FOTOT: Profili misterioz i gruas norvegjeze të Albin Kurtit

Në të dielën e 6 tetorit, shumë nga kameramanët dhe reporterët që po e ndiqnin nga pas Albin Kurtin, për të transmetur live votimin e tij, u habitën nga ajo që bëri gruaja skandinave me shtat të gjatë, që e shoqëroi kreun e Vetevendosjes deri tek dera e qendrës së votimit, për t’u tërhequr më pas.

Kjo sekuencë ka shpjegimin e saj të thjeshtë: Rita Knudsen Augestad, bashkëshortja e Albinit, nuk e ka shtetësinë kosovare, prandaj dhe nuk mund të votonte përkrah tij në ditën e vet më të rëndësishme në politikë.

Ajo shkoi deri aty për tu tërhequr më pas me vajzën e tyre 5 vjeçare, Lea.

Por, kjo ngjarje rutinore ka edhe kuptimin e saj simbolik. Ajo dëshmon për rolin tejet diskret që luan noegjezja në aktivitetin publik të Albinit.

Për Rita Knudsen Augestad dihet shumë pak, pothuajse fare.

Natyrisht, kjo jo si pasojë e një lidhjeje patriarkale, ku imazhi i bashkëshortes duhet të mbetet i kyçur brenda mureve të shtëpisë, por më shumë si zgjedhje e përbashkët: e para sepse të dy bashkëshortët kanë vendosur ta mbajnë thellësisht të ndarë jetën private nga ajo publike dhe e dyta, sepse Rita vazhdon ta dyzojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Oslos, ku ajo vazhdon të ndjekë aktivitetin e saj profesional.

Por, megjithë këmbënguljen për t’i qëndruar larg kaosit të politikës kosovare, Rita Knudsen Augestad, nuk ka mbetur dot pa lagur.

Bashkëhortit të saj kundërshtarët i kanë kërkuar shpesh llogari se si një politikan që bënte thirrje për të konsumuar produktet vendase, dashurinë në shtrat e konsumonte me një norvegjeze.

Ata më të çarturit dhe më spekulativët kanë vajtur edhe më tej, e kanë parë lidhjen e tyre jo si një fryt dashurie, por si konvergim interesash agjenturore në dëm të Kosovës.

Madje të gjitha mediat botuan në bllok një lajm të dalë fillimisht nga emisioni “Prive” në Klan Kosova:

“Prive nga burime shumë të sigurta merr vesh që Albini dhe Rita i kanë dhënë fund martesës së tyre para disa kohe dhe kërkesën për divorc tashmë e kanë deponuar në gjykatë.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes që vjen në një periudhë kur në rrafshin profesional, Kurti me aktorët e tjerë opozitarë i kanë hyrë betejës ndoshta më të madhe në karrierë për kundërshtimin e fuqishëm të dy marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel e Vjenë” u tha nga “Prive” në shkurt 2016.

Zyra e lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë e përgënjeshtroi menjëherë lajmin, madje me stilin e zakonshëm për të parë mbrapa tij një teori konspirative, e akuzoi median që e përhapi se po i shërbente një axhende politike.

Në një nga të paktat raste kur Rita Knudsen Augestad e mori fjalën në publik, ishte për të përgënjeshtruar lajmin e ndarjes.

Por, ndryshe nga zyrtarët e partisë të bashkëshortit, ajo e bëri këtë në mënyrën saj, diskrete dhe njëkohësisht moraliste:

“‘Lajmet’ e publikuara nga media të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim, Albin Kurti, janë qartazi plotësisht të pavërteta.

Ky është një nivel i ri i ulët i atyre që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme” u mjaftua ajo me një postim të shkurtër.

Në fakt, Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë dy vite përpara këtij incidenti, në mars të 2014.

Ata u betuan përpara njëri- tjetrit në Bashkinë e Prishtinës, nga ish- bashkëudhëtari i Albinit, sot kundërshtar i tij, Shpend Ahmeti.

Për tre pjestarët e familjes Kurti nuk dihet më shumë sesa ka pranuar të rrëfejë vetë Albini. Ai ka thënë se me gruan e tij të ardhshme u njoh në kryeqytetin e Kosovës, ku filloi pasioni mes tyre.

Duke folur për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit, ai ka treguar:

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur.

Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai, duke dhënë edhe pak elemente si e rrisin vajzën e tyre Lea:

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.

Por, pavarësisht se Rita ka mbajtur një qëndrim të distancuar nga politika e përditshme e Prishtinës, bindet e njëjta dhe këndvështrimet e ngjashme për botën duket se i kanë afruar të dy bashkëshortët aktualë me njëri- tjetrin.

Mediat kosovare, sidomos ato opozitare, që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë tek lideri puritan që ka denoncuar ‘hajnat” e qeverisë dhe “shtetin e kapur”, kanë zbuluar se ata kanë koncepte të përbashkëta për shumëçka ndodh në vendin e tyre.

Kështu, ato kanë raportuar se Rita Knudsen Augestad ka mbajtur në tetor 2010 një raport tejet kritik për mënyrën se si ndërkombëtarët kanë udhëhequr privatizimin në Kosovë.

Po të rilexohet edhe sot ky dokument i përgatitur për llogari të “Norwegian Institute of International Affairs”, aty vihen re qëndrime kritike të majta, tejet të ngjashme me ato që ka pasur Vetëvendosja për shpërndarjen e pasurive të përbashkëta të Kosovës.

Një tjetër rast është edhe ai i akuzave me të cilat e kanë shigjetuar Albin Kurtin se nuk është tejet i vendosur në goditjen e islamit politik dhe se i përdor radikalët muslimanë si vegla për të mbledhur vota.

Në fakt, ashtu si shumë të majtë perendimorë, Albini nuk e sheh rrezikun e islamit politik të palidhur me shkaqet e margjinalizimit dhe të pabarazisë shoqërore, dhe duket se këtë bindje e ndan edhe me gruan e vet norvegjeze.

Në një raport të saj, që mediat e kanë paraqitur si kundërvënie ndaj fakteve të shtypit perendimor që denonconte luftëtarët islamikë që linin Kosovën për të shkuar në Siri, ajo pretendonte se ky fenomen ishte raportuar i ekzagjeruar.

Por dokumenti i përgatitur prej saj për Institutin Norvegjez për Marrëdhënie me Jashtë kishte për qëllim, njësoj si këndvështrimi i Vetëvendosjes, të përshkruante një tablo pa sencacione mediatike për këtë fenomen.

Eshtë pikërisht puna që vazhdon të mbajë në Oslo, që e ka bërë Rita Knudsen Augestad të merret si objekt nga kundërshtarët e bashkëshortit të saj.

Ish- kreu i Kuvendit Kadri Veseli, i akuzuar shpesh si kreu i një partie që po grabit Kosovën, shfrytëzoi deklarimin e pasurisë së politikanëve për të hedhur dyshime mbi gruan norvegjeze.

Në vetëdeklarimin e saj, pohohej se ndryshe nga Albini, që nuk ka as shtëpi, ajo nga paga në Norvegji fiton 42 mijë e 240 euro, si dhe ka të kursyera 85 mijë euro.

“Albin Kurti kurrë nuk mundet të ma bëjë me gisht për kurrgjë, ai mund veç vetit me ja bo qysh po mendon me bë një shtëpi në Norvegji, ku i bëri 80 mijë euro bashkëshortja e tij” -pyeti Veseli në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

Pra është e qartë se edhe duke u munduar të mos jetë prezente ne andrallat politike të të shoqit, Rita Knudsen Augestad nuk ka mundur dot ti’a dalë.

Tani kur Albin Kurti pritet të jetë kryeministër, presioni mbi të do të rritet edhe më. A do të transferohet për të jetuar në Kosovë? A do të pranojë ta lërë aktivitetin e saj profesional? A do të bashkëqeverisin edhe në shtet, ashtu siç thoshte dikur Albini se bënin në shtëpi?

Bashkëpunëtorët e Albinit thonë prerë se pandehma e fundit nuk ka shanc që të ndodhë.

Por, sido që të jetë një gjë është e sigurtë. Më burrin kryeministër, gruaja norvegjeze do të detyrohet të dorëzojë shumë më tepër nga misteri që e ka ruajtur me fanatizëm deri më tani.

Do apo s’do, ajo do ti’a paguajë këtë haraç aventurëse së vet sentimentale, zgjedhjes që ka bërë për të ndarë jetën me Albinin, në fund të fundit politikës, që di të jetë e pamëshirshme me ata që rrethojnë protagonistët e saj.

Me hir apo me pahir, Rita nga Norvegjia do të gjendet në syrin e ciklonit shqiptar sado të mundohet të qëndrojë pas derës, ashtu siç bëri në dhomën e votimit të dielën e 6 tetorit.(Lapsi.al)

13 komente në “FOTOT: Profili misterioz i gruas norvegjeze të Albin Kurtit”

  1. Jugu says:

    Po pse o kaq te pa cipe. Ai e ka gruan si shpirt, juve mundoheni qe per arsye politike vetem tua nxini cdo gje deri edhe jeten familjare. Turp per ju te Temes.

  2. ILIRI says:

    MOTREN NE PIDH TY ALBINIT DHE ILIRITTE QIFSHA RRACEN RRAC E SHKERDHYER

  3. Doni says:

    Holandeze e ka gruan Lule bashuqi qe kerkon Te drejtoje Shqiperine , serbe e ka saliu berishacic gruan dhe komunist 24 karat Por nuk ju a vrau syte shqiptarve kur e zgjodhen e bene demokrat Te thekur antishqiptarin.
    Lereni ore por shikojini punen e jo gunen. Historikisht eshte treguar qe grate e huaja e kane dashur me shume shqiptaret se shqiptaret. Edith Durham etj etj……

  4. Doni says:

    Holandeze e ka gruan Lule bashuqi qe kerkon Te drejtoje Shqiperine , serbe e ka saliu berishacic gruan dhe komunist 24 karat Por nuk ju a vrau syte shqiptarve kur e zgjodhen e bene demokrat Te thekur antishqiptarin.
    Lereni ore por shikojini punen e jo gunen. Historikisht eshte treguar qe grate e huaja e kane dashur me shume shqiptaret se shqiptaret. Edith Durham etj etj……me besnike jane treguar Te huajat se Nuk shkojne pas parase.

  5. o plehra shikoni grate tuaja njera me katunare se tjetra ! me hajdute se tjetra ! njera me injorrante se tjetra ! sa per rrogen e merr ne norvegji dhe nuk ja vodhi shqipetarve o funderina si kadri veseli anita haradinaj si monika silikoni ajo ish shefja e privatizimeve linda rama !

  6. Miti says:

    Albini si me prejardhje kurde qe eshte duhet te shkoje urgjentisht ne Siri sepse do sulmoje Turqia pjesen kurde. Kosoven t’ja lere shqiptareve se e qeverisin vete Kosoven.

    1. Loni says:

      Ere, Miti, avash ere të keqen Loni tyja, avash! Ça kundon, ti ere Miti, të shkonj në Kurdistan Albini! Shiko Lenkën, ere dreq, se shkoi nga kallëmat e Ndinit me Tërfonin dhe lëre rehat Albinin. Yyy, gërrmisu tujte, se na turprove, tërë Myzeqenë na turprove! Po çtë duhet ty, ere dreq, që nakatosesh me të tilla gjëra! Ha, ere bukën tënde aty dhe vëri thëmbrën bythës, atë bëj. O po qy, do të merret me pulitikë!

  7. besim says:

    Jepi drejtim Albin.Suksese ne nje beteje te gjate mes pafund qelbesirash qe jane ne [email protected]

    1. @ says:

      Qelbesira ka kudo, por kur gazetaret behen qelbesira, duke aluduar me dashakeqesi me jeten private te dikujt, era e keqe mbulon dynjane, por dhe horlleqet e te tjereve. Sikur te ishte cmira morr, do te kishte pllakosur gjithe boten.

  8. Edi says:

    @Miti. Ti po qeke patriot. Me mire drejtoje ti si Kosoven si Shqiperine.

  9. Timo says:

    Mero delenxhiu me shoke!
    Jeni bere keq qe fitoi Albini , qytetari, intelektuali, demokrati i vertete dhe njeriu i ndershem qe mbi cdo gje ka ligjin.
    Jeni bere keq o katunarw ordinere e zhulsa, o kriminele qe keni 30 vjet qe mbani peng nje Shqiperi te tere.
    Jeni bere keq , ju ka zene frika se e ndjeni qe shume shpejt do perfundoni ne hale , aty prej ku keni dale dhe ke e keni vendin .

  10. DRENICA E KUQE says:

    Kjo qe shihet nga fotografite e postuara, dyshohet me baze se gruja e Albinit eshte nje serbe qytetare e Norvegjise, sepse, te gjitha serbet e kane pase zakon te “shiten” te shqiptaret si boshnjake, kroate, sllovene, malazeze etj. dhe te gjithe politikanet komuniste “shqiptare” kane ra ne kurthet e tyre (e serbeve si norvegjezja e Albinit) dhe tek atehere “shqiptarve” u eshte lejuar te merren me politike… dhe t’ia luajne ‘nenen’ Shqiperise dhe shqiptarve… Kujdes! Mos u besoni fort serbeve qe ‘shiten’ per norvegjeze, gjermane, suedeze etj.

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *