Faleminderit vajza, por shqiponja nuk na bën patriotë!

Nga Mentor Kikia 

Një nga gjërat që më ka bezdisur rregullisht ka qenë të treguarit e patriotizmit duke përdorur simbolin e shqiponjës dhe valëvitjen e flamujve në raste festash apo ndeshje sportive. Sepse është i gjithi është një patriotizëm fals!

Por kësaj radhe e bëra edhe unë. E bëra sepse u ndjeva i suprizuar. Sëbashku me dy kolegë gazetarë ishin në Nagoya, Japoni, në kuadër të një takimi ndërkombëtar të Federatës së Paqes. Këto vajza, me të cilat bashkëpunuam atje, na përshëndetën në ikje pikërisht me simbolin e shqiponjës.

Kjo do të thotë se kaq shumë e kemi predikuar patriotizmin përmes simboleve sa e dinin edhe këto vajza japoneze.
Por a jemi ne vërtet kaq patriotë? Këtë pyetja e bëra pikërisht në një vend ku njerëzit me atdhe kuptojnë shumë më shumë sesa thjesht shtëpinë e tyre dhe ku jetojnë banorët më të disiplinuar e më punëtorë të planetit. Nëse do ti përgjigjem pyetjes, do të thoja që jo, ne nuk jemi patriotë.

Përkundrazi, përdorimin e simboleve e kemi shndërruar në një pazar patriotizmi dhe në mjetin më të mirë të politikanëve mashtrues.

Sepse patriotizëm do të thotë të punosh dhe ti shërbesh vendit tënd me ndershmëri. Do të thotë ta mbrosh atë jo thjeshtë nga pushtuesit, por ta mbrosh nga shkatërrimi i mjedisit, ta mbrosh nga ndotja, të luftosh kundër një qeverie apo klase politike të korruptuar, të respektosh ligjet dhe rregullat.

Në përgjithësi ne nuk i bëjmë këto. Përkundrazi, e shikojmë vendin si një kufomë të shtrirë përtokë dhe kush të zhvasë(kuptohet sipas hierarkisë së pushtetit është edhe takati i zhvatjes).

Në këto kushte, patriotizmin e munguar e kompensojmë duke mbushur me flamuj fushatat zgjedhore dhe stadiumet. Flamuj të cilët më pas hidhen rrugëve e kanaleve.

 

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Faleminderit vajza, por shqiponja nuk na bën patriotë!”

  1. Albann says:

    Amin :P. Rilindasit shkrine pasurine per vendin.Vetem ai qe derdh djerse,punon e sakrifikon qofte dhe mireqenien e vet e te familjes se tij per vendin,vetem ai eshte patriot. Pjesa tjeter eshte ajo e bla,bla,bla-se

  2. aleko says:

    Po cfare patriotesh jane Shqipetaret o zoti Kikia?..Si mund te jete nje popullpatriot I vendit te vet kur endra e vetme e tij eshte braktisja e vendit..dhe kur vetem ne keto 25 vitet qe I quajme vite lirie mbi 50 perqind e shqipetareve kane marre mullijt ne te kater anet e botes dhe ende vazhdojne te ikin. Pra nga njera ane braktisin dhe boshatisin vendin ,nga ana tjeter , pasi I largohen vendit te tyre , fillojne te bejne shqiponjen para gjoksit…ha ha ha!..Po parulla alla shqipetrshe se “Po ikij per nje jete me te mire, ..po ikij per femijet””– cfare domethene z.Kikia?..ja ke bere ndonjehere pyetje vetes?..

  3. pirdhuni ne qipro ! says:

    TRAP! NQS ti bitha jote nuk je i gezuar per respektin e te huajve ndaj Ikonave Tona Kombetare ..PIRDHU maskara i maskuar atje ku kane simbole tjera..!!! PIRDHU dhe do kemi nje MUT me pak!

  4. eh, ç'tu theme says:

    aleko ! Ku ndodhesh ti ne Shqiperi apo…..se me duket po te jeshe ne Shqiperi e ke zene veten, puna jote se si, por ka shanse mos te jeshe ne Shqiperi. E duam Shqiperine, si e do presidenti!

  5. T.Voda says:

    == Or zoti KIKIA….!!! ”””””””””””””””””””””””””””””””””””
    == Po miir mor ”trimi xha johos”.. Nuk e kuptoj mire , cfar demi, gabimi, ap e keqe i vjen vendit dhe shoqerise shqiptare nga simboli shqiponjes qe bene ato vajza, qofshin dhe jo Japonese. Si do qe te jete ai veprim, si i thone i shtirur apo fallco, me shume , me pak . a shum pak shpirt patriotik e atdhetar , vendit e shoqeris nuk i vjen asnje lloj e keqie . J
    –JA, PO TA THEM UNE O z. KIKIa..!! Me perjashtim te shovinisteve fqinje , dhe njezve te shitur brenda apo jasht shqiper , askend tjeter nuk e shqetson . Pra , edhe nje here..!!…Or z. kikia.!!
    –ME PERJASHTIM TE ; bes-thyerve e bes-prereve;; gjak-shprishurve e gjak-pshurrurve; dredharakeve; bisht-perdredhurve e kurriz-perkulurve dhe gjithe soit te ”specieve ” te kesaj kategorije, ATO VAJZA NUK BESOJ SE SHQETSOJNE KERKEND.
    === MOS VALLE SHQETSOHEN USTALLARET ,te cilet kane 30 vjet e ne shume QE DREJTOJNE DIREKT E INDIREKT EDUKIMIN E PROPOGANDEN ANTI KOMBETARE NE SHQIPERI e KOSOV, KU MEDJA , ANALISTE, GAZETARE, DERI dhe KOMENTUS SI PUNA IME , PERBEJNE ”ARMATEN ” e ”Kuajve te Trojes ” qe synon te kape ,, corjentoje ter sistemin piramidal politiik, shtetror, diplomatik, te mbrojties e te siguris,… etj … paralizon ,. perpunon e helmatis opinionin ne te kunnder te asaj qe duhet.
    — Ketu ku jetoj prej me se 15 vjetesh , flamurin kombettar[Amerikan] , pjeset simbolike te flamurit si ngjyrat, vijat. yjet i gjen kudo . Madje jam skandalizuar ne fillim , kur flamurin e shikoja te vendosur edhe ne vendin e mbathjeve te plazhit [banjes]. NJe pjese e madhe e banoreve e vendosin jo vetem ne diten e flamirit , te pavaresis etj , por e shikon edhe ne dritare, ne lulishten para shtepis, ne majen e pallateve etj . A ka nga atta qe e bejne per tu dukur etj . Me siguri qe ka , por ketu nuk besoj se ka ”KIKI”” QE I PARAGJUKON
    — Une mendoj , qe ju dhe te tjeret , duhet tu shqetsoje se si misherohen ndienjat patrotike e atdhedashese , si futen ne edukimin e brezit te ri , ne shkolla, familje qe jane qelizat baze , ne jeten shoqerore , kulturore, artistike, sportive , letrare etjer etjer , ….BRENDA DHE JASHT VENDIT , NE EMIGRACION, a DIASPORE. … Ti kujton se ata qe hikin nuk jane atdhetar ….. Edhe mund te ket . Politika e brendeshme diletante pa nje bosht e stategjik te studjuar e molepsur me nderhyrje dashakeqe ka ber te veten , JO PAK .
    ==== PASKA QENE DERI NE ”’ALLEMANIA, ZOTRIA JOTE ”’….!!!!, PO PER SHKRONJAT SHQIPE A U INTERESOVE . Jo per tja sjelle ”TUNXHIT” ketu , POR QE ”TUNXHI I RI” …[apo i ”RILINDJES”], TI MARE NGA SHQIPERIJA E TI COJE ATJE KU JANE ”IKANAKET” E DIASPORES SE VJETER E TE RE.
    ==== NUK KA , E nuk DO KETE ATDHETARIZEM E PATRIOTIZEM , PO SU MESUA GJUHA SHQIPE, HISTORIJA, LETERSIJA, VJERSHAT , KENGET HEROIKE, PATROTIKE, ATDHEDASHESE, PO SU NXITEN E NDIHMUAN MJAFT NISMETARE PER MESIMIN E GJUHES SHQIPE. ATDHETARIZMI E PATROIOTIZMI NE DIASPORE DO VIJE DUKE VDEKUR ne se vazhdojne punet si deri tani …..OI NDERUARI KIKIA…!!! DHE KJO ,…ESHTE FATKEQSIA ME E MADHE. PER KETE DUHET TE SHQETSOHET E GJITHE SHOQERIA, NE VECANTI TRURI INTELEKTUAL I KOMBIT [ ne se nuk ka vdekur akoma]….
    === DUHET NDERTUAR nje strategji e perbashket, SHQIPERI-KOSOVE DHE TREVAT E TJERA, per nje nxitje e organizim me tte mire TE JETES NE EMIGRACION E DIASPORE , PER NJE KORDINIM , BASHKERENDIM TE PUNES SE SHOQATAVE TE CILAT DERI TANI MJAFT PREJ TYRE JANE INEKZISTENTE.
    .. I nderuar ”KIKIA,”– UNE I PELQEJ SHKRIMET E TUA , NDERSA KESAJ RADHE …SI TE THEM ……
    –Pershendetje — Tomor Voda — -NY —USA
    ””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””’

    /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *