Përse modeli i “Vetëvendosjes” nuk mund të importohet në Shqipëri!

8 Tetor 2019, 23:05Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Temat që kanë dominuar lajmet e mediave, debatin politik dhe diksutimet e opinionit publik shqiptar, pas zgjedhjeve të së dielës në Kosovës kanë qenë të shumta, por të paktën dy prej tyre duket se janë dominuese:

E para, modeli i daljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe ai i pranimit të menjëhershëm të tij nga humbësit.

E dyta, diskutimi nëse modeli i lidershipit të Albin Kurtit dhe i Lëvizjes “Vetëvendosja” a mund të importohen apo jo edhe në Shqipëri.

Nëse për të parën, do të duhet të futemi në një analizë të thellë e të detajuar për sistemin elektoral, historikun e zgjedhjeve dhe një sërë rregullash të tjera të cilat pritet që të adresohen në reformën e re zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR, tema e dytë ha diskutim, duke kërkuar një analizë më sipërfaqësore.

Për të gjithë ata që mbrojnë tezën se një lëvizje apo një parti si “Vetëvendosje” mund të ishte ilaçi për të mundur elitën aktuale politike në Tiranë dhe për ti nxjerrë në opozitë partitë tradicionale që kanë dominuar skenën tonë të madhe në tri dekadat e fundit, më duhet të them që në fillim se e kanë gabim.

Kjo mund të ndodhë në realitet, për njëmijë e një arësye, por jo pikërisht për këtë. Shkaqet mund të jenë të pambarimta, por do mundohem që të rendis në mënyrë telegrafike, disa prej tyre:

Lëvizja “Vetëvendosja” është një realitet politik specifik. Ajo i atribuohet më së shumti rolit të një lideri unikal si Albin Kurti, me një histori personale të jashtëzakonshme. Një histori që lindi, u ngjiz, u formësua derisa triumfoi siç ndodhi këtë të dielë, në një terren historik po aq specifik sa çka qenë në dy dekadat e fundit, edhe ajo e shtetit më të ri në botë: Kosovës.

Albin Kurti ka luftuar dhe vuajtur për çlirimin e Kosovës, po aq sa çdo pjesëtar tjetër i LDK. Po aq sa Hashim Thaçi. Sa Ramush Haradinaj. Kadri Veseli. Apo Fatmir Limaj dhe të gjithë ish komandantët e UÇK-së që sot janë konvertuar në politikanë të lartë. Por, ndryshimi mes tyre ishte se të gjithë hynë si çlirimtarë dhe jetuan në liri në Prishtinë, ndërkohë që Albini vuante në burgjet e Millosheviçit edhe për muaj e muaj të tjerë me radhë.

Ndryshimi ishte se kur u rikthye në Kosovën e lirë, ish lideri i lëvizjes studentore e gjeti Prishtinën të zaptuar nga ata që quheshin çlirimtarë. E për të siguruar edhe privilegjet e zaptimit jo vetëm të hapësirave të reja demokratike e politike, udhëheqësve të rinj të partive të luftës, iu desh të bënin shumë kompromise.

Iu desh të pranonin edhe diktatin ndërkombëtar, edhe flamurin dhe simbolet e reja të një shteti që skishin asnjë lidhje me ato të kombit shqiptar. Pa llogaritur këtu, shumë kompromise të tjera të detyreshme, apo të ofruara në formën e ligjit të kompensimit të mëkateve të së shkuarës dhe të së tashmes së tyre, në emër të mbijetesës për të ardhmen.

Albin Kurti nuk pranoi asnjërën prej tyre. Sepse ai përqafoi për të sjellë çdo ditë modelin e një lideri asket, që ngjiz një lëvizje revolucionare për tju kundërvënë sistemit të imponuar dhe estamblishmentit, pa drojën se do ta akuzonin herë si enverist, herë si komunist. Herë si adhuruesi i Çe Guevarës e herë herë si prijësi i një organizate në kufijtë e softerrorizmit.

Sepse Lëvizja Vetëvendosja ishte një organizim vullnetar njerëzish që besonin çdo ditë e më shumë, vërtetë në atë që thonin dhe bënin, me një idealizëm dhe entuziazëm të harruar përgjatë rrjedhave të realpolitikës së këtij fillim shekulli XXI, jo vetë në trojet shqiptare në Ballkan.

Për të gjithë ata që nuk e kanë njohur nga afër këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, mjafton që të shohin evolucionin e imazhit të tij, për të kuptuar etapat nëpër të cilat kaloi politikisht edhe Lëvizja Vetëvendosje. Nga flokët e gjata të denja për një hipi alla “woodstock”, tek ato të një të burgosuri në qelitë e Serbisë së Millosheviçit.

Nga veshja përjetësisht informale, tek kostumet me këmisha të bardha dhe kollaret blu të salloneve të Brukselit, Romës e Parisit. Nga rebeli që hidhej si me le’ mbi barrikadat e dhunës shtetërore, mbi policinë e forcat speciale, e deri tek hedhja me dorën e vet të bombave tymuese e me gaz lotësjellës në Parlament.

Për të arritur kësisoj tek njeriu që tashmë prej disa orësh flet me qetësinë dhe maturinë e Kryeministrit të një vendi që ka vëmendjen e Europës dhe botës mbarë, për atë që pritet të ndodhë në të afërmen e afërt në raport me Serbinë, qasjen europiane dhe platformën e deridjeshme të partisë së tij, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe njohjen e një simboli të vetëm: atij kuqezi.

Të gjitha këto por edhe sistemi politik më së shumti bipolar dhe herë herë tripolar në Shqipëri; një sistem krejt tjetër elektoral; një relitet historik mbi një shekullor i shtetformimit; tradita 30 vjeçare pluraliste post komuniste që nuk i ka pranuar miniaturat eksperimentale të llojit të Lëvizjes “Vetëvendosja” në të shkuarën, të bëjnë të besosh se as modeli i Albin Kurtit nuk mund të kopjohet dhe as modeli i Lëvizjes së tij pothuajse personale “Vetëvendosja”, nuk mund të imitohen.

Aq më pak që ky model të mund të importohet nga Prishtina në Tiranë. Historia me një Albin dhe një lëvizje si e tij në Shqipëri nuk mund të përsëritet, sepse përveç të tjerash, kjo bie ndesh jo vetëm me praktikën politike dhe demokratike por deri edhe me teorinë matematikore të propabilitetit. Dhe e fundit: Modelet apo eksperimentet e reja politike në sistemet demokratike, përhapen nga qendra në periferi. Dhe jo anasjelltas!

11 komente në “Përse modeli i “Vetëvendosjes” nuk mund të importohet në Shqipëri!”

  1. agimk says:

    Super analize. Shume e sakte

    1. Kristi says:

      Pra ju konsideroni Kosoven “periferi” te Shqiperise?

    2. Raimond vlonjati says:

      Artikull nga nje Hajdut —Hajde tani merre vesh ca behet ne dheun Ame

      Ky qe ka bere artikullin eshte tipiku i te koruptuarit halabak, dhe eshte nje turp te degjosh ca thote nje i korruptuar i cili duhej te ishte ne banken e te akuzuarve

  2. shkrimi says:

    Sh e sakte Peza….

  3. Edi says:

    Cke more Alfred Peza qe na trembesh. Po kujton se po del ndonje burre si Albin Kurti dhe po i merr pushtetin Rames tend??

  4. Fatmiri says:

    Analize relativishte mire. Por si cdo politikan tjeter edhe Peza nuk eshte sheruar nga sindroma e paternalizmit dhe superioritetit karshi Kosoves. “

    “Modelet apo eksperimentet e reja politike në sistemet demokratike, përhapen nga qendra në periferi. Dhe jo anasjelltas!”

    Une nuk e di kush ja ka dhene kete te drejt z. Peza

  5. saliu nano meta rama luli cizmja dhe ushtaret says:

    Nuk mundet se ne shqiperi nje hajdut i vogel se puna jote ka 1 miljon Euro,imagjino hajdutet peshkaqen si shefi jot Rama me shoke Berisha Meta Basha Monika sa miljona Euro kane.Si keni fytyre beni analiza more hajdut xhepash,si mund te beje analiza nje zvarranik mashtrues hajdut?

  6. Neritan says:

    PS i paska hyre frika nga levizjet ne Kosove!
    Ky shkrim z.Peza e provon kete!
    Ke bere mire qe e ke shkruar, jo se kishte ndonje dyshim gjithsesi.

  7. Bali says:

    Tere kete artikull per asgje!
    Sipas komentuesve paske ca qe te kuptojne!

  8. El Topo says:

    Ke frike se te bie nga establishmenti edi droga dhe pastaj si do i justifikosh ti 1 milione euro ne banke.

    Peza ti je nje fsharat i neveritshem dhe nje vemje bythlepirese.

    Pervec komentuesve me pagese askush nuk te mbeshtet.

  9. lisi says:

    KY mut pezaku eshte etaloni i idiotit e bythelepiresit.Eshte nje super servil e i pa afte .Ngaqe nuk i ben bytha per vete atij dhe dores rakitike te shokeve te tij nxjerr konkluzionin se vetem nje Albin ka bota shqipetare.O legen Kombi yne ka pambarim Albina te tjere por banda rilindase dhe berishiste ka mbjellur helmin ne gjakun e rinise se
    pjerdhur shqipetare. Nese sot kemi vetem nje Albin prit dhe pak e shume shpejt nga gjiri i rinise sone do te dale nje armate e pa fund me Albine te rinj .Dhe atehere fundi yt dhe i bandes suaj ka ardhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje