FOTOT: Bota në alarm, Erdogan mund të bëjë një masakër të vërtetë civile

8 Tetor 2019, 17:37Politika TEMA
FOTOT: Bota në alarm, Erdogan mund të bëjë një

Vendimi i papritur i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u tërhequr nga Siria, duke e lënë “terrenin e lirë” për ushtrinë turke, ka alarmuar Kombet e Bashkuara dhe liderët evropianë mes frikës se një veprim i tillë mund të çojë në spastrim të gjerë etnik.

OKB-ja ka paralajmëruar sot Turqinë që të mos lejojë një masakër civile në shkallën e luftës si në Bosnje, pasi SHBA-të njoftuan se do të tërhiqen dhe do të lejojnë presidentin Recep Tayyip Erdogan të lëvizë përtej kufirit sirian. Luftëtarët kurdë, të cilët kanë udhëhequr luftën kundër ISIS-it, thanë se ata kishin marrë një ‘goditje pas shpine’ me vendimin e Trump dhe akuzuan SHBA-në se i kishte braktisur duke i lënë të vetëm përballë presidentit Erdogan.

Në reagimin tij të parë, Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të shkatërrojë ekonominë e Turqisë nëse ofensiva e Ankarasë shkon “jashtë kufijve”. Në një seri postimesh, zoti Trump mbrojti vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane, i cili duke se do t’i hapë rrugën Turqisë për të filluar një sulm ndaj luftëtarëve kurdë përtej kufirit.

Tërheqja u kritikua shumë edhe nga aleatët republikanë të Trump. Forcat kurde ishin aleatët kryesorë të SHBA-së në mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri. Por Turqia i konsideron militantët kurdë si terroristë, pavarësisht se janë aleatë amerikanë.

SHBA ka rreth 1.000 trupa në të gjithë Sirinë, por ka tërhequr vetëm trupat në zonën kufitare me Turqinë. Trump pati një telefonatë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, pas së cilës Shtëpia e Bardhë tha se Turqia kishte vendosur ta çonte përpara operacionin e saj ushtarak në veri të Sirisë” dhe forcat amerikane “nuk do të ishin më në zonën e afërt”.

Pas akuzave kritikave, Trump paralajmëroi Turqinë të mos përfitonte nga vendimi i tij, duke thënë se ai mund të shkatërronte ekonominë turke.

“Nësë Turqia bën ndonjë gjë që unë e konsideroj si jashtë kufijve, unë do ta shkatërroj plotësisht Ekonominë e Turqisë (e kam bërë edhe më parë!). Europa dhe të tjerët, të vëzhgojnë”, deklaroi presidenti amerikan.

Turqia i ka trajtuar historikishtkeq kurdët duek i përzënë ata në zonat kodrinore rreth jugut të vendit.Themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal, i njohur më mirë si Ataturku, nxori një kushtetutë 70 vjet më parë i cili mohoi ekzistencën e grupeve kulturore të dallueshme në Turqi, duke bërë që kurdët, së bashku me pakicat e tjera në vend, të shprehin dallime etnike, të shtypen nga qeveria. 

Deri në vitin 1991 përdorimi i përditshëm i gjuhës kurde ishte i jashtëligjshëm dhe shihej si separatizëm, dhe madje edhe sot çdo shprehje e vogël e nacionalizmit kurd mund të çojë në burgosje. 

Represioni historik çoi në krijimin e PKK, një lëvizje separatiste e armatosur, në vitin 1984. Shumica e kurdëve në Turqi nuk promovojnë ndarje nga shteti turk, por një numër i madh mbështesin PKK.

Rreth 35 milionë kurdë që jetojnë në pjesët kodrinore të Turqisë, Irakut, Sirisë, Iranit dhe Armenisë – duke i bërë ata grupin e katërt më të madh etnik në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ata nuk kanë një dialekt zyrtar, por janë pjesë e një komuniteti të bashkuar përmes racës, kulturës dhe gjuhës.

Populli kurd është i përbërë nga një numër religjionesh por ata janë kryesisht myslimanë. Ideja për një ‘Kurdistan’ lindi në vitet 1900 pas rënies së Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore.

Populli kurd përbën rreth 10 për qind të popullsisë siriane dhe shumica jetonte në Damask dhe Aleppo para se të fillonin kryengritjet kundër presidentit Bashar al-Asad në vitin 2011.

Ata kurrë nuk kanë pasur të drejta themelore dhe të paktën 300,000 prej tyre u janë refuzuar kërkesat të shtetësisë që nga vitet ’60.

Turqia dëshiron krijimin e një ‘zone të sigurt’ në veri të Sirisë, 300 milje të gjerë, që do të largonte YPG-në (ushtria kurde) larg nga kufiri turk.

Ajo thotë se zona do të lejojë gjithashtu kthimin e disa prej 3.6 milionë refugjatëve sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi.

YPG kryesoi luftën në terren kundër grupit të Shtetit Islamik (IS) si pjesë e Forcave Demokratike Siriane, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të.

Por Ankaraja thotë se YPG është një “grup terrorist” i Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një kryengritje të përgjakshme kundër shtetit turk që nga viti 1984.

“Meqenëse Erdogan ka kohë që ka bërë presion për ‘zonën e sigurt’, vendimi i SHBA-së është një fitore për të”, thotë Steven Cook, një zyrtar i lartë në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme.

“Erdogan ka punuar pa u lodhur për të bindur (presidentin Donald Trump) se SHBA-ja duhet të largohet nga Siria në mënyrë që Turqia të mund të ndjekë luftën kundër YPG-ve”, ka thënë ai.

“Duke i dhënë dritën jeshile Turqisë për të ndërhyrë në Siri, Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët”, mendon Jana Jabbour, një eksperte turke për politikën e jashtme. “Kjo në vetvete është një fitore diplomatike për Erdoganin”.

Turqia ka filluar dy operacione ushtarake që mbështesin luftëtarët e opozitës siriane në veri të Sirisë kundër ISIS në 2016 dhe kundër YPG-së në 2018.

Gjatë ofensivës kundër enklavës kurde të Afrinit në fillim të vitit 2018, Ankaraja kishte nevojë për ndihmën e Rusisë.

Megjithatë, fushata e tanimë ushtarake është shumë më e madhe në fushëveprim dhe më e kushtueshme.

“Një operacion i ri në Siri do të krijojë kosto ekonomike, dhe nuk është e sigurt se në kontekstin e recesionit aktual në Turqi vendi ka mjetet për një operacion të tillë!”, tha Jabbour.

Ajo gjithashtu theksoi skepticizmin në rritje në publikun turk drejt përfshirjes së Ankarasë në ‘kaosin sirian’.

“Kjo është arsyeja pse Ankaraja do të preferonte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për krijimin e zonës së sigurt në kufi, një skenar që do t’i lejonte Turqisë të ndante barrën me Uashingtonin”, tha Jabbour.

Turqia ka edhe një ngarkesë tjetër, pasi Shtëpia e Bardhë tha se Ankaraja tani do të jetë përgjegjëse për luftëtarët e ISIS-it të kapur gjatë dy viteve të fundit dhe të mbajtura në qendrat kurde të paraburgimit.

Trump, i cili ka kërkuar shpesh nga qeveritë evropiane që të riatdhesojnë xhihadistët nga vendet e tyre, ia ka “ngecur” tanimë problemin Turqisë.

9 komente në “FOTOT: Bota në alarm, Erdogan mund të bëjë një masakër të vërtetë civile”

  1. Edi says:

    Erdogani nese eshte burre te shkoj ne Mirdite ta provoje me mirditoret. Por ska byth dhe meret me kurdet.

  2. ........ says:

    Erdogani po pati b… te shkoj ta provoj me greket dhe jo me kurdet

    1. El Topo says:

      Po me jevgjit neo grek Erdogani tall trapin cdo dite duke ju cuar avionet ne Athine e duke cenuar Qiprin e arabeve greqishtfoles disa here e jave.

      Po na i nxjerr jevgjit tel vetullsh leshatore neo grek trima tani?

      Te vetmit trima aty jane arvanitasit qe krijuan ate komb bastard ne 1831 por qe me pare u mposhten nga shqiptaret e Egjiptit nen drejtimin e Ibrahim Pashes.

      Por edhe arvanitasit jane bastarduar sepse jane perzier me lloj lloj rracash andej .

    2. Edi says:

      @….. Jo mirditoret jane me te forte se dhe vete greket. Sidomos ata katundaret e Molles kuqe qe prishen flamurin Turk tek hidocentrali. Ata te marrin gjak ne vetull. E pushtojne Stambollin brenda 24 oreve.

  3. Evgjit grek says:

    Mbas kurdeve a kane radhen palikaret

  4. Renea says:

    Erdogani po qe burre ta provoje me izraelin ky legen idiot

  5. Emigranti Athine says:

    Erdoganit i rruan topet Amerika,dhe ju thoni Greqia,Izraeli dhe kurdet.Pranoni realitetin o koqe kandari.

  6. Spartakos Thrakiotis says:

    Mos i qani hallin grekut se ai i ka marrë masat, por hapni sytë se mos i shkel gjë syrin Serbit Sulltani tani që u bënë miq dhe do u marrë lumi dhe nuk keni as salvaxhente që të lundroni dhe jo me armatim që të përballoni Serbin.

  7. El Topo says:

    Nuk behen servet miq me sulltanin jo se e dine qe kane qene skllever ne kohe te sulltanit.

    Shqiptaret e kane ne dore vet te armstosen.

    Servet nuk kane kapacitete sulmi me 300 tanke te kohes sovjetike dhe 4 avione te gjymtuar.

    Sa per jevgjit neo grek sic i vete, ne byth kane te sigurt.

    Ceshtje kohe eshte se mosha mesatare ne greqi eshte 52 vjec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje