Bregu: Tkurrja e perspektivës europiane shton problemet në Ballkan

“Mbajtja e gjallë e bashkëpunimit rajonal është një detyrë e lehtë për tu thënë, por jo aq e lehtë për tu bërë. Për shembull, kemi pasur një histori shumë të mirë, të suksesshme në komponentin dixhital të Zonës Ekonomike Rajonale në Ballkanin Perëndimor – Marrëveshja për Roaming, e cila konfirmoi se sa herë që ekziston një vullnet politik, gjërat në rajon ecin përpara.

Për dallim nga kjo, marrëveshja për lëvizjen e profesionistëve në të gjithë rajonin – doktorët e mjekësisë, stomatologët, inxhinierët civilë dhe arkitektët dështoi për shkak të mungesës së  dialogut për tregtinë mes Beogradit dhe Prishitnës. Pra, çështja është: a mund të ketë bashkëpunimi rajonal nëse ka mosmarrëveshje dypalëshe?, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në panelin” Paqja në Ballkanin Perëndimor – Paqja në Evropë ” sesioni i Samitit të 15-të të Salzburgut të Evropës, i organizuar nga Instituti i Rajoneve të Evropës (IRE) në Salzburg, Austri, në 6-8 Tetor 2019.

“Ne kemi rajonin që është i bashkuar dhe i ndarë në të njëjtën kohë, dhe ai lëviz në shtigje të ndryshme. është një datë e rëndësishme që do të diktojë atë që ndodh më pas dhe që është rezultati i vendimit të Këshillit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne ende po mundohemi t’i bindim vendet anëtare të BE-së që tkurra e perspektivës evropiane në rajon nuk do të ndihmonte Ballkanin Perëndimor. Ai do të lërë mënjanë Ballkanin Perëndimor dhe sa herë që Ballkani Perëndimor lihet anash nga BE, problemet gjithmonë ndodhin “përfundoi Bregu.

Paneli u mbyll me prezantimin e Johannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *