dhe BE për një marrëveshje mes tyre, përmes taksës 100%, dhe legjendave urbane se Thaçi e Vuçiçi do shkëmbenin territore me bekim të Trump-it, ishin një fushatë e suksesshme balte, por që tashmë do t’u kthehet në fytyrë.
Albin Kurti nuk është nga ata që respekton kufijtë e Kosovës. Ai ka ëndërr dhe program politik prishjen e tyre dhe bashkimin me Shqipërinë.
Unë nuk njoh ndonjë idiot në botë, që t’i thuash dua të bashkohet Kosova me Shqipërinë dhe të mos të kërkojë që serbët e Veriut të Kosovës të bashkohen me Serbinë. Për të mos thënë një reaksion më i madh.
Në këtë pikë, nisja e problemit nga bashkimi me Shqipërinë, është një rrugë shumë më e rrezikshme dhe më e përgjakshme se sa nisja e bisedimeve me garanci ndërkombëtare për njohje reciproke, siç kërkon SHBA dhe BE, për të cilën bien dakord dy palët.
SHBA ëshë çliruesja e Kosovës dhe mbrojtësja e sovranitetit të saj, dhe përpjekjet për t’i parë Shtetet e Bashkuara si pushtues të Kosovës, janë të rrezikshme.
Në aspektin politik, Kurti është një lider tipik autoritar ballkanas, një nacional-komunist që beson tek miti i liderit të fortë, një ‘flirtues’ me islamin politik më shumë se sa me shoqërinë e hapur, një lider që shkon e përkulet më me qejf para varrit të Izetbegoviçit në Sarajevë, se sa të respektojë me një tufë lule Ibrahim Rugovën në Prishtinë.
Në përpjekje për të imituar Enver Hoxhën, ai shpesh është edhe Enver, edhe Hoxhë.
Ai u tregua i pamëshirshëm ndaj kritikëve brenda partisë së tij, duke i flakur me një gjyq politik të neveritshëm nga partia dhe duke lënë shijen e bezdisshme që na ka lënë çdo lider autoritar shqiptar nga viti 1990 e më pas.
Nga ana tjetër, ai nuk ka pasur kurrë një reflektim ndaj vrasjeve politike në Kosovë, edhe pse për të cilat nuk është përgjegjës, pasi në shumicë i kanë bërë segmente të dala nga UÇK.
Por dhe duke mos i pasur përgjegjësi të partisë së vet, ai sërish kurrë nuk e ka bërë kauzë këtë çështje.
Vetëm në këtë fushatë, në përpjekje për të zbutur raportet me LDK, ai bëri një përkujtimore ndaj ish- zëdhënësit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafa, vrarë në vitin 2000 në Kosovë.
Ky është një tregues i kulturës së tij të mangët demokratike dhe deformim që i vjen nga nacional-komunizmi, i cili tregon se si ai e koncepton kundërshtarin si dikush që edhe mund të flaket dhe të vritet.
Sot, ai është kryeministër i zgjedhur i Kosovës dhe ne duhet të ndjehemi të gëzuar që shqiptarët në Kosovë votuan në shumicë dikë që besojnë, se e lufton korrupsionin, plagën më të rëndë të qeverisjes së Kosovës.
Ky është suksesi real i Albin Kurtit. Veset e tij do t’i korrigjojë, ose do t’ia shtojë pushteti, dhe për to mund të paguajë një çmim tjetër.
Vjosa Osmani është fituesja tjetër e madhe e Kosovës, në emër të opozitës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Por Vjosa nuk është fituese në emër të LDK, por fituese në emër të ndryshimit të LDK-së. Fitorja e saj, zgjimi që ajo u bëri votave të fjetura të LDK-së, janë një leksion i mire për çdo opozitë të vjetër historike, që ringritja vjen nga hapja rrugë e brezit të ri.
Vjosa i rriti votat e LDK, pasi lidershipi i LDK-së i delegoi asaj garën, duke u tërhequr si të pafuqishëm në strofkullën e tyre.
Fitorja e Vjosës erdhi nga ndryshimi i opozitës së LDK-së dhe jo nga përpjekjet për t’u kapur pas vulës së LDK, siç bën opozita jonë në Shqipëri, që vazhdon të ketë idhull Sali Berishën e të sakrifikohet për karrigen e Lulzim Bashës e Monikës.
Fitorja e Vjosës, është leksion se si një opozitë, sado e vjetër të jetë, ngrihet kur ndryshon, dhe jo kur kapet me thonj pas kolltukut të kryetarit.
Vjosa po ashtu ka një edukim të mirë universitar, shkolluar në SHBA, dhe ka reflektuar shpesh qëndrime që tregojnë për një mendje të hapur dhe grua ambicioze.
Entuziasmi që ajo ngjalli brenda LDK-së tregon se ndryshimi funksionoi, se Kosova pranoi të udhëhiqet nga një grua dhe se imazhi i qeverisjes mund të bëhet i dashur edhe nga fytyra e një gruaje.
Bashkëjetesa e saj e mundshme me Albin Kurtin, nuk është se ka shumë siguri. Janë dy parti diametralisht të kundërta, një pro- perëndimore, tjetra skeptike dhe e mbyllur ndaj Perëndimit, njëra demokratike dhe tjetra autoritare, njëra e djathtë e qendrës, dhe tjetra e majtë radikale, njëra e hapur ndaj lirive fetare, por sekulariste, dhe tjetra e dyshimtë në raport me ferexhenë, njëra nxitëse e proceseve demokratike në Ballkan, e themeluar qysh në vitin 1989, që nxiti dhe lëvizjen demokratike kundër komunizmit në Shqipëri, dhe tjetra adhuruese, edhe pse jo publike, e Enver Hoxhës.
Por të dy janë të dënuar të formojnë një qeveri ndryshimi, pasi ashtu i votoi populli i Kosovës. Shqiptarët në Kosovë votuan një opozitë që ndryshoi dhe një opozitë që kishte gjatë që këmbëngulte për të qeverisur.
Tani të dyja opozitat duhet të provojnë të bashkëqeverisin, pasi askush nuk ka aq vota sa të qeverisë vetëm.
Nëse funksionon, është një shenjë e pjekurisë së shtetit të Kosovës. Nëse nuk funksionon, zgjedhjet e reja janë ilaçi më i mirë.
Analize e piste , ndofta e porositur nga perversi , do ta lidhe ne cdo aspekt me ish padronin dhe helmin anti islamik , ndryshimet Ne Kosova jane intersante , po suksein me te madhe zgjedhjet ne Kosova e arriten me standartin , humbesi njohu humbjen ne menyre dinjitoze dhe fituesi ne menyre dinjitoze kerkon te implemtoi premtimet e bera ne fushate , nuk folen marrina kaq shuplake si prversi , e mbite gjitha u numruan votat per 10 ore e mero lepirsi nuk thote asnji fjale , ne vendin tone e zgjedhjet me nji parti te qeshorit kane ba mbi tri jave qe ti numronin , bravo Kosova .
O Shkodran , qe “te tana i ban” , do te bajshe mire me
e lexu me kujdes kete shkrim te Mero BaZes , se duket
qe i ke kalu peciptaz , sikurse bajn shumica e shkodranve .
Mero pershkruan shkurt , rrugen e ketyre politikanve e
forcave politike qe perfaqesojne dhe jep gjithashtu nje
prognoze te mundeshme , se cfar mund te pritet prej tyre ,
anet e mira qe jane verejtur deri me sot dhe anet negative
te tyre . Kam mendimin se Merua iu ka bere nje analize e
prognoze realiste e objektive . por qe do ta tregoje koha !
Shkodrani ka 100% te drejte !
Zhgenjim total Mero nga kjo paçaure qe vetem analize nuk eshte.
BRAVO KOSOVA ! URIME QEVERISE SE RE TE DALE NGA VULLNETI I POPULLIT ASHTU SIÇ NUK ESHTE BERE KURRE NE SHQIPERI, AS NGA PADRONET E TU MERO E AS NGA OPOZITARET E TYRE !
Po lere shkodrani se ata nje lekure kane, pothuaj njesoj si Lulezim Basha ose me shqip i themi ne: as te qijne e as te leshojne. Koha u a zbuloi keto 28 vjet qe jane derrase e kalbur ne politiken perendimore qe gjoja ulurijne per te. Gedhenj te porositur shkodranet, te pakten keta qe njohim e qe kane dale ti perfaqesojne Shkodren; nuk marre persiper njerezit e thjeshte. Tani te kaloj pak tek qeverisja e Kosoves; me duket shume e veshtire te qeverise Albini se ka shume pikepyetje ne kurriz qofte brenda Kosoves e qofte ne Shqiperi. Brenda eshte treguar huligan, ne Shqiperi kohet e fundit ka bere diversion me ato grupet qe do digjnin parlamentin sipas Ilir Metes. Dhe, besoj, e verteta nuk eshte larg: perse shkoi Albini e bisedoi vetem me Ilir meten e Sali Berishen?! ….
SHKRIMI ME I SHPIFUR QE KE SHKRUAJTUR NDONJEHERE.
Taman shkodran prej Puke kenke. Mos harro nje gje. Kur thua rrofte Sali Berisha, ke thene rrofte Enver Hoxha.
Ndersa per zgjedhjet ne Kosove ka merita populli i Kosoves, dhe Jo Albin Kurti.
Se kush eshte Albin Kurti, tani e tutje do merret vesh. Por ti do ta marresh vesh i fundit.
Komenti me qesharak i kurvave rilindase eshte qe Albini eshte erdoganist! Nderkohe ne fakt eshte kryeridhjeresi qe eshte kthy ne kurve te erdoganit
Shkrim provokativ dhe qëllimkeq e i njëanshëm mu nga ato të viteve 97- 98 Se sa analizë tendencioze dhe nxitëse është e një teme shumë e ndjeshme si ajo e vrasjeve të disa për mua askushi nga pesha politike por nga ajo njerzore po por vrasjet e krahut tjetër a nuk qenkan politike dhe ate të disa individëve dhe familjeve që kanë sakrifiku pa masë për Kosoven si vrasja e Abedin Rexhes Avni Elezit Smajl Elezit Enver Haradinajt Fatmir Gashit komandant Murrizit… e mos të flitet për burgosjet dhe izolimet e e qindra dhe do të mbrrinë ndoshta mija i njerëzve ku na kojton ato burgosjet dhe izolimet masive të UDB këto vrasje burgosje dhe arrestime të këtyre njerëzve për të qenë politike duhet të jenë antarë të Lidhjes demokratike ndryshe janë normale a?
Keq me vjen Mero, por ne Kosove humbi Enveri, Koci,Mehmeti dhe Shefqeti.Fillo qaje Mero, se ishin mentoret tuak politik dhe ekonomik.Tani Mero shterngo Rdin se po te ike dhe ai, mer Mozin dhe dilni ruani dhite ne Tepelene.
Shkodran “geni “ shekullor qe mbane brenda nuk te lejon ta shohesh kulturen Perendimore. Dylbite tuaja nuk shikojne me larg se protitutat & pederastet ne perendime . Pse je keshtu nuk ke shume faj po mos te kerkosh se çka perendimi pertej prostitutave & pederve eshte ttalisht perdhunim mendor
Ti ‘Adam’ je i pari i perdhunuar ne bith e ne tru! shko mor zog gomari ! shko ne pakistan! Pirdhu si greket ne qipro! Martojuniqijuni me motrat tuaja se jua lejo feja ne pakistan! Turp te jetojne njerez te tille ne Shqiperi!
jA , KJO ESHTE EDUKATA DHE KULTURA JUAJ QYTETARE ,
ZOTI “sHKODRANI” EDHE PSE U SHNDERROVE NE
CAST “pirdhuni ne qipro” ! JAM TU T`BA NDER , QI
PO TA KUJTOJ !
Cdo me thene e majte radikale. Ku e njef nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi. Shqiperia se ka njohur fare te majten. Dhe ti o Mero sa do I lexuar te jesh nuk e njef
Me pak fjale eshte nje sharlatan qe nuk di nga tja mbaj…
Kosovaret si sumperpjete zgjodhen hoxhen per tu falur dhe te shkojne ne siri dhe urojme qe te mos bashkohen me shpellaret e saliut per te ber nje tjeter 4 shkurt apo 97.
Si gjithnje nje analize brilante qe vetem z.Baze mund ta beje.Sqaron gjithshka deri ne detaj e pa asnje medyshje.
Kam pershtypjen se qeverisja me keta dy fitues do te jete pa te ardhme.
Me palaco njeri se je ti e padroni yt Rama o Mero Gellbata nuk ben nena! Vdekshin gjithe ato nena qe pjellin komuniste te pershtire si ti , o Mero perversi! Vdeksh nje ore e me pare e marrsh Ramen me vete se me kete pis-artikull ja ke kaluar edhe Milloshevicit . Neveri te lexosh
Sa budall qenke or KEV , sa qe ia kalon edhe atij
komunistit me nje sy , nga Kelcyra , qe di vec te
mallkoje si ndonje grua e keqe , ne mos qofsh
dora vete e atij injorantit !
Vjosa Asmoni eshte versioni kosovar i Lul Bashes me ndryshimin qe Luli nuk arriti te aktronte aq mire sa Vjosa. Sesa e pavarur eshte Vjosa nga garda e vjeter e LDK do shihet tani…
Bravo Mero,
Bravo o Pashai ynë i Medias!
Ti e njohke mrekullisht jo vetëm Shqiperinë dhe politiken e saj, por dhe Shqiperine tjeter matan Drinit!
Të respektoj ne mendimet e tua bindëse, me kulture te mirfillte politiko-filozofike dhe si dy herë Patriot, si tepelenas dhe si shqiptar i mëncur!
B r i l a n t !
Mero Baze
Analizë e pistë.
O sa dhimbje ka kjo analize e padronit qe e sheh se nuk do ketr takim ne shyepine e bardhe per ta pasur per zgkedhjet e ardhshme me serbin vucic! Ky mut tepwlene ka halllin e wnverit por ha e pi ma gramozin! Zorraxhi muti
Jo Mero me vjen keq por ne kete shkrim nuk je ti. Kosoves tregoi civilizim dhe votoi personin e duhur njeriun kurajoz dhe shpreselindes. Urime me te mira per Albin Kurtin.
Shpresoj qe politikanet kosovare ti kene kushtuar vemendje lajmit kryesor nderkombertar te dites.Donald Trump tradhetoi kurdet dhe i la ne meshire te bombave te Erdoganit. Askush nuk duhet te cuditet kur Trump te vendose te ndaje Kosoven ose tia japi perseri Serbise.
https://www.washingtonpost.com/world/middle_east/syrian-kurds-see-american-betrayal-and-warn-alliance-against-isis-is-now-in-doubt/2019/10/07/96c425da-e902-11e9-a329-7378fbfa1b63_story.html
Analiza e thjeshte eshte se ne ballkan mbizoteron politika e bajraktarit. Individi shofet si i forti qe , po deshi ai, behen gjerat. Po nul deshi, i lumte palla.
Pa e fetishizuar fituesin e ketyre zgjedhjeve, qe koha do ta tregoje me mire, shkrimi eshte me shume se dasha-keqas. Sepse armiku i shefit tim eshte dhe armiku im. Helmi qe derdh Mero per protagonistin e procesit elektoral ne Kosove, i cili duhet te jete shembull edhe per Shqiperine, reflekton me shume se sa urrejtjen dhe kompleksin e inferioritetit qe krye-karagjozi te cilit i sherben Mero, ka per ndershmerine, sinqeritetin e modestine e Albin Kurtit.
Albin Kurti nuk eshte ai qe duket ai eshte nje tinzar ,nje matrapaz i papare.
Uroj te behet mire per Kosoven tuaj!!!
Pak jane shqipetar te cilet i ruajn parimet e tyre ne rastet kur cenohen intereat e tyre ,Albini eshte i tille i vendosur deri ne fund deri ne veteflijim per interesat e kombit ketej dhe matan kufirit,ai nuk sheh dallimin se cfar mund te jete shqiptari se cilit krah politik mund te jete se ciles fe apo sekti fetar i takon ,ai don ta luftoj te keqen e kombit prej nga do qe te vije.Mundohet ta drejtojtoj tere energjine qe eshte ne dobi,nuk kemi te bejm me perkrahjen e radikalizmit fetar politik ai don qe sejcili te jap ate qe eshte ne dobi te shtetit dhe kombit.Mero e ka te veshtire ta kuptoj ose nuk don ta kuptoj se pazari i tij ka rendesi , Albini eshte mbi veteveten, nuk njeh pazaret qe cenojn kombin dhe teresin teritoriale .
Kete me se miri e kuptoj populli i Kosoves,njeh vendosshmerin dhe gadishmerin per sakrifice te Albinit.
Albini eshte shpresa e Kosoves!!!!
Z. Baze nga shkrimi duket qe je hidheruar shume nga fitorja e VV dhe Albin Kurtit, prandaj shkrimi duhet lexuar kokeposhte. Urime VV dhe Albin Kurtit!
Eh, Mero, Mero! Po a di te na tregojsh cili e flasin dhe e mendojne serbishten e jugosllavishten me mire, sepse ne Kosove deri me tash shihet se kane fituar te gjithe ata qe kane menduar serbisht e jugosllavisht dhe kane folur e flasin shqip bile edhe me keq se shkiet e ti del e ua ruan shpinen! Turp!…
A e di ti kush i ka kryer “vrasjet politike” ne Kosove a veç ja fute kot dhe kot se koti akuzon “segmented e UÇK”… Mos jane ato qerime hesapesh brenda LDK e na mujme me thane tash se i ka krye Mero me Bazen!?!… Gishtberia eshte me rreziqe te medha dhe zanatin e gishberjes e kane krye ata e keta qe e flasin serbishten e jugosllavishten e LDK.
DRENICA E KUQE
Shume vene ne dukje faktin qe Kosova ndryshe nga ne votoi dhe i beri llogarite shpejte; kjo nuk eshte gje per tu mburrur, sepse vetem tek Shqiperia e Berishes dhe I.Metes nuk eshte bere e mundur nje gje e tille; Berisha, Basha Ristani ndryshuan voten pa pike turpi ne mes te dites; bie ne sy nje solidaritet i pjerdhur me A.Kurtin ne urimet e derguara nga Basha & Kryemadhi ; keta kane te ngjashme ndermjet tyre dhunen kunder institucioneve, Kurti me gaz lotsjelles ne mes te parlamentit dhe dhunen kunder forcave te rendit per te cilen eshte denuar disa here ;, Monika me Bashen me cizme, boje , veze ne parlament dhe molotove ne rruge; E te tjera e te tjera …. deri tani asnje nuk ia ka permendur Kurtit , por jane gjera qe nuk harrohen dhe fshihen…dhe i ke per gjithe kohen e karieres ne kurriz; keto fakte nuk i bejne nder A. Kurtit dhe do shohim ” dardha e ka bishtin prapa”.
Nje fitore e paster e Kurtit. Te lumte
, Kurti! Nese ke nevoje per keshilla, mua me ke ne dispizicion pa lek, pa para.
Hidherimi i madh per fitoren e VV duket qarte ne kete shkrim te Rames …. me falni, te Meros.
Gjynah, kishte bere plane per pazare te medha me Vucicin.
Bravo Mero per analizen. Ti je analisti me i mire shqiptare. Pajtohem plotesisht me analizen, por te shpresojme qe Albini ka ndryshu ne qendrime dhe te behet me tolerant e te kete sukses ky koalicion se perndryshe Kosova shkon ne dreq te mallkuar.
Komunist, islamist, nuk distancohet nga vrasje qè ndodhin diku e pèr tè cilat nuk reagojnè as partitè e tyre , sti drejtimi partie prej diktatori,,,,,,
Kur nuk tregon bèmat e Saliut apo mbron varret e shtirura tè grekève nè Shqipèri, Mero Baze hedh baltè mbi çdo qelizè tè shèndoshè tè shoqèrisè shqiptare.
Serbèt, nuk ia dolèn dot Mero. Grekèt, ti rruajnè bishtin. Ndèrsa zotrote, mbete me lugè nè dorè, njè supaxhi qè e ndjen se kohèt po ndryshojnè dhe ai vetè nuk èshtè nè paradhomèn e zhvillimeve, si atèherè nè kohèn e Saliut
Ta gëzoni shokun Enver, vëllezër Kosovar! Ne hoqëm të zitë e ullirit nga Enveri, ju tani sapo zgjodhët ta vendosni në krye të vëndit. Edhe një herë: i pafshi hajrin! Por duhet thënë, se neve me këtë rast na u shtua edhe një hall më shumë dhe jo i vogël, ndërhyrja nga Kosova, për të bërë akoma më lëmsh punët tona. Sepse duhet ta dimë, për një megalloman neokomunist si Kurti, dimensionet e Kosovës janë të vogla, Kosova është një kostum që i rri ngusht një ëndrrimtari aventurier si ai. Ëndrra e tij është sundim mbi gjithë shqiptarët. Ai as që i koncepton shqiptarët në gjirin e një europe të bashkuar, si një entitet që duhet qeverisur dhe jo sunduar.
Qenke mërzitur shumë, Mero. Fitorja e VV të paska prishur logjikën. Por, nga të del ty se Vjosa do bënte ndryshimin në Kosove? Mero, ajo u përdor në mënyrë të përsosur nga ujqërit e vjetër të LDKse. Këtu mbaron historia e saj politike Për fund, krahasimi që bën mes VV dhe LDK është qesharak.
Nje analize shume e qelluar, Albin Kurti ishte zedhenes i UCK-se leniniste ne Prishtine nje leninist dhe jetonte paproblem, ndersa qytetarit ne ate kohe nese nje flamur i Shqiperise apo embleme e UCK-se i gjindej , ai vritej. Kurti ishte kunder Rambujese, e kunder Rambujes ishte edhe Serbia, vetem arsyetimit i benin ndryshe por qellimin e kishin te njejte. Pa ramubjen kosoveret nuk do gezonin kurr lirine, pa NATO nuk do kishin as shtetin sot. Kurti ka anti europein antisemit ne Parti, filtron me islamin politik dhe islamiket nga cdo ven e perkrahen ne zgjedhje. Me te drejt thot zoti Baze, sespe ata qe sot shesin folklorizem per bashkim Shqiperi Kosove, i kontribuojne mese shumti politikes serbe per ndarje te territorit te Kosoves.
Ndoshta Albini i ka te gjitha vetem si ti Mero nuk eshte. Kaq duam ne.
Legenet si puna jote Mero nuk i duam.
Sa keq..pak t’gervishtesh cipen e Toskut dhe del n’pah komunisti filo-sllavo-mongol..nuk te zen vend baltosja qe po mundohesh t’hedhesh per “Kreshnikun ma t’ri t’kombit tim” dhe m’behet qejfi qe 99% e komenteve ketu jane t’qarte si kristali..ri-bashkimi i kombit Shqyptar asht i vetmi shpetim dhe k’jo vertetohet ma s’miri jo veç me voten e popullit Dardan por dhe menyren e festimeve mbreme n’Prishtine e kudo rreh zemra SHQIP..fort poshte ke ra me ket artikull vllai im Tosk Komunist
undefined
Rrini tashi rilindas e tema duke prit ti bin hallatet dashit
Dhe Albini nacionalkomunist, kur te ulet ne karrige me hir a me pahir do beje ato qe Daje Semi i ka vene ne tavoline…
Eshte e lehte ta marresh pushtetin, por eshte e veshtire ta mbash ate, thote nje kuintesence e njohur filozofike…
Dhe e dyta , politikanët mos i shiko cfarë thonë, por cfarë bëjnë….
Ky eshte celsi per të kuptuar afesine dhe fytyren e vertete të cdo politikani…
Malet tona më të larta, në se Albini do te ketë sukses dhe do te menaxhoje problemet e veshtira qe ka Kosova…
Qofsha i gabuar, por nga keto qe deklaron Albin Kurti , ai me jep pershtypjen e nje politikani karierist dhe v o l u n t a r i s t…
Per mua kryeministre nje grua si Vjosa do te ish me mire…Dhe akoma me mire nje qeveri e LDK me PDK…per te korigjuar edhe ato gabime qe jane vrejtur deri tani.
Thjeshte populizmi dhe sjellja e deritanishme e Vetvendosjes me duket nje politikë ekstremiste.
Kosova nuk ka nevoje per eksperimente.
Gjithsesi miqte tane amerikane nuk do lejojne aventura ne Kosove, ku bota perendimore ka investuar aq shume…
Politikanet kosovare jane nen nje monitorim te rrepte te SHBA dhe BE…
Më e mira do bëhet!
Sidoqofte do te jete surpriza e shekullit ne se shqiptaret do te mund te civilizohen per te jetuar me nje shoqeri te organizuar dmth te bejne Shtet….
Sidoqofte do te jete surpriza e shekullit ne se shqiptaret do te mund te civilizohen per te jetuar ne nje shoqeri te organizuar dmth te bejne Shtet….
Per te kuptuar me mire , se kush eshte Albini i vertete
(Do ta tregoje koha ) , por mua me mjafton fakti qe ,
ne momentet me te veshtira qe po kalon Shqiperia sot ,
per shkak te krizes politike thellesisht destruktive te
shkaktuar personalisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta
( autoret e 1001 te zezave ne keto tre dekada ) , Albini
gjeti te dale ne krah te tyre , te cilet kerkojne me cdo
kusht ndezjen e luftes civile , djegien e vendit , per te
shpetuar lekuren e tyre nga reforma ne drejtesi dhe ,
qe po perpiqen me mish e me shpirt , per te penguar
celjen e negociatave me BE-ne ! ! ! Pak iu duken keto …? !