Pse nuk është e vërtetë se në Kosovë rezultati doli në pak orë?

8 Tetor 2019, 18:05Rajoni TEMA
Pse nuk është e vërtetë se në Kosovë rezultati

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë kanë një fitues të ri, VV dhe Albin Kurti.

Kjo është tashmë e ditur dhe priten bisedimet për formimin e një qeverie të re.

Media në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë rrahur të njëjtën temë: Në Kosovë numërimi i votave prfundoi për dhjetë orë, në Shqipëri zgjat me ditë.

Çfarë ka të vërtetë dhe çfarë nuk është e saktë në këtë zhvillim; janë njerëzit më të aftë, kontrolli më i rreptë, korrupsioni më e pakët, shoqëria më e zhvilluar?

Së pari, është ndryshimi i sistemit. Në Shqipëri, pas marrëveshjes fatkeqe, Rama -Berisha, të vitit 2008, ku ndryshoi brenda pak orëve edhe Kushtetuta, edhe Kodi Zgjedhor, edhe atributi dhe të drejtat e shefave të partive, numërimi i votave nuk bëhet në qendrat e votimit, por, si asnjëherë, mblidhen në qendrat zonale dhe numërohen atje.

Një qendër votimi numërimin e votave mund ta bëjë në një hark kohor 2 orësh. Shto edhe firmosjet e domosdoshme, mbyllja e kutive etj.

Tani, mendoni që në qendër zonale, le të themi në Njësinë nr,5, që i ka qendrat e votimit më afër nga të tjerat, do të grumbullohen kutitë e rreth 400 qendrave votuese.

Vetëm grmbullimi i tyre kërkon disa orë, marrja e tyre me proçesverbal, kontrolli, ankimet, dyshimet…

Pastaj numërimi: katër qind qendrat e votimit për një mesatare 3 orëshe, më e pakta, bëjnë 800 orë, ose rreth 33 ditë.
Pra, faji është tek sistemi, që i jep garanci shefave se do të qëndrojnë shefa dhe rrit mundësinë e vjedhjeve të votave, ndryshimit etj.

Së dyti: Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave për parti, por, për shkak të listave të hapura, tani po numërohen votat për secilin kandidat dhe do të dihet se kush do të jetë deputet nga secila parti.

Kjo zgjat me ditë.

Por, nuk është vetëm kjo. Se kush do të jetë deputet e kanë në dorë numëruesit, të cilët i bëjnë mbledhjet e zbritjet sipas urdhërave të shefave ose sipas atyre që kanë paguar më shumë.

Lumë i paparë eurosh ka lëvizur këto ditë drejt numëruesve dhe ata po e përcaktojnë se cili do të jetë deputet.
Do të fitojnë edhe një herë disa që nuk e meritojnë as t’i afrohen parlamentit, e jo të jenë pjesë.(Bedri Islami)

7 komente në “Pse nuk është e vërtetë se në Kosovë rezultati doli në pak orë?”

  1. kastriot says:

    Atje nuk ka PD dhe LSI

    1. joel shkodra says:

      Por nuk ka as PS.

      1. Epirioti II says:

        Z. Bedri Islami, jeni tu ja fut kot. Problemi ketu tek ne eshte kultura politike ne pergjithesi dhe kultura zgjedhore si derivat i saj.
        Sistemi nuk ka faj, eshte pjelle e asaj qe ne jemi.
        Numerimi i votave ne KZAZ ka qene gjetja me brilante e PS-se qe Berisha mos behej kryeminister i perjetshem me manipulime zgjedhjesh.
        Berisha kishte blere me dhjetra komisionere dhe numerues te PS dhe kryetarin e sistemit nga krahu i PS-se, Kastriot Islamin ne 2009 dhe prandaj nuk e cau koken per sistemin, por qe nga 2011 sistemi i tmerrshem i numerimit te votave qe ka Shqiperia ka qene mbrotja me e mire e zgjedhjeve.

  2. Meritoni says:

    dhe????çka doni te thoni?o te mjere ,ne ora 22,pra,3 ore pasi mbyllen qendrat e votimi kryetari i PDK-së,Kadri Veseli pranoi humbjen,pra pranoi se pas 12 viteve do te shkoje ne opozitë.
    pra,vetem pase 3 oreve.kjo ka rendesi me shume se per sa kohe numrohen 850 mijë fletë votime.
    diten e hene te gjithe ne pune,as qe verehej se ka pase zgjedhje.

  3. Xheti,KS says:

    Doli,doli.Nuk e kape ti?po ti beje nje shrim ,,Pse nuk dalin ne Shqiperi rezultatet pas tre oreve si ne Kosove?” e shqaro aty marreveshjet e m.tit e ka.es.rrofsh(lesh) analizator.

  4. Outspoken says:

    Mos I Infektoni edhe ata tani ?????

  5. Mustafa says:

    Sa qenke lodhur me llogaritje ore Bedri, po mire pamvarsisht nga adminstrimi shkresor qe do kohen e vete,
    por rezultati i fituesve ne zgjedhje edhe ne Mars 1992 ne Shqiperi ,REZULTATI per deputetet Fitues ka dale rreth ores 24 te dites se zgjedhjeve, dhe u shpall PD fituese, po e di ti Bedri dhe rezultati i referendumit per kushtetuten ne 1994 ka dale qe nuk fitoi afersisht ne 24 te dites se votimeve
    Prandaj kot je lodhur i nderuar, Lepuri fle gjetke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje