Spitali Hygeia bashkon VIP-at përmes videove sensibilizuese për kancerin e gjirit

7 Tetor 2019, 13:06Sociale TEMA
Spitali Hygeia bashkon VIP-at përmes videove sensibilizuese për

Teksa muaji Tetor i kushtohet sensibilizimit të luftës kundër kancerit të gjirit, kanë qenë të shumta platformat, nismat shtetërore dhe private për të motivuar njerëzit, që të bëjnë mamografinë.

Spitali Hygeia ka rënë në sy ndër të tjerë përmes një fushate serioze, që ka bërë bashkë personazhe të shumtë nga bota e mjekësisë, artit, gazetarisë dhe televizionit.

Personazhet publikë përmes mesazheve të tyre sensibilizuese bëjnë thirrje për të gjitha gratë, që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kontrollin e gjirit, veçanërisht gjatë këtij muaji. Kontrollet periodike përmes mamografisë janë në fakt mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e gjirit dhe për të shpëtuar veten.

Rezultatet e avancimit të kësaj sëmundjeje sot janë alarmante, ku një në 7 gra preket nga kanceri i gjirit. Andaj, videot mesazh që kanë filluar që prej datës 1 Tetor në rrjetet sociale të Spitalit Hygea, kanë marrë mbështetje masive, jo thjesht për emrat e personazheve, po aq edhe për qëllimin që ato kanë.

Rudina Magjistari, Amarda Toska, dr.Leonard Solis, Klajda Gjosha, Sonila Meço, Saimir Kodra, Irma Libohova, Zana Çela, Enkel Demi janë disa nga personazhet që kanë mbështetur këtë iniciativë të Spitalit Hygea, që vlen për t’u përshëndetur!

3 komente në “Spitali Hygeia bashkon VIP-at përmes videove sensibilizuese për kancerin e gjirit”

  1. rroku says:

    Per cfare jane vipa leta plera.

  2. eh, ç'tu theme says:

    Vipa-t jane si çmimi Nobel, por keta i bejne njerezit pa pik kulture, kurse per Nobelin ka nje komision qe vetem ne Stokholm gjendet dhe s’ka tjeter. Bile- me sa shikoj e degjoj, Vipa-t jane rrypat e transmesionit kudo.

  3. On says:

    Monopoli I Gulenit….kta jane bere me keq se monopoly….shtetin e kane me vete, dializa po….cmimet si ne Gjermani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje