Jari mesazh urimi Albinit për fitoren

Sot vendosa që edhe unë t’i dërgoj një mesazh urimi Albin Kurtit, edhe pse nuk është i krahut tone:

“I dashur Albin!

Më lejoni t’iu uroj në emër tim dhe demokratëve shqiptarë, për fitoren tuaj në zgjedhje në Kosovë.

Është një fitore që na frymëzon dhe ne në rrugën tonë drejt pushtetit.

Sot mijëra demokratë janë të çuditur se se ti ja dole dhe ne nuk po ja dalim.

Molotov ke hedh ti në Parlament, molotov kemi hedh dhe ne.

Vezë ke hedhur ti, vezë kemi hedhur dhe ne.

Gaz lotësjellës ke hedhur ti, gaz lotësjellës edhe ne.

Në brekë e kanë fshehur deputetet e tua pluhurin dhe vezët, atje i kanë fshehur dhe tonat.

Demonstrata të dhunshme ke bërë ti, demonstrata të dhunshme kemi bërë dhe ne.

Me policë je rrahur ti, me policë jemi rrahur dhe ne.

Problemi është se ti sa shkon e rritesh, ne sa shkon e zvogëlohemi.

Kjo mundon mijëra demokratë në Shqipëri dhe vazhdimisht më pyesin, si është e mundur kjo.

Jam përpjekur t’ua shpjegoj se Edvin Rama është më i keq se Hashim Thaçi, por dhe kjo nuk i qetëson.

E di që është e vështirë t’i japësh përgjigje kësaj dileme të madhe demokratësh, pasi atyre u duket se kanë bërë të gjitha ato që ke bërë ti, dhe s’po ja dalin dot.

Ka të tjerë që thonë e ka fajin Doktori që nuk ikën.

Po ja dhe Albini nuk ka ikur kurrë u them, biles dhe tradhtarët i ka zbuar nga partia, njësoj si Doktori e Luli.

E vetmja gjë që nuk është njësoj, është vetëm fakti që Doktori ka ardhur dy herë në pushtet, ti ke ardhur për herë të parë.

Kjo i mërzit pak demokratët, por unë kam shpresa, se siç thotë populli shqiptar, “E treta e vërteta”.

Shembulli jotë do na ndihmojë.

I yti, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *