Jari i shqetësuar për shëndetin e Metës

Pas deklaratës së presidentit Meta se është gati të vizitohet, që të provojë se nuk është i sëmurë nga mendtë, Jari u shqetësua seriozisht.

Në një letër të hapur drejtuar demokratëve, Jari argumenton pse kjo nuk mund të ndodhë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Të gjithë ata që thonë se presidenti Meta nuk është mirë nga gjendja mentale dhe kanë si argument dhe deklaratën e tij, se ai është shëndoshë e mirë nga trutë, janë duke u përpjekur të justifikojnë dështimin e tyre.

Siç e dini, kohët e fundit Kuvendi i Shqipërisë po kërkon të shkarkojë Ilir Metën si president, me sebep shkeljen e Kushtetutës.

Për këtë kanë ngritur komision parlamentar dhe e kanë çuar ekspertizën në Venecia.

Për këtë morën dhe masa të paguajnë në Venecia, që përgjigjia të ishte pozitive për ata, d.m.th që Meta ka shkelur Kushtetutën.

Por edhe ata nuk thonë se e ka shkelur shumë.

Ndaj Edvin Rama ka dështuar në këtë pike, dhe tani kërkon ta shkarkojë Metën si të çmendur, pasi kjo është një nga pikat ku mund të shkarkohet presidenti.

Por për këtë nuk kanë asnjë argument serioz.

Argumenti i parë që është çmendur, është videoja me qen nga Mali i Zi, ku qeni Darko donte të kishte partnere macen Sasha të Metës në Tiranë.

Video ishte disi tronditëse, por jo aq sa të quhet i çmendur.

Pastaj erdhi foto me tifozët e Sëlltikut.

Edhe ajo nuk ishte çmenduri e nivelit të lartë.

Më vonë pasoi paralajmërimi për tërmet.

Ajo ishte çmenduri, por e vërteta është se ra tërmet dhe atij i quhet gjenialitet.

Ngjarja tjetër është ajo që shpëton macet që kanë hipur në skelë në Lalz.

Por ngjarje të tilla Erion Veliaj i ka dhënë vetë në TV, kur ka shpëtuar një mace tek Selvia me zjarrfikësa.

Pra as këto nuk përbëjnë simptoma të forta çmendurie.

Ndaj përpjeket e Edvin Ramës dhe në këtë drejtim, do shkojnë kot.

I vetmi shqetësim i imi është deklarata e Metës, se është gati të vizitohet.

Atë nuk ka pse e bën, se i ndodh si me Venecian, që tha po ma quajti shkelje, jap dorëheqje.

Edvin Rama njësoj si Venecian, korrupton dhe doktorët dhe e nxjerrin të çmendur.

Atë s’duhet ta bëjë.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jari i shqetësuar për shëndetin e Metës”

  1. Sali Trimi says:

    Ngjitjen ne majen e Korabit thashethemexhinjte e quajne kulmin e cmendurise se Ilirit. Po per ngjitjen e Putinit ne majen e malit Virrilova te Rusise pse nuk flasin keta zemerliq se edhe Putin eshte i cmendur? Nejse kjo eshte pune tjeter…
    Ne te vertete keta zullumqare qe akuzojne Presidentin si i cmendur as qe kane haber se pse Iliri ju ngjit Korabit mu ne majen e majes. Kete qe do ju them tani, uli zerin Jari, ma ka treguar Qamili , shoqerusi sekret i Presidentit. Ne majen e majes se Korabit, mu ne majen e majes se flugenit(instrumenti qe tregon drejtimin e eres), Iliri vuri bythen. Era po e rrotullonte sa majtas djathtas dhe papritmas ndali.
    Iliri i entuzjazmuar caktoi drejtimin, dendesine dhe thellesine. Te gjithe u cuditen. Cishin keta numra per drejtimin, thellesine dhe dendesine? Jari kerkoi ndihme per ta zbritur nga maja e majes. Megjithese kish veshur breke celniku, bytha prap i kullonte gjak.
    Ashtu i lodhur dhe raskapitur na spjegoi se qellimi u arrit. Floriri ne majen e Korabit u zbulua. Tani nuk u mbetej gje tjeter vetem te germohej ne kuotat qe dha Iliri. Te tere u mahnitem me ndjeshmerine e bythes se Ilirit per te zbuluar floririn.
    Ju lutem tha Jari ne fund te tregimit. Kujdes se mos ju del ky sekret se kush degjon Meron pastaj. Kush degjon PS qe do kerkojne menjehere shkarkimin e tij. Ata as qe kan haber per vetite e vecanta te Ilirit.Ata i interpretojne ato si skixofreni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *