"Familja ime është interiste, besimi im zikaltër", trajneri i ri i Milanit xhindos tifozët!

8 Tetor 2019, 22:35Sport TEMA

Sikur të mos mjaftonte emërimi dhe shkarkimi i Giampaolos, mundësia e pashfrytëzuar për të marrë Luciano Spallettin, tashmë tifozët e Milanit duhet të durojnë edhe një tjetër trajner që me Interin ka shumë lidhje dhe, madje, në vitin 2016, do të jepte këtë deklaratë në konferencën për shtyp të prezantimit.

“Familja ime është e gjitha interiste. Besimi im është zikaltër, por profesioni im shpesh më ka çuar në vende të tjera, por nuk luhatet besimi!”.

Një deklaratë që asnjë tifoz kuqezi nuk harron dhe jo më kot protestat me hashtangun #Pioliout vazhdojnë…

Trajneri pritet të firmosë për një vit me opsion për një tjetër, me rrogë thuajse 1,5 mln euro.

1 komente në ““Familja ime është interiste, besimi im zikaltër”, trajneri i ri i Milanit xhindos tifozët!”

  1. Torino says:

    I kuptova te gjitha:po trajneri si è ka emrin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje