FOTOT: “Qyteti i ndaluar”, baza sovjetike në zemër të Europës

Dikur e quanin “Moska e vogël” apo “Qyteti i ndaluar”. Ishte baza sovjetike e armatimeve më e madhe në Gjermaninë Lindore.

E vendosur në thellësi të një pylli me pisha, statuja e Leninit është ende aty, duke “ruajtur” një godinë të vjetër, në të cilën, para sovjetikëve kanë jetuar dikur edhe Kajzeri Wilhelm II edhe nazistët.

Kompleksi ushtarak u braktis nga sovjetikët në vitin 1994, edhe pse Muri i Berlinit kishte rënë prej disa vitesh dhe Gjermania tashmë ishte e ribashkuar.

Në gjithë Gjermaninë Lindore gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë ishin vendosur 500 000 ushtarë sovjetikë, 40 000 vetëm në bazën e Wünsdorf. Ajo ishte edhe shtabi i përgjithshëm i tyre.

“Ishte e mbushur me shkolla dhe dyqane”, thotë për CNN guida Werner Borchert. “Kishte produkte sovjetike me shumicë, revista, gazeta, libra”. Gjithçka e rrethuar me një mur 17 kilometra të gjatë, vetëm një orë me makinë larg Berlinit.

Megjithatë, jeta në bazë kishte kufizimet e veta. Ushtarëve nuk u lejoheshin pushime, vizita nga të dashurat apo familjet”, thotë Borchert.

Gjërat ndryshonin për oficerët e lartë, të cilët ishin të shoqëruar nga gratë dhe fëmijët. Ata stacionoheshin aty për një periudhë 12-vjeçare dhe jetonin në pjesën më luksoze të bazës, ku kishin pishina dhe teatër.

Baza ushtarake është përuruar në fillimet e shekullit XX dhe aty qëndruan fillimisht oficerët e lartë gjermanë gjatë Luftës i Botërore.

Më vonë, u shndërrua në kazino për nazistët. Ndërsa pas sovjetikëve, një vend i vetmuar ku adoleshentët gjermanë pinin alkool fshehurazi.

4 komente në “FOTOT: “Qyteti i ndaluar”, baza sovjetike në zemër të Europës”

  1. DinPak says:

    Per kuriozitet, ne se u bie rasti, qofte edhe ne ndonje video nga YouTube, te shikoni si eshte katandisur baza ushtarake e Sazanit, e cila, per me teper nuk eshte as e arritshme lehtesisht per kedo, dhe ta krahasoni me kete baze ushtarake ne Gjermani, ku edhe statuja e Leninit, megjithese natyrisht e pamirembajtur, nuk eshte e prekur, eshte e veshtire te mos arrish ne konkluzionin: Edhe shkaterrimin e kemi ndryshe nga gjithe popujt e tjere, e kemi me te shkaterruar se vete kuptimi i fjales shkaterrim.

  2. mik says:

    E gjithe kjo baze ushtarake, ky ” qytet i ndaluar “, nuk duket se ka ndonje madheshti, sidomos si baza ma e madhe ushtarake Sovjetike.
    Ne fakt, ma shume duket si nje Sanatorium se sa nje baze ushtarake !!

  3. Bilbilenjet. says:

    Eshte e vertete.Ne jemi vertete shkaterrimtar.per shkaterrime totale.Dikiur Shqiperia ishte e bukur me njere te lumtur,sot ajo nxine.Sazani eshte shkaterruar plotesisht.

  4. eh, ç'tu theme says:

    Une nuk kuptoj sot se pse ky veprim i pushteteve qe quhen demokratike, por ne fakt tregojne se jane kaq hakmarrese sa edhe me objektet nuk ngopen duke i pare ne kete menyre?! Te flasesh ndryshe dhe te veprosh ndryshe. Valle do vije nje dite qe ky sistem te kete perfeksionuar njeriun si qenie humane?! Nuk e besoj, vetem se e shkaterron se ne qender ka parane dhe jo shpirtin njerezor kaq te madhe sa gjithe galaktikat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *