FOTOT: I moshuar dhe i sëmurë, por ish-presidenti amerikan shfaqet me trapan duke ndërtuar shtëpi

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, iu rikthye punës të hënën duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Tenesi, SHBA, vetëm një ditë pasi u rrëzua në shtëpi duke u dëmtuar në fytyrë.

95-vjeçari, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2002, u pa të punonte me trapan dhe duke ngulur gozhdë, duke mos treguar asnjë shenjë lodhjeje apo problemesh nga aksidenti i një dite më parë.

Edhe pse është, Carter refuzoi të qëndronte mbyllur.

“Kisha një prioritet kryesor, ndërtimin e shtëpive”, tha ai për mediat amerikane.

Carter është presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer në periudhën 20 janar 1977 – 20 janar 1981.

Ai është diagnostikuar me probleme në mëlçi dhe tru, por pas gjashtë muajve betejë me rreze he imunoterapi arriti të mposhte kancerin.

8 komente në “FOTOT: I moshuar dhe i sëmurë, por ish-presidenti amerikan shfaqet me trapan duke ndërtuar shtëpi”

  1. DinPak says:

    Nga te gjithe presidentet amerikane pasi pasi kane lene mandatin, ky mbetet me simpatiku.

    1. Eduart says:

      Presidente i 39, ’77-81, nobel per paqe ne vitin 2002

  2. Nunnni says:

    Presidenti i 39 1977-1981.Cmimi Nobel ju dha ne 2002.
    Asnji date nuk eshte e sakte. Dru me pre komplet.

  3. Gjergji Thanasi says:

    Saktesoni shkrimin. Nga viti 1969-1974 president ka qene Ricard Nikson. Nga viti 1974 deri ne janar 1977 president ka qene Xherald Fordi!!!

  4. Teodori says:

    Personi qe ka shkruar kete artikull, ja ka futur kot. Jimmy Carter ka qene Presidenti i 39-te i SHBA-ve, dhe jo i 36 dhe ka qene President vetem per nje mandat, nga 20 janar 1977 deri 20 janar 1981, dhe jo per dy mandate e gjysem 1971 deri 1981, sic thote artikullshkruesi.
    Ju lutem, mos beni gabime kaq trashanike.

  5. M.K. says:

    Ju shkruani: Karter “… ka sherbyer nga 20 Janar 1971 deri 20 Janar 1981.”
    Nje redaktor si ky qe perciell kete lajm eshte turp ta kesh pjese te stafit. Mandati i presidentit amerikan eshte kater vjecar, me te drejte perseritje vetem nje here. Pra, nje president nuk mund te qendroj ne shtepine e bardhe me shume se 8 vjet. Vetem Franklin Roosevelt ka qendruar me shume se 8 vjet dhe kjo per arsye te luftes se dyte boterore. Ju shkruani qe Karter ka qendruar 10 vjet, nga 1971 deri ne 1981.Vertete, nje deklarim i tille bene te shkulen se qeshuri edhe pulat.

  6. Eri says:

    Keni te drejt per kete surrugato datash, por morali i shkrimit eshte teper lart prandaj ne nuk do mund te behemi dot ndonjeher,sepse morali ka vdekur…

  7. Iliria e bashkuar says:

    Keto nuk jane vetem gabime trashanike.
    Keto gazeta dhe gazetar jane te punesuar per te bere keq.
    Mos tju duken peralla qe nuk ka “armik” te brendshem ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *