FOTOT/ “Surprizat” e teknologjisë nuk kanë fund, në treg vjen smartphoni i parë… “Made in Africa”

Ruanda ka hapur laboratorin e parë për prodhimin e smartphoneve në kryeqytetin e saj Kigali,  në një event në të cilin merrte pjesë dhe presidenti Paul Kagame.

Të prodhuara nga kompania e teknologjisë “MaraGroup”, smartphonët Mara X dhe Mara Z do të përdorin sistemin Google Android dhe do të kushtojnë 175, 750 franga të Ruandës, të barabarta me 190 dollarë dhe 120, 250 franga të Ruandës, të barabartë me 130 dollarë, respektivisht.

Ky është smartphone i parë i prodhuar në Afrikës  u shpreh kreu i “Mara Group” Ashish Thakkar për Reuters.

Shumica e telefonëve që shiten në Afrikë vijnë nga kompani kineze që ofrojnë mundësinë e dy kartave dhe që janë më të lira sesa çmimi që ofron Mara.

Aktualisht në Ruanda, 15% e popullatës përdor smartphonë, një përqindje që parashikohet të rritet dhe më tej pas këtij zhvillimi.

2 komente në “FOTOT/ “Surprizat” e teknologjisë nuk kanë fund, në treg vjen smartphoni i parë… “Made in Africa””

  1. Baliu says:

    Pse jo “Made in Africa”? Mos don te thot kjo nje “kercenim” per boten e “qyteteruar”?

  2. taras bulba says:

    Edhe ne Shqiperi thone se do filloj se shpejti , prodhimi i nje smartfoni supermodern , nuk do kete konkurence te tregje , flitet se kasa do te jete komplet floriri 24 karat , dhe do mbeshtese sistemin android , i pari smartfone qe do prodhohet ne Shqiperi , dhe do te mbaje emrin e koduar “LIRI” Per nder te Presidentit tone legjendar Ilir Meta ………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *