Nobeli në letërsi: Pas skandalit zgjedhje e sigurt, kritika tregon se kush ka më shumë shanse ta fitojë

Çmimet Nobel për letërsinë, janë ata që gjithnjë priten me shumë padurim por edhe me shumë polemika e debate.

Kritikja letrare, Madelaine Levy, parashikon, që laureatët e çmimit Nobel të këtij viti, do të jenë zgjedhje të sigurta, pasi akademia suedeze, që përzgjedh fituesit, po e merr veten pas episodit të vitit të shkuar, kur çmimi i letërsisë u shty për një vit, në mënyrë që të mund të trajtohej skandali i ngacmimeve seksuale që tronditi institucionin e adhuruar.

“Unë mendoj që reputacioni i akademisë është dëmtuar. Sigurisht, një numër njerëzish në ditët e sotme, e lidhin akademinë dhe vetë çmimin Nobel; me lëvizjen MeToo, me hierarkinë patriarkale, me abuzimet seksuale. Pra, dukshëm reputacioni është dëmtuar”, ka thënë Madelaine Levy.

Por, sipas Levy-t, komiteti i Nobelit ka pesë pjesëtarë të jashtëm, pjesëtarë të tjerë të pavarur, që po ashtu thonë fjalën e tyre në caktimin e çmimit. Dhe sipas saj, zgjedhjet e këtij viti do të jenë të sigurta. Jo vetëm përsa i takon cilësisë së letërsisë, por edhe përmbajtjes së saj.

“Unë mendoj se ka një rrezik të madh që laureatët të përfliten shumë nga mediat. Ato do të hulumtojnë jetët e tyre personale, punën e tyre. Ne do të duam të kërkojmë në çdo rresht për ndonjë rrëshqitje të vogël dhe sigurisht, kjo është për të ardhur keq pasi letërsia në fund të fundit, është letërsi”, ka shtuar Levy.

Sipas kritikes letrare, mund të shohim këtë vit, një laureate femër të Nobelit për letërsinë.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Nobeli në letërsi: Pas skandalit zgjedhje e sigurt, kritika tregon se kush ka më shumë shanse ta fitojë”

  1. Statistik says:

    Me ne fjale edhe kete radhe Kadareja do ta fitoje nobelin vitin tjeter

  2. Çimi says:

    Pse, nuk është mashkull Kadareja?

  3. El Topo says:

    Kadareja deri tani duhet ta kishte fituar te pakten 1 here cmimin nobel.

    Kjo tregon sesa e sakte eshte kjo akademi.

    Ne vend qe kete vit cmimin ta marrte Kadare, ketu jane fut feminizmat ekstrem qe nuk lejne kerkend oa akuzu per perdhunim dhe kerkojne me zor ta fitoje nje femer cmimin.

  4. eh, ç'tu theme says:

    KJo puna e Nobelit te Kadares do ngelet ne histori si protesta e Lulezimit qe thote se tani mbaruam, heren tjeter do ta rrezojme Ramen. Keta njerez e ben jeten e tyre bajate, por dhe ate shoqeri qe i shikon ne sy. Keqardhje per mendjen.

  5. Cifuti x says:

    Shif kur t veshi z Moli fuston dhe t paraqitet si zonjush Monika Kadare…
    E sigurt nobeli masanej.
    Dhe sa t mori medaljen tak kur t kthehet n shqipni me emrin e vertet.
    Epo shqiptart e kan specjalitet fallsifikimin e pasaportes..
    E pyeti elbasonsin kavajsi.
    E morri Moli nobelin?
    Mori k..rin ,tha elbasonlliu..

  6. Baliu says:

    Ket vit do te ndahen dy qmime, per shkak se vitin e kaluar nuk eshte ndare qmimi per arsye qe dihen. Pra teorikisht ende ka gjasa per Kadarene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *