Pse vajza ime vendosi pёrfundimisht tё studiojё jashtё vendit

Nga Manjola Arizaj Zeka

Pse largohen tё rinjtё nga Shqipёria? Edhe unё shpeshherё e dyshoja pёrsenё dhe sepsenё, se jo gjithçka lidhej gjithmonё me kushtet ekonomike.

E dyshoja, derisa e vёrteta erdhi e m’u pёrplas nё fytyrё, tek fёmija im, vajza, nё vit tё tretё nё njё prej gjimnazeve më në zë tё Tiranёs, Petro Nini Lurasit.

E vёrteta pёr padrejtёsitё dhe pandershmёritё qё nisin e mbruhen qё nё bankat e shkollёs nga edukatorё shpirtvegjёl pёr tё mos thёnё tё ligj.

Ato qё nga njё anё vrasin shpirtra tё pastёr e karaktere tё fortё e nga ana tjetёr mbjellin e ujisin, fёmijё me karakter tё deformuar, tё prirur drejt hiles, spiunimit, ligёsisё dhe dyfytyrёsisё. Teorikisht mёsuesit dhe drejtuesit duhet t’i pёrgatisin fёmijёt e kёsaj moshe jo vetёm nё mёsime, por edhe tё kenё karakter, tё jenё tё ndershёm e me iniciativё.

Por ç’ndodh? Ja njё panoramё me pak fjalё, por mendojeni qё ka qenё e jetuar pёrditё, duhet tё merreshim me prapaskenat mё tё ndyra, nё vend qё tё bёheshim pjesё e diçkaje tё bukur. Qё ditёn e parё tё shkollёs, vajzёs i thanё (zysha e senatit Eneida Pema) bёj njё fjalim ta lexosh para shkollёs. Vajza e pёrgatiti, e dorёzoi, dhe priste.

Pёr çudi, po e njёjta zysh, i tha nuk do tё lexosh gjё… dhe ç’ndodh: fjalimin e vajzёs e lexon dikush tjetёr. !!!!. Nuk i kёrkojnё as ndjesё. Por i kthehen kundёr, njё vajze qё nuk i ka mbushur as tё 18-at, vetёm e vetёm pse nuk serviloset, apo nuk bёhet rrugica ku shkelin kёpucёt e mёsueseve cinike dhe hakmarrёse.

Me njё mesatare diku tek 9.5, me karizёm mes shokёve dhe shoqeve, e dalluar nё veprimtari sociale, e angazhuar nё çёshtje solidariteti, e apasionuar dhe krenare pse ёshtё petroninse dhe me dёshirёn pёr ta bёrё kёtё shkollё tё shkojё nё vendin qё ka pasur dikur, vajza me njё mbёshtetje pothuaj absolute nga nxёnёsit e shkollёs, pёrgatitet pёr tё kandiduar si president (njё ёndёrr dhe synim i hershёm).

Por tё rriturat, ato qё dinё mirё tё punojnё pas krahёve me fёmijёt (turp i madh) bёjnё njё mijё e nje manovra pёr ta eleminuar, pёr tё mos e lёnё tё hyjё nё kandidim.

Deri atje, sa njё udhёzim tё Ministres sё Arsimit qё duhet tё hynte nё fuqi pas botimit nё fletoren zyrtare, e zbatojnё si urdhёr tё menjёhershёm.

Madje udhёzimi nё shkollё ka shkuar tё premten, por sërish zysha e senatit (Eneida)  i lajmёroj nxёnёsit tё dielёn pasdite, kur ata ishin pёrgatitur pёr konkurrim (pa e vёnё fare nё kandar se e diela ёshtё pushim, tё hёnёn do tё bёhej paraqitja e platformave, dhe disa nga gjimnazet e tjerё i kishin mbaruar zgjedhjet).

Dhe nё fund, nё njё gjasme KQZ tё shkollёs, ku në përbërje te saj, serish Eneida, (KQZ pёr presidencёn e nxёnёsve, pёr tё zgjedhur paraprakisht kush do tё kandidojё!!!) vajzёs i hiqet e drejta e kandidimit pёr presidente me vota tё plota (pesё JO nga pesё tё mundshme, pёrballё kishte tre djem. Qoftё dhe pёr solidaritet femёror, apo hi syve, mund ta kishte marrё njё PO!!!).

Kjo pasi ishte zgjedhur tre vjet rresht nga nxёnёsit senatore dhe kryetare e senatit. Shpresoj qё “inati” dhe “egoja” e kёtyre njerёzve tё vegjёl, u vu nё vend. Sigurisht qё vajza u mёrzit. Ёndёrrёn ia prishёn. Shijen e jetёs ia kripёzuan qё nё kёtё moshё. Besimin tek njerёzit dhe tek e drejta ia lёkundёn.

Por s’ka gjё. Asaj mёrzia do i kalojё shpejt. Sepse mori dhe vendimin pёrfundimtar: Tё largohet nga Shqipёria dhe tё studiojё jashtё. Jashtё kёtij llumi, i cili nis qё nё bankat e shkollёs. Besoj se ata qё bёjnё emёrime tё tilla njerёzish qё demoralizojnё fёmijёt, qё pengojnё konkurrimin, qё i kanё kthyer shkollat nё çifliqe ku deformohen karakteret, tё mos jenё dhe aq tё kёnaqur.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Pse vajza ime vendosi pёrfundimisht tё studiojё jashtё vendit”

  1. Mashkullori says:

    Shume e vertete!
    Jeta ne Shqiperi eshte e veshtire,por ka zgjidhje.
    E veshtire eshte te perballosh brylat,pengesat,miqesite,nepotizmat,rryshfetet dhe militantizmin…Te gjithe keto,Jane bllokazhe te paperballueshme per te pambrojturit,te cilet perbejne shumicen

    1. Raimond vlonjati says:

      Vajza e saj vendosi te studjoje jashte , sepse ka para

  2. Kulufi says:

    Shume urrejtje paske ne zemer moj Manjole, uroj qe mos ta kesh edukuar dhe vajzen keshtu. Sa per ate llumin nga i cili paske larguar femijen, mos harro se llumin disa si ti e kane brenda ne shpirt, dhe kudo qe te shkojne, sado larg Shqiperise , llumin e marrin me vete. Bravo te qofte qe ke gjetur nje dritare publike per te bere luften tende te vogel personale.

  3. Asmajtas Asdjathtas says:

    Mbase eshte ceshtje karakteri zonje! Pervec aftesive akademike duhet te demonstrosh edhe aftesi sociale.

  4. gora says:

    Mos kujto se jasht shtetit do i jepet haku seshte cudi mund te bjer dhe viktim e racizmit . Mos e beni vendin sterre pa njohur dhe realitetin jashte,
    Na ka ngelur goja ketu sbehet ketu sketerre pastaj ankoi oh na iken femija jashte kur vet prindit po i perzene.

  5. Ska Rendesi says:

    Me duket me shume si nje flete rrufe per kete Eneiden….

  6. zoga e vodices says:

    Qe te studiosh jashte duhet ta kesh xhepin e thelle dhe per kete megjithese dhe shume te tjer i kane femijet me mesatare te larte xhepi nuk iua mbane dhe jane te detyruar qe te studiojne ne vendin e tyre por ti do jesh si like floriri qe te tre femijet e tij studiojne jashte se likja eshte nga cepani por fitoi xhokerin dhe ja ku dolen parate per studimin e femijeve te tij jashte ,kupton apo jo.PO kush eshte ai qe nuk do te studioj jashte kush eshte ai qorre qe nuk do sy?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *